31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Pirro Minella Millona

….” Malli me ka marre per Ty dhe une per Ty shkruaj sot…!!!”
….Kam kohe qe nuk po gjej ritmin per te shkruar, per Ty, kjo per shkak te boshllekut, qe le prapa me ikjen tende larg, shume larg meje.
Per mua ishe si ajo vetetima ne mes te stuhise, qe nis papritmas, nuk e di, kur do te vish, nuk e di a do ta marr veten nga boshlleku qe le mes meje dhe teje.
Eci kuturu ne rrugicat e lagjes tone dhe kudo ndjej aromen e parfumit qe kishe ti ne takimet tona, ate arome vetem une e ndjej. Kishe shume drite ne syte e tu aq te embel.
Tani vetem per mallin qe kam per Ty po i hedh keto rrjeshta “mjerane”.
Ndoshta nje dite te bukur do te takohemi perseri, jam i sigurte qe kur te vije kjo dite e bekuar, do me buzeqeshesh dhe do me perqafosh fort per te plotesuar kete boshllek, qe me ke lene.
Te jesh e sigurte qe te dy do te bejme qe te ndihemi sa me te gjalle besoj do tja kalojme bukur, por perseri do te ndahemi bashke,
Ne nuk i takojme me njeri tjetrit, kur kishim mundesine nuk kishim “mendesite”.
Pas takimit tone te fundit te premtoj mikja ime se nuk do te te shqetesoj me.
Jo cdo gje nuk mund te kthehet me si me pare.
U be kohe e gjate qe pres aq sa me duket sikur dielli nuk ndricon me si me pare, e ka humbur ate rrezatim te praruar, hena nuk del me e plote dhe yjet jane veshur me nje mjegull nuk e kane me ate shkelqimin e dikurshem ne netet tona magjike.
Ne te dy mikja ime ishim dhe jemi vec dy udhetare ne nje stacion te perbashket me destinacione te ndryshme
Me mungon mikja ime besoj se edhe Ty te merr malli per mua, atehere hidh per rreth shikimin tend te bukur si perhere dhe aty do me gjesh edhe mua, e mban mend si qeshnim te dy ne takimin tone te pare ate buzeqeshje do te te rikthej perseri mikja ime.
Ne qytetin tone ne bacet me lule trendafilat kane leshuar aromen e tyre, koha po hapet dhe shiu i rrembyeshem si ne takimin e pare ka pushuar.
…..Te pres mikja ime, deri sa te vish perseri, kujdesu per veten tende, te dua si perhere mikja ime.
Te pres me mall te vish…..!!!
“””””””””””””””””””””””

STAVRI HIMA

May be an image of 2 njerëz
NJE TAKIM I RASTESISHEM
Një kafe e thjeshtë shqiptare me mikun tim të vjetër, që mbjell mirësi të reja, Pirro Minella Millona në 21 Djetori Tiranë.
Kënaqësi të flasësh me Pirro shkrimtarin për letërsinë dhe artin shqiptar dhe për aktet letrare që na bashkojnë edhe si shokë të penës, edhe si miq të zemrës!
Arti letrar që sot për kohën që jetojmë është kthyer në simbiozë e argëtimit në kohën e lirë për lexuesit që duan ta mbushin boshllëkun e shpirtit më të reja për kënaqësi që qetëson shpirtra njerëzorë të lodhur nga politikat e mbrapshta!
Lexojeni mikun tim Pirro Minella Millona në Facebook me të njëjtin profil, që shkruan shqip skica nga më të bukurat bazuar nga mirësi nga jeta reale!
Foto me Pirron 21 Maj 2021 fotografuar nga celulari i Pirros!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.