19.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Maj 2026

Pirro Minella Millona

…..” Edhe pse erdhe vone mikja ime, perseri ike larg, per te mos u kthyer kurre me…!!!”XMA Header Image
….Erdhe vone mikja ime, erdhe kur porten e gjete te mbyllur nga bora, qe ka rene dhe nga shtegu i pahapur.
Megjitheate e hapa pak porten, ashtu duke renkuar rende nga pesha e bores se viteve, duke menduar se per pak “dashuri” nuk eshte kurre vone.
Kjo duke menduar se deri sa erdhe zemra rreh dhe fjala jote me ngrohu, duke ndjere veshtrimin tend te permalluar, qe depertoi tek une, ku si burimi i ujit te fresket buzeqeshja buron dhe merr rruge.
Kete mendova “pak dashuri” per miken time te vonuar, kurre nuk do te them jo.
Erdhe vone mikja e rinise time te pare, erdhe ne fund vere te nxehte ne prag vjeshte dhe pa mbaruar mire vjeshta ime mikja ime dhe ike ne vjeshten e dyte, po afron dimri dritherues kete here edhe me “acar”, qe krijove me largimin tend ne ate menyre aq te befte.
Erdhi fund viti mikja e vonuar, ahhh keta fundvite gelltisin njeri tjetrin, iku i pari tani e ka rradhen te ike dhe ky.
Trokite tek porta e mbuluar me bore shume vjecare, duke dhene shpresen, mberthyer pas jetes, duke thirrur me veten tende nuk dua jo nuk dua te ik si fundvite te kaluar.
Shume vone erdhe mike per te kerkuar pak dashuri, ahhh sa pak dashuri, te flakte, por zjarret jane shuar tani, e kupton erdhe vone shume vone per te shijuar ate bukuri.
Trotike vone shume vone ne netet e mia pa gjume, qe zgjaten ne pafundesi.
Erdhe vone, ku lotet e nxehta dhe ato dhembjet e rinise aq vraga kane lene, si keto rrjeshta qe shkruaj une aq te veshtira per tu kuptuar nga Ty.
Po mikja ime erdhe shume vone si zemer e zhuritur, per miqesine e madhe, qe enderroje, nuk mund te te jap tani me shume se vec disa fjale te ngrohta, qe me futin dritherimat ne trupin tim dhe pres me pak shprese pres, qe neteve te ftohta te dimrit ne prag, dicka te ndodhe dicka shprese humbur.
Jeta eshte gjithmone nje skene teatri dramash, por qe ne fund nje dite sipari ulet e merr fund trishtueshem.
….Erdhe vone, shume vone shpirt i perveluar per pak dashuri, erdhe shume vone….
Ike shpejt mikja ime, ike shpejt, per te mos u kthyer me kurre ne porten e madhe buluar me deboren e lehte me peshe te rende…
…..” Hiq “Syzet e Errta” Zyshe…shikoje realitetin ne sy.. se ke dhene edhe ti kontributin tend, si pjese aktive.e tij…. !!!!”
…..Para dy ose tre vjetesh, ndoqa ne televizor nje lajm, qe me ka mbetur ne mendje.
Nje pallat 4 katesh ne Milano nje dite te bukur, u “shkermoq”. Konkluzioni i eksperteve ishte i thjeshte:
“U prish struktura e brendeshme e pallatit”.
Edhe shoqeria jone, Zyshe eshte “shkermoqur”. Nuk mund te grihet mbi keto germadha, qe e sollem, po ne vete.
Duhen themele te tjera te reja mbi nje toke te sigurte, pa lekundje termeti, por e qendrueshme. Besoj se edhe ju keni rolin tuaj ne kete proces.
Mosha mesatare ne vitin 1990 ka qene diku rreth 30 vjec, konsideroheshim populli me me moshe me te re ne Europe, kurse sot besoj i ka kaperxyer 40, Zyshe me “Syze te Errta”.
Tregon se gjaku i ri po can “ferren”, po “iken nga syte kembet”.
Guri i rende ne vendin e vet. Besoj eshte dhe kontributi juaj ne kete fenomen.
