….Kisha pak ore, qe kisha postuar skicen:” Hiq “Syzet e Errta” Zyshe…shikoje realitetin ne sy.. se ke dhene edhe ti kontributin tend, si pjese aktive.e tij…. !!!!”
Kur lexoj komentin e meposhtem:
“Nje kirurgji e dhimshme e realitetit. Me bukur nuk thuhen keto dhimbje shpirti”
Nje mikja ime tepelenase, ishte ne linje dhe pasi lexova komentin e mesiperm filluam nje bashkebisedim te kendshem:
E vertete e idhur, mikja ime, realiteti shqiptar,
-Nder për ju që evidentoni kalbësine dhe dekadencen e shoqerise ne “zgrip”. Jo te gjithe marrin guximin dhe e thone.
Kam guximin, se jam i paster dhe ndjej obligim si qytetar.
-Trendi i hipokrizise sot eshte konformizmi. Vertet eshte guxim qe duhet pergezuar. Nuk e di ne se ka edhe shume te tille, qe e vuajne kete gjendje, sepse kur behen shume fillon ngritja.
E drejte mikja ime , mungon reagimi qytetar.
-I ka mberthyer MORFEU. Shkojne mbas “Njeshave” dhe jo mbas Ideve sot njerëzit. Te merr malli te degjosh nje analize te sakte ne forme kaq te bukur, edhe pse fb ka mijera postime.
Eshte vete jeta ime profesionale dhe e larmishme, qe ka qene bashkeudhetare me mua ne cdo hap.
-Kisha bere nje shkrim per Selam Musane dhe Luften e Vlores dhe dikush me shkruante se eshte i gjate dhe nuk e lexoj dot.
Mbi 1 milion shqiptare nuk knae lexuar asnje liber.
-Tmerr, Brezi im lexonte fshehtas nje roman ne ditenate, edhe pse me shume privacione. Vegjetim total Mjerane te shoqerise se konsumit!
Po nen driten e llampes e shtylles afer pallatit ballkonit tim, lexoja cdo nate, biles kam thurrur edhe nje skice. Me zinte gjumi me liber ne dore.
-Ditën tjeter ai liber qarkullonte ne duar te tjera. Kur isha në klasen e shtate, dikush na solli librin “Jeta Lakuriq” dhe mbas mesimit qendroi gjithe klasa per ta lexuar kolektivisht. Dashuria per dije.
Nendrejtori na “kapi” dhe ne u hodhem nga dritarja e katit te pare, per te mos na thyer noten ne sjellje. Ishte data 21 mars 1967, biles e mbaj mend ishte e marte. Ate date ne e festonim gjithmone kete date. Na u be si hymn, kur donim here tjeter te lexonim kolektivisht midis nesh, ne pranine e “spiuneve”, thoshim parrullen “21 mars” dhe vazhdonim “krimin”, dule lexuar librin e rradhes. Atehere ishte shkolla e vjeter, me emrin e “AVNI RUSTEMI”, qe tashme nuk ekziston ne Tepelene. Keqeardhje per frymen e atyre viteve. Edhe gjimnazi ishte aty, me vone u be tjeter, “Abaz Shehu”, diku lart ne pallcie. Nuk ndjenim as varferine e kohes, sepse na mbante fryma e shoqerizimit!
Ma sollet mjaft bukur fabulen e skices per sot. Te faleminderit mikja ime!!
-Respekt per bashkebisedimin miku imi nderuar!
Kenaqesia e imja Te uroj sa me bukur sot!
-Edhe une.
….I premtova se do e thurrja me nje fryme dhe pasi te merrja “Ok” e saj do ta postoja ne profilin tim….