22.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Piro Millona Minella

…SOT NË 70-VJETORIN E DATËLINDJES UNË PIRO MILLONA MINELLA…!!!
…”Rend treni i jetes, rend pa pushim dhe mes tyre … ” Unë dhe …. 18 Maj të Jetës time…”
……Rrokullisen ditet, muajt vitet…..
Nis e bej bilancin e jetes, numëroj vitet e mia dhe befas zbuloj se kam më pak kohë për të jetuar tani e tutje, ne raport me ato nga ato që kam përjetuar.
Ndjehem si ata fëmijët që trokasin derë më derë për karamele, ne ditet e karnavaleve, qe sa kkthenin koken per te ikur, të parat i hanë me nxitim dhe kur e shohin që i kanë mbetur edhe pak, atehere qetesohen dhe fillojnë ti hanë gjithë shije.
Tani nuk kam kohë për të humbur me njerëz absurdë, te pa vlere, te paskupullt, jane gjëra që nuk mi lejon mosha, sepse jam rritur për tjetër mënyrë ndryshimesh.
Nuk kam kohë për gjëra të pakuptimta, rutine, ka ardhur momenti te zbuloj jeten time.
Kam pak kohë për të diskutuar për të mira materiale apo për ngritje sociale, më mjaftojnë këto që kam, nuk e kam ne gen materializmin por bukurine shpirterore, kenaqesine e shpirtit…
Analiza ime tani eshte, dua thelbësoren, sepse shpirti im tani nxiton.
Tani dua vetëm të jetoj mes njerëzve të ndjeshëm,
njerëz që dinë të duan, që kur të flasësh për të kaluarën ta përmendësh për shaka, njerëz që ti konsiderosh jo të zgjedhur para kohe,por te provuar ne kudhren e jetes, ku te kene dhene prova besnikerie.
Njerëz që nuk mundohen ti shmangen përgjegjësive të veta, por bashke me mua te jene te ndergjegjshem se kush jane ne raport me mua.
Njerëz shumë të sinqertë që e mbrojnë dinjitetin njerëzor.
Me njerëz që duan të jetojnë me ndershmëri e drejtësi.
Dua që të rrethohem nga njerëz që dinë të hyjnë në zemrat e të tjerëve, thjesht si qenje njerezore.
Njerëz të cilët nga goditjet e forta të jetës, kanë mësuar të rriten me përkëdheljen e butë të shpirtit, qe nuk gabon asnjehere.
Po…..unë nxitoj…për të jetuar vrullshëm që asgjë më shumë se pjekuria mundet të të japë.
E nuk dua që asnjë karamele nga ato të fundit, të mundem ta humbas apo ta çoj dëm, por ta shijoj sa me embel ate
Dhe jam mëse i sigurtë se ato karamele janë shumë herë më të shijshme se ato që kam ngrënë deri tani.
….Qëllimi im deri në fund është, të iki duke i lënë në paqe e të lumtur ato që dua, për ta patur ndërgjegjen time të qetë, te mos le pas borxhe shpirterore.
Unë uroj që si une edhe qëllimi yt të jetë i njëjtë, sepse në një farë mënyre edhe ti do të shkosh nje dite mbase me pas …..
…Dhe ja sot do të jem në Elbasan për të festuar 70-vjetotin tim. Jubilar si përvjetor…
Nuk e di si më erdhi ideja të bëj bilancet e datës 18 Maj, datëlindja ime e shtrirë ndër vite…..duke u fokusuar në bashkëjetesën time me Elbasanin e dashur…
… Zanafilla e rrugës së gjatë të Jetës fillon:
-E mërkurë 18 maj 1955. Gjirokaster, paraditen linda unë rreth 4,2 kg, fëmijë i shëndetshëm, llupës… Gaz e hare në familjen time të strehuar tek Fania e Gushit. Lindi “Kaposhi” i shtëpisë…
– E prëmte 18 maj 1956, 1 vjeç banues në Elbasan në lagjen “Kala” Elbasan tek “Paparistot”. Hapat e parë, gjunjët e njoma të vrara dhe rrugicat dëgjonin trokitjen e hapave të vocerrakut.
-E shtunë 18 maj, 2 vjeç 1957 banues në Elbasan tek Didi Biçaku, shtëpi e bukur me oborr të madh, me pemë frutore si portokalle, limona, mandarina dhe hurma. Me shtërvan dhe një qipariz të madh. Me oborr i rrethuar nga lulet shumëngjyrëse dhe sidomos trëndafilat e të gjitha llojeve, parcela me perime.
-E dielë 18 maj, 3 vjeç 1958. Banues në Elbasan tek Didi Biçaku, drekë e bollshme dhe lojra pa fund në kopshtin aq të madh dhe buzë shatërvanit….
-E hënë 18 maj 1959. Banues në Elbasan tek Didi Biçaku, dhe shkoja në kopshtin e shkollës “Ptoleme Xhvani”, “shejtan” i prroit.
-E mërkurë 18 maj 1960 Elbasan Banues në Elbasan tek Didi Biçaku, dhe shkoja në kopshtin e shkollës “Ptoleme Xhvani”. Isha edhe unë pjestar i rrugicave të lagjes.
-E Ëjnte 18 maj 1961. Banues në Elbasan tek Didi Biçaku, dhe shkoja në kopshtin e shkollës “Ptoleme Xhvani”, pak më i rritur , pak më “shejtan” më shumë doza e “dajakut” te Nënokes time.
-E prëmte 18 maj 1962 .Banues në Elbasan tek Didi Biçaku, dhe fillova klasën e parë fillore në shkollën “Ptoleme Xhvani”. E kisha qejf mësimin dhe dëgjoja me vëmëndje mësuese. Tepër i vëmëndshëm. “Çamarrok”.
– E prëmte 18 maj 1979. Elbasan Uzina Koksit Turizem tek Taverna me shokët ekonomista Valentina Hoxha Naim Bardhi Ikbal Cela..
-E diel 18 maj 1980. Elbasan Turizem Taverna Kisha marë diplomën. Tema “Nënproduktet e Koksit” Udhëheqës Jorgji Bollano….
-E hënë 18 maj 1981 Uzina e Petëzimeve, tek “Portokallet” mbrëmje me shokët me birrë të ftohtë korçe dhe meze!!…
-E martë 18 Maj 1982 Uzina e Petëzimeve, me shërbim në Vlorë. Tek Shtepia e Oficerëve me Romeo Miho darkë shoqëruar me vere “Vlosh”!!
-E mërkurë 18 maj 1983. Uzina e Petëzimeve, me shërbim në Korçë. Tek ” Panda” birrë e zeze korçe!! kërnacka dhe me Gani Kasapin!!
-E prëmte 18 maj 1984 Uzina e Petëzimeve, në Turizmin e Ri me shokët e punës Medi Zaimi Përparim Manaj dhe Skënder Gjinia meze birre !!……
– E shtunë 18 maj 1985. Uzina Petezimeve Menca tek Ishja. Me verë të mbledhura kudo sot 30 vjecar. Kuadro i përgatitur.
– E diel 18 maj 1986. Uzina e Petezimeve me familjaret me Nënoken dhe motrat. Një darkë “përmetare” nga dora e Nënokes!!…
– E hënë 18 maj 1987 Shef finance Ne Uzinën e Nikel Kobaltit Më organizuan darkën tek Turizmi i ri!!….
-E mërkurë 18 maj 1988 Uzina e Kobaltit me shokët dreka në Turizëm, darka me familjaret!! Nje vit më i rritur!! Isha dhëndërr i ri, Nuse Dola prisnim fëmijën e parë Elonën e paharruar!!….