Lindjet me vdekjet brenda vitit, per vitet e fundit jane pothuajse te barabarta. Biles ne disa zona vdekja kane marre “revanshin” ne raport me lindjet. Kuptohet kush do te “pjelle” mosha 50 apo 60 vjece. Eshte dhe kontributi juaj Zyshe me “Syze te Errta”.
Martesat ne shume rrethe te medha jane ne raport te tilla. Ne dy martesa nje shkon e sigurte ne divorcim. Shkaku kryesor thatesira ekonomike dhe shterpesia shpirterore. Eshte dhe kontributi juaj Zyshe me “Syze te Errta”…
Para disa ditesh ne lokalin afer baneses time u ulen 4 te rinj. Ngriten kokat sa erdhi kamarieri, qe mori porosine. Nje kafe te thjeshte porositen. U zhyten ne celularet e tyre. Qendruan rreth nje ore. Asnje shkembim mendimesh biles, as veshtrimes mes syve te tyre. Kur u ngriten pasi paguan. terheq nje syresh dhe e pyes:
“Cfare bisede shkembyet mes jush?”.
Uli koken dhe iku pa thene asnje fjale. Mu dhimbs Zyshe me “Syze te Errta”. Eshte dhe kontributi juaj…….
Hyj ne nje kancelari dhe kryej nje sherbim te thjeshte Fotokopje te kartes se indetiteti nga te dy krahet, ne tre kopje. Ne banak ishte nje cupe bukuroshe e re rreth 25 vjec. Kur i thashe
-Sa kushton.
Filloi te “perpeliste” syte. Nuk bente dot “hesapin”, Zyshe me “Syze te Errta”. E ndihmova une. I bej befas pyetjen tim:
-Sa bejne 9 x7 dhe nxorra 2 mije leke te vjetra tja jepja.
Mu dhimbs Zyshe me “Syze te Errta”, ku e keni katandisur Ju. Nuk e dinte. Terhoqa mbrapsht lekun dhe i thashe:
-Do ta jap kur te kesh mesuar tabelen e shumezimit.
Kur vajta per here te dyte ne po ate dyqan per te kryer sherbimin e rradhes, sapo me pa vajza e re, mu shmang dhe vjen nje grua ne moshe. E kuptova nuk e kishte mesuar sa bejne 9 x 7. Sic duket nuk kishit shkuar ju ne leksionin e rradhes per tjua bere pyetjen.
Se kuptohet ishit ne takim me personalitete dhe kete e keni dokumentuar edhe ketu ne FCB, kur keni dale e qeshur ne mes “Te personaliteteve” dhe harruat ate studenten e varfer, e cila e ardhur nga nje rrethine ne kushte teper te veshtira ekonomike plus dhe shpenzimet per te blere “dispencat” tuaja dhe dhe per te ndjekur
me “detyrim percaktim”kurset tuaj me para ne dore, besoj e kupton si i siguron ato te ardhura, duke shitur cdo gje edhe shpirtin e saj.
Isha duke udhetuar nga Elbasani ne Tirane, ne autobus ne krahun tim te djathte afer penxheres ishte ulur nje baba i ri me nje femije rreth 5 vjec ne preher. Per te qendruar i qete, i kishte dhene celularin dhe vogelushi kishte humbur ne te. I them:
“Mos se po e vret. E di si do te behte ky vogelush 25 vjec, ja me ndiq mua”.
Ne krahun tjeter te sediljeve ishin ulur dy vajza te reja mbase rreth 25 ose dicka me shume. I bie ne sup njeres dhe kur kthen koken e pyes:
“Besoj jeni mire me internetin”.
Pergjigjen e dija, shume mire. Pyetjes time:
“Sa bejne 9 x7”, me nje qeshur dhe siguri ne fytyre ma kthen bejne 56.
Po- i thashe pergjigje e sakte.
-Neser me siguri do te behesh udheheqese, si ai i sotmi 7 x7 = 42. Ju ktheva prindit te ri:
-Ky vogelush sot 5 vjec keshtu si keto cupat do te behet 25 vjec.
Njehere tjeter Zyshe, isha ulur per qejfin tim per nje kafe. Krah meje ishin ulur dy te rinj. Ngrihem me miresjellje i pershendes dhe pasi kisha marre nga kamarieri nje flet nga blloku i tij i llogarive dhe nje stilolaps, i drejtohem njerit.:
-Te lutem me shkruaj nje fjali se do tja jap dikujt se si me i vjeter ne moshe me dridhet dora.
