4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Petro L. Sota

PESHKATARI DHE QENI

———————————

( elegji )

Larg fshatit, e mënjanuar,
Buzë kënetës, pranë fare,
Një kasolle, me kashtë mbuluar
Me një derë dhe një dritare.
Një peshkatar, jeton aty,
S’ka asnjë, tjetër në jetë,
Fry moj erë e jugut, fry,!
Se kasollja, po rri e qetë.
Eh, sa dimra e stinë të tjera,
Si përherë, kanë kaluar,
E rrethuar me gardh e ferra,
Qe e fortë, s’ishte rrëzuar.
Nuk kishte, shumë vizitorë,
Shokë dhe miq kishte pak,
Shtrirë një qen, leshator,
Që rri si roje, ulur në prag.
Një maçok bredh në korije,
Barkas ecën i fshehur rri,
Dhe kur zogjtë vijnë në hije,
Ai hidhet me shpejtësi.
Jo çdo herë, ndonjë e kap,
Lëviz ngadalë, si një gjahtar,
Rri në hije, kur është vapë,
Dhe kur gjumi, vjen ta marr.
Maçoku, qeni e peshkatari,
Një jetë kanë, bashkë të tre,
Shkon dhjetori, vjen janari,
Dhe ikin vitet, si kuaj pa fre.
E mallkuar për ‘të kjo jetë,
Që vetëm e la, fillikat,
Me një maçok dhe qenin flet
Ndërsa hënën, e pret çdo natë.
Eh,,, të shkretit peshkatar,!
I vjen hëna, si grua e ve,
Se merr gjumi pa e parë,
Dhe në mendime ajo e le.
Si e përdalë mbrëmja shtrihet,
Kur peshkatari, rrjetat i hedh,
Mëngjez herët, nis dhe ngrihet
Hynë në kënetë, rrjetat mbledh.
Kur në rrjetë, shumë peshk bije,
Peshkatari, mustaqet fshinë,
Peshk zgare e një gotë rakije,
Me një këngë, e mbyt vetminë.
Kjo vetmi, që s’i është ndarë,
E mbush gotën përherë plot,
Porsi peshku, aty në zgarë,
Digjet shpirti, e syri me lot.
Se mban syri, dhe loti pikon,
Rrudha të thella, duken në ball,
Shpirti i mbushet dhe vajton,
Kur si lumë, i vjen një mall.
Derdhet malli, shpirti se mban,
Për familjen, që dikur e humbi,
Si një fëmijë, fillon dhe qan,
Deri kur, ta m’poshti gjumi.
E merr gjumi, pak të dehur,
Disa netë, ashtu ka mbetur,
Po qan qeni, duke lehuar,
Por më kot, se ai ka vdekur.
Ka shkuar lart, në qiell ngritur,
Ndonjë ëngjëll, vetë e ka marr,
Se kishte kohë, duke e pritur,
Një këmbë në tokë e një në varr.
Lehja e qenit s’po ndalonte,
Larg po dëgjohej, natën vonë,
Duke qarë, fshatin po zgjonte,
Si këmbanë, vdekjen lajmëron.
Në mëngjes, erdhën e panë,
Mblidhen retë, dhe shi bije,
Por fshatarët, i erdhën pranë,
E varrosën, pranë një selvije.
Përmbi varr, qeni po rrinte,
Për disa ditë, pranë i qëndroi,
Mbështet kokën, sikur flinte,
Por edhe ai, aty mbaroi.
Ja bënë varrin, aty pranë,
Bashkë qëndruan një jetë të dy,
Përmbi selvi, një qyqe qan,
Dhe për çdo ditë, vjen po aty.

Petro Sota 29 korrik 2022……….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.