22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Pirro Minella Millona

….” Kafe e caj nga nje i panjohur per te moshuarat e panjohura, te ulura ne stolin e tyre te “vetmise” ..!!!”May be an image of 2 njerëz, people sitting, people standing, pemë dhe ambiente të jashtme
….U ndava nga nje shoku im i vjeter dhe u drejtova per tek posta shqiptare tek stadiumi “Selman Stermasi”, ku terheq pensionin tim.
Ne kthim ne lulishten para lokalit “Eden”, afer shtepise time ndalova kembet. Tek stolat kater te moshuara po merrnin rrezet e diellit, ketij “jorganit” per te vobektit.
Mu kujtua babushi im, qe sa here merrete rrogen me blinte amarreta me arra, se i haja shume.
U ktheva i pershendeta te moshuarat dhe u thashe :
-Sot mora pensionin, me lejoni tju jap kafe ose caj sipas deshires, thjesht nga nje i panjohur.
Ato pane njera tjetrene ne sy dhe nuk folen. Thirra kamarierin dhe mori porosine. Tre te moshuara morren caj te ngrohte dhe nje kafe ekspres.
Bashke me kamarierin qendrova sa e mbaruan cajin dhe kafene.
I pyeta nga ishin: dy ishin korcare, nje nga dibra dhe tjetra kosovare.
Mora urimet me te mira.
Ehh, cfare shpenzova une, asgje vetem 280 leke dhe me bakshishin 300 leke.
Kete foto ja dergova nje mikes fisnike, qe banon ne Loder dhe midis nesh u zhvillua nje komunikim njerezor.
-Bravo miku im, rralle japin njerezit sot, biles ata qe kane.
-Sikur ketu ne lagje cdo dite, dikush sa mire dhe sa kushton hic gje-shtova une.
-Sic thoshte e ndjera gjyshja e burrit tim…ishte nga kalaja e Beratit ..jepni se te mira behen. Gjithmonë e kujtoj nene Lenken sic e therrisnin- me shkruajti mikja.
Dhe vazhdoi :” Eshte me teper se gjest fisnik. Nuk ka rendesi sasia, qe jep, por veprimi qe ben. Nje jete eshte-them une-nuk do marrim gje me vehte.
Kendej japin gjithshka tek “Caritas”. Jane shoqeri, qe marrin ato qe nuk i perdor, rroba, etj…, per ata qe kane nevoje. Jane te organizuar
Djali im ate thote dhe e thote seriozisht. Ai po krijon nje kompani te madhe e cila do jete shume fitimprurese. Me Parate, qe do marre, do te krijoje institucione, qe te ndihmojne shume njerez qe jane te zgjuar, por nuk kane mundesi te cajne vete e te shkollohen me mire. Ka plot te tille, qe vetem ate kerkojne…nje rast per ti ndihmuar dikush..
Keshtu nuk vene kot parate e fituara dhe zene vend e sjellin zhvillim. Sa duhet te hash e te pish e te vishesh. Kur tejkalon cdo norme …nuk je me njeri ..degradon!!
Shume te pasur neper bote, ne fund gjithe parate keshtu i lene. Nuk jau japin femijeve neqoftese ata nuk merren me asgje.
Edhe femija qe i vogel duhet te mesohet me pune e studime.
Te behet i vlefshëm jo te rroje kot e te haje para te gatshme, qe u bene me mundime!.
– Faleminderit mikja ime, u be skica me foton time me te moshuarat, keshtu I marr fabulat une
-Shume e bukur do dale miku im nje bashkebisedim njerezor, di ta thithesh fabulen e jetes se perditshme.
-E sakte mikja ime, pas nje ore e sjell ketu!!
….Nje komunikim, nje gjest nga grimcat e jetes se perditshme ….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.