Fjalia ishte “Ju lutem ju pres sot ora 18 tek vendi i zakonshem”.
Zyshe me “Syze te Errta”, i riu me pa nje moment dhe filloi te shkruaje. Me beso nuk e dinte te shkruante “J” e madhe me germa dore. Eshte kontributi juaj Zyshe me “Syze te Errta”.
Na erdhi ne pune nje cun i ri bukurosh, ose i i thone sot “Pallosh”, i bukur sa u bene kot jo vetem vajzat e reja, por edhe grate ne moshe. E mbante veten per Jurist Zyshe me “Syze te Errta”. Dhe mburrjen e kishte ne maje te gjuhes, Ishte i kamur me lokal te te jatit.
Nje dite me erdhi ne shteg. Kur ishim rreth 6 ose edhe me shume persona ne zyre i them:
-Ke mbaruar Juridikun, po ne cilin Universitet.
Ma tha emrin, sigurisht qe ishte Universitet privat ne ato kerpudhat qe jane shtuar aq shume dhe ku jeni edhe pedagoge se ju paguan mire. I bej pyetjen:
-Ke bere 3 vjte bachelor +2 vjet Master,.
Po- me tha.
-Dakort me thuaj te lutem emrin e nje lende qe ke bere ato 5 vjet.
Me beso Zyshe me “Syze te Errta”. Me shikoi ne sy si guak, nuk foli . Besoj e kupton.
I bej pyetjen tjeter:
-Une e kam shtepine perballe Universitetit tuaj, eja nje dite me trego bangen ku je ulur nje dite ne keto 5 vjet.
Sigurisht qe nuk morra pergjigje.
Llogjika e thjeshte ishte 2500 euro kushton viti akademik, per 5 vjet, gjithsejt 12 500 euro dhe nje “dhoro” 500 euro nga i jati pronar i nje lokali, rrumbullak 13 000 euro kaq e bleu miku juridikun dhe sot eshte ne istitucionin e privilegjuar. Eshte kontributi juaj Zyshe me “Syze te Errta.
Ne autobuzin urban kur udhetoj here pas here. Nje rast tipik. U hap dera dhe une per miresjellej i liroj rrugen nje femre te hypte para meje. Ajo vrapoi zuri nje karrike vuri kufjet ne vesh dhe celularin dhe ktheu koken nga dritarja. Une ne kembe perbri saj. Nuk mu durua e prek ne sup ngre koken dhe me miresjlle i them:
-Mund te ulem une se jam me i vjeter, ne moshen e babait tuaj por edhe te gjyshit, normale mund te jete.
Pergjigja e saj me befasoi:
-Nuk mund ta bej dhe uli syte ne cel.
Eshte Kontributi edhe juaji Zyshe me “Syze te Errta”.
Per kuriozitet per nje rastesi te cudtishme perbri meje ishte nje njeri teper i njohur per ju , i afert ne familjen tuaj.
…Kurse Ju Zyshe me “Syze te Errta”, vazhdoni rrugen drejt “ngritjes” profesionale, keni kapercyer me rradhe te gjitha shkallet e kualifikimit deri ne “Doktorature”.
Ky kualifikim ju duhet per te siguruar vendin e punes dhe per te perfituar “bonuset”, qe rrjedhin me V K M.
Sot gjen cdo lloj materiali, hyr ne internet dhe “plagjiatura” eshte lejuar nga Kuvendi e deri poshte ne baze.
Cdo vit “prodhoni” librat per studentet tuaj qe me shume “deshire ” i blejne ato, po me kete te rrejeshtuar e me apel me “zell” vijne ne kurset jashte orarit mesimor, se edhe rezultate ne nota tek keta studente bejne diferenecen, se ju ne Auditor vini zakonisht nje ose dy here ne muaj dhe u jepni studenteve tere materialin mujor.
Kurse femijet tuaj me burimet “modeste te rroges tuaj” i coni per studime ne Universitete me te degjuara te Europes, biles u keni sguruar edhe nje fjetje komode.
