“””””””””””””””””””””””””””””
Shitës trëndafilash
Poetët janë kthyer në shitës trëndafilash,
Në shitës premtimesh dashurish pa vlerë,
Krijojnë një tjetër botë, mes ëndërrash,
E cila shpalosën zhgënjimin mbi fletë!
Ka shumë të tillë në këtë botë,
Pa mbjellë, korrin “madhështinë”,
Në vend që të dalin atje të “luftojnë”,
Me lugë në brez, shkojnë edhe vijnë…!
Ata që synojnë medalje dhe çmime,
Përçmojnë çdo vlerë njerzore dhe jetën,
Nuk njohin vetveten, besimin as shpresën,
Por njohin çdo tingull që nxjerr një kuletë!
Ktheje një çast vështrimin në sot,
Dhe futi në punë logjikën dhe ndjenjën,
Mundohu dikë, diçka të refuzosh,
Nga jeta të sjellësh në jetë lirinë!
Poeti lindën për të udhëzuar,
Të ngrejë moralin tënd si luftëtar,
Të bëhet prijës tënd në çdo nevojë,
Të lerë më pas të tjerë “trashëgimtarë”!