7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Pirro Minella Millona

DEDIKUAR ARTUR DANGES, CUNIT TE GOCES TEZES, DJALOSHIT QE HUMBI JETEN DITEN E DATELINDJES SE TIJ NE GREQI!!Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
….”Me ke dhene fjalen, qe do te takohemi ne Leskovik, per datelