…..Duke u kthyer nga liqeni ne shetitjen e perditshme, perballe ndesha me shikimin e syve te nje “nenokeje”.

Cudi te gjithe “nenoket” nje veshtrim kane te thelle, te permalluar…
Sa pak i dime vlerat njerezve me te dashur, kur i kemi mes nesh. Por kur i kemi humbur vetem atehere ne ua dime vlerat e verteta. Te humba nenokja ime dhe askush nuk eshte aty si ty, qe te vazhdosh te kujdesesh per mua. Me ate pritjen tere merak tek dera e jashtme, kur vija nga sherbimet e gjata, ti aty rrije me duart poshte perpases se belit dhe vetem me perqafoje dhe me merrje arome tek qafa:
-Erdhe “i miri” i mamase.
Te humba nenokja ime dhe bota menjehere ndryshoi rreth meje, nuk kisha me driten e vogel, qe mbaje ne shpirt, kur me rrokje ne qafe.
Te humba nenokja ime dhe te nesermen e nisjes per ne sherbimin e rradhes, ato teshat per dush nuk i gjeja atje tek vendi, qe vetem ti e dije ashtu te palosura me kujdes mbi lavatrice. Nuk gjeja as cajinikun te gurgullonte aroma e cajit te malit, as filxhanin, as sheqerin te hedhur ne filxhan, se vetem ti nenokja ime e dije sa te embel e pija une.
Te humba nenokja ime dhe nuk ka kush te me pergjoje, se mos me perseritet perseri ajo kolle e thate nga dhembje e fytit. Ato aspirinat te tretura ne caj nuk ka kush ti me hedhe, as nxjerrja e shallit prej leshi te punuar nga dora jote do me mungoje.
Te humba nenokja ime, vetem ti e dije pse une nervozohesha, vetem ti me shikoje ne drite te syrit dhe me qetesoje shpirtin, askush nuk i ka keto veti te depertoje ne cdo kapilar te gjakut tim, ne cdo qelize te trurit tim.
Vetem ti ma dije temperamentin tim te “keq” acarues, por edhe teper njerezor. E di qe i thoje Doles: “Mos ja ver re “shejtanit te prroit”, eshte nevrik i prapte, por ka zemer te madhe dhe e mban “merine” vetem pese minuta”.
Te humba nenokja ime dhe do me mungoje prania jote ne krahun tim te majte ne tavolinen e ngrenjes dhe askush nuk do e kuptoje ate shikim qe me hidhje kur filloja te haja ushqimin, vetem nga menyra e te ngrenit e dije ne, se isha i nervozuar, apo haja me oreks.
Te humba nenokja ime dhe e them me bindje, se askush nuk do me doje, ashtu si ti nenoke, qe me doje me shume se veten tende dhe jam i sigurte se vetem Ti nenokja ime di te me duash ashtu.
Te humba nenokja ime dhe nuk i kam me ato caste kur bisedonim vetem me ane te syve per shqetesimet e familjes dhe te detyres. Ne shume momente nga me te paimagjinuara, se mund te ndodhnin ishte zeri yt qetesues: “Pirro, kujdes, mos u rremb”.
Ishe ti amortizatori i te gjitha shqetesimeve te mia.
……Te kam humbur nenokja ime dhe e ndjej shume kete sidomos tani ne kete moshe, ne kete gjendje shpirterore, kur po na ikin edhe shume shoke e miq te vertete, po ngelemi pak , shume pak njerez te brezit tone me vlere…