Po me keto te ardhura “modeste” i beni pushimet ne plazhet me te reklamuara te Europes..
Dhe per ironi te “thjeshtesise ” qe ju karakterizon, i pozoi me shume kujdes edhe ne FCB dhe klikimet nga studentet tuaj jane lume “se behet apeli te nesermen”.
….Nje sugjerim kur te merrni ndonje sherbim nga ish studentet tuaj hiqni “Syzet e Errta”, nxirrni Celularin dhe beni vete “hesapet”, se ata e nxjerrin, qe dy numra “tek” po te mbidhen me njeri tjetrin e nxjerrin perseri shume me shifer “teke”.
Edhe ju keshtu do te mbeteni nje dite “Tek”, Zyshe me “Syze te Errta”…..
“”””””””””””””””””””””””””
….” 24 ore nga jeta aktive e mesueses ne karantine…!!!”No photo description available.
…..Zgjimin e lajmeron zilja e celularit qe bie fiks ne oren 6.
Dite e re, pune probleme dhe ne fund edhe kenaqesi. Nuk perton, por ngrihet shpejt dhe per pak minuta perfundon tualetin.
Ne dhomen tjeter fle mbesa e saj e bukur. Shkon dhe e shikon me verejtje. Eshte engjell dhe analizon me hollesi, kujt i ngjan. Nga bukuria ka marre nga te dy, por nga fytyra e lemuar dhe nga zgjuaresia preferon nga krahu i saj, I buzeqesh dhe e puth lehte ne balle. Terheq deren.
Pergatit mengjezin e saj, buke te thekur me gjalp kikiriku dhe me mjalte dhe caj te zakonshem per situate e “coronavirusit”, me limon ginger dhe gjethe menteje.
Ulet dhe nxjerr temen e sotme, qe ka pergatitur me kujdes mbreme naten vone.
Mesimi fillon ne oren 8, por mesuesja i njeh nxenesit e vet dhe fillon qysh ne oren 7, te hyje ne kontakt me ta, per ti zgjuar.
Jane te vegjel, mezi zgjohen, jane nga nje grup ne cdo klase te paraleles, u shkruan njekohesisht te gjitheve.
Shpjegimin e ben me audjo, nxenesiit bejne pyetje.
U le dhe detyra. Mesimi vazhdon deri rreth ores 12.
Nuk eshte shume e kenaqur, e shpreh me ze te ulet “disi”.
Nuk ka pjesemarrje te gjere, i pikon se ka nxenes mjaft te mire, por jane te rrenuar ekonomikisht, mungojne per arsye se nuk kane as celular, as kompjuter, e as leke qe te paguajne imternetin.
Shpesh ndihet keq mesuesja dhe nuk i pyet, se perse mungojne, vetem i pyet nese jane mire me shendet familjarisht, i do shume femijet, cdo femije dhe me shume ata qe jane te varfer ekonomikisht.
I do ata, qe perbuzen si nga shoket e klases, por edhe nga ndonje mesues.
Pastaj u shlodh pak mesuesja. as nje ore e presin detyrat si nene e amvise shtepie. Nuk ka kohe te mendohet, por ngrihet dhe pergatit dreken familjare.
Ora fluturon dhe ne 15 fillon trajnimi me teme: “Njohja me disa programime per te zhvilluar mesimin online”.
Rreth tre ore zgjati trajnimi per zyshen e palodhur.
Pa u kuptuar erdhi pergatitja e darkes dhe pak kujdesi per mbesen, marrja me te e shlodh shume mesuesen.
Ajo “lozonjarja” e shlodh, ja di pikat e dobeta gjyshes. Nje puthje ne gushe, nje perqafim te forta dhe stresi nga shpina dhe mendja e mesueses iken si pa u kuptuar.
Mbremja ka rene. Mesuesja fillon pergatit temen per te nesermen.
I duhen rreth dy ore te mira.
….Nata e ka shtrire pushtetin e saj. Mesuesja ate kohe e ka ne dizpozicion te saj dhe te miqesise ne rrjetin social.
Vone, shume vone bie ne gjume mesuesja, per te filluar diten e re, ne bashkebisedimin me nxnenesit e saj…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.