Pirro Minella Millona

DEDIKUAR SHOQES TIME STUDENTE SHKODRANE!!! …
” Nje rrefim plot pasion ne tren nje rastesi e bukur…!!!” …Vete puna, qe kam pasur ne Petezim, per te ndjekur likujdimin e kontratave me hekurin qe shperndanim, kisha shume sherbime. U nisa nje dite me sherbim per Tirane. I hypa trenit dhe zura vend, kisha dhe dy vende rezerve. Kur po kalonte nje grua ne moshe dhe kerkonte vend, une i tregoj se ka nje vend tek une. U ul ne vendin qe i rezervova une. Canta qe kishte ne duar i vendosa lart, kurse nje e mbajti afer kembeve. Duke qene teper social hyja shpejt ne bisede dhe ne fund te udhetimit behesha mik me te panjohurin e rastit. U bene prezantimi i pare, i tregova me disa fjale per veten time. Zonja u prezantua dhe kur tha jam shkodrane me erdhi mire. E fliste me ate dialektin, qe une e kam pelqyer shume. Pasi kaloi nje cope udhe i them do te tregoj per nje goce shkodrane te bukur, por une me shume i pelqeja dialektin e saj te vecante. Nuk ishte ne Grupin tone, por ne kishim dy shkodrane, qe i kishte shoqe dhe ne cdo pushim vinte ne klasen tone. Ishte e bukur me ate fytyre aq te paster me aq harmoni syte e zinj te bukur si ullinj te medhenj me bisht. Trup i formuar jo i gjate, floket te zeza jo shume te gjata sa i mbulonin veshet. Vetullat te holla dhe kur nevrikosej i beheshin kercenuese rreth syve qe leshonin avull nxehtesie. Une shpesh here futesha ne bisede me te, e degjoja me aq endje sa shoqet e grupit me thane: -Mblidh mendjen se u marrose pas shoqes tone. -Me pelqen kur flet, megjithese shumicen e fjaleve nuk i merja vesh fare. Edhe asaj i vinte mire kjo “loje” qe benim te dy. Aq e ngacmoja sa edhe ne disa raste, kur vinte e ngrysur dhe nuk bente bisede, une e pickoja lehte ne parakrah dhe atehere ajo fillonte “e nxehur” te me shante mua. I tregova zonjes dhe disa episode kur shkonim ne klubin tek Tirana e re dhe e qerasja bashke me shoqet e mia vetem e vetem te degjoja zerin e saj dhe ato shprehjet aq te bukura. Pasi mbarova tere kete ligjerate per afro nje ore Zonja me pyet per emrin e asaj shkodraneje, qe me kishte lene aq mbrese. Sa i thashe emrin, ajo ja plasi nje te qeshurit te forte me gjithe shpirt. Aq sa edhe syte po i lotonin. Me pa ne sy dhe shtoi me zerine saj karakteristik shkodran: -E di qe une jam e vjehrra e shoqes tende. Im bir e ka bashkeshorte. Une per nje moment ngela. Ajo e pa poziten e veshtire qe mbeta une me kapi nga duart dhe me foli e qete: -Me kenaqe me tere kete pasionin tend. Sa te arrij do ti them nuses se djalit, se sa vlere paska ajo ne syte e ketij djaloshi simpatik qe je ti. ….Ne Vore, u ndame e ndihmova vjehrren e shoqes time , u puthem dhe une vazhdova udhetimin….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.