Ehhh bija ime, kujtimet per nenoken tone!
Kur linde ti bija ime, ne Librazhd, kur me tregoi Teuta Ty,ashtu ne doren e djathte te saj, permbys, ti qaje, pastaj me tregoi me fytyre Ty nje femije i bukur, me floke te zeze te medhenj dhe me dhjame .
Te them te drejten po te shikoja me habi.
E kuptoi gjendejn time Teuta dhe duke me buzeqeshurm me tha:
-Keni cupe te bukur, ta rregulloj une dhe pastaj shikoje “engjellin” tuaj.
Vertet pasi te hijeshoi te solli perseri. Ishe “engjelli” me i bukur qe kam pare.
Mbaj mend qe kur te sillnin te veshur ne bluzen tende ishte shkruar prapa “Minella”. Biles kur hyja une aty mamia therriste: “Minella Borova” dhe te sillnin Ty.
Problem e kishim me Ty, se Dola nuk kishte qumesht, qe nuk i erdhi asnje dite. Duhej te gjeja nje vic te lindur nga nje lope ne diten qe kishe lindur Ti.
E gjeta nga punonjesit e Kobaltit, ku une isha me detyren e shefit te finances.. Shkonte cdo mengjes nenokja jone dhe e merrte, te sapo mjelur nga “Nena”, jote nje lope e bukur laramane, diku andej nga pas Ures se Shkumbinit, tek lagjia e “Cameve”
Per kuriozitet, po te them, nenokja e jone tere rruges bidonin e qumeshtit per ty e mbante nen sqetull, qe te rrinte i ngrohte..
Ehhh, bija ime dhe dicka, duke u kthyer sot nga shetitja e mengjezit, kur me erdhi mesazhi yt, per koicidence as dhjete metra me tutje ishte “Kitaristi” i Liqenit.
E dorovita, u ula dhe e pyeta:
-Si dole dje se isha une i pari qe te dorovita.
-Po, me eci shume mbare mbase dita me e mbare e javes.
-Jam dorembare se tere jeten kam dhene-i thashe.
-Me erdhi mesazhi i cupes me kengen permetare “C’u ngrit lulja ne mengjes”
-Dakort me tha “kitarist”
Filloi kengen e nenokes tone dhe te dy e kenduam.
Ai si kengetar me melodi te natyrshme dhe une me melodine e shpirtit tim dhe per cudi nuk stonoja si zakonisht, kendoi shpirit im i permalluar….
…..Bija ime ta plotesova deshiren e shijuam kengen, Dola aty ne kembe qeshte me mua, kur e pershndeta “Kitaristin” dhe u ngrita, i futa krahun Doles dhe e putha ne faqe.
Ne syte e mi lodronin dy pika lote, edhe Dola u perlot nga kujtimi i nenokes tone, “Tolise” se embel……