…Sapo u ndava nga profesori tek lokali yne shiu e shpeshtoi ritmin e tij, nxitova dhe gjeta nje strehes te vogel, per te futur koken.
Kur me vrap u shfaq edhe nje femer, dukej rreth njezete vjec.
Me vrap edhe ajo. Sa pa strehen e shtepise, erdhi. Dihaste frymemarja e crregullt.
Ishte lagur e tera. Fustani i holle i ngjeshur pas trupit te hajthshem. E pashe me vemendje. Nje trup i bukur, ku dukeshin teper te lakmuara format e tij. Gjoksi i bukur, por jo i madh, ajo fytyre e paster, lekure te lemuar. Ajo tundi koken dhe floket e saj te zeza, te leshuara mbi supet delikate, leshuan pikat e shiut ne fytyren e saj. Ato faqe te bukura me ato molleza pak te kercyera dhe me nje ngjyre te kuqe te embel, hunda e rregullt bente ndarjen simetrike me syte, tregonin per nje vajze te bukur ne kulmin e moshes se vet. Dukej tip i shkakthet. Befas edhe ajo me pa ne sy.
Shiu e kishte prekur ne tere qenjen e saj edhe atje ku askush nuk mund ta prekte. Rridhte shiu ngadale ne hiret e saj, rrugen kishte zgjedhur.
Shiu si nje dashnor i zjarrte, i kishte lagur floket, me poshte ne buzet e saj te njoma te bukura dhe supet i lagu shiu, ato supe te njoma, ndali tek gjoksi i saj i bukur.
E pashe me vemendje thashe me veten time:
“Shiu i shuan epshet e veta pa u kundershtuar nga kjo vajze”.
Befas u ndjeva nje djalosh i ri, qe bisedoja me shiun, ju pergjerova te tregonte rrugen per tek hiret e saj, por ai nuk u bind veproi me koken e vet dhe rridhte qete qete, se e kishte ne zoterim ate cupen e bukur. Ndjeva xhelozine e shiut per ate cupe,i dukej sikur me thoshte me pak shpoti:,
“Kjo eshte e imja, ti gjej nje tjeter vashe te bukur, eshte dhurate per mua….!!!”
……Shiu pushoi, cupa e bukur me buzeqeshi dhe shpejtoi hapat u largua. U mundova ta ndjek me te njejtin ritem, por befas u permenda, e kuptova mosha ime nuk mund te rridhte pas moshes se saj. Ndjeva nostaligji per vitet e rinise time dhe qete qete mora rrugen per ne shtepi…