– Ejnte 18 maj 1989 Isha bërë prind me Elonën e bukur si yll.
– E premte 18 maj 1990. Uzina Nikel Kobaltit Turizem vjeter Isha bërë me çupën Klodiana Ndihesha i plotësuar!!….
-E shtunë 18 maj 1991 Pas një lufte të vërtetë me ndihmën e sindikatave shpëtuan dhe shpërndamë me bordero ne Uzinën e Kobaltit për 800 familje 484 mike leke të ardhura nga 400 mije dollaret në bankë. U largova në Dega Sigurimeve Shoqërore Elbasan. Drekë me familjarët!!….
– E hënë 18 maj 1992 Dega Sigurimeve Shoqërore Elbasan Darkë familjare me Nënoken, Dolën dhe Klodushin 2 vjeçare!!
– E martë 18 maj 1993 Dega Sigurimeve Shoqërore Elbasan Drekën me shokët Durim Cela dhe Luanin. Tek Vasili afër ish Shtëpisë së Oficerëve!!….
-E mërkurë 18 maj 1994 Shef finance në Bashki, drekë në Ohër me Benin e N. T. Sh!! Më 1 maj 1994 erdhi në jetë çupa e dytë Kristi!!…
-E ejnte 18 maj 1995 Ne shtepi me familjaret ishin motrat e mia me familjet dhe motrat e Dolës . Isha bërë edhe me çupën tjetër Kristin nje vjeçare.Thonë se 40 vjetori nuk festohet, por une e “tunda” edhe me kamere Gjergji i paharuar i Ndërlidhjes!!….
– E shtunë 18 maj 1996 Ndërmarja Energjetike Elbasan shef finance Familjare tepër e bukur e plotësuar me mezet me gatimet e nënokes dhe verërat shumë llojshme!!….
– E dielë 18 maj 1997 Ndërmarja Energjetike Elbasan shef finance viti i “marrëzisë” kombëtare. Mbyllur në shtëpi mes plumbave !!…
-E hënë 18 Maj 1998 Dogana Elbasan shef finance me familjen tek Gjergji Labinot-Fushe!!….
– E martë 18 maj 1999 Dogana Elbasan shef finance me familjen tek “Kriva” darkë e fuqishme!!….
-E ejnte 18 maj 2000. Dogana Elbasan shef finance “Kondori 1” i plotësuar edhe me motrat e baxhanakët!!…
-E mërkurë 18 maj 2005. Audit KESH-sh.a jubileu im i 50-vjetorit në Elbasan tek “Kondori 1” Nuk harroj dhuratën nga Berati Miku im Nasho Zoga kec i pjekur sallaturinat dhe një arkë me verë “Luani” edhe një kec i pojekur nga Belshi, edhe një arkë me verë. Nënokja ka kërcyer për herë të parë pas largimit të Babushit tim Gaqes!!! Lot gëzimi dhe lot mallëngjimi na rrodhën!!…
– E hënë 18 maj 2015. Specialist D.R.F.S.D.K.SH Tiranë Dreka me baxhanakët e mi dhe familja ime tek Osmani në Labinot-Fushë, ishte 60-vjetori i datëlindjes time. Më mungonte Klodushi se ishte me master në Hagë-Holandë. Turshitë mezet rakia e fshatit dhe mirësjellja e Osmanit, në zbritjen rreth 30 % të çmimit për hatër të njohjes!! Elbasan…..
-E dielë 18 maj 2025, përsëri në Elbasan këtë herë me statusin e 70-vjeçarit. Dreka e porositur para një jave për 20 persona. Nuk dua të mungojë asgjë. Porosita edhe ato mezet katakteristike elbasanase.
….Miqtë e mi kudo që ndodheni gotën e Urimit me ju do ta ngrë sot ora 13 nga ambjentet e “Kondorit 2″…
Tiranë, më 18 maj 2025. ( Ora 00.01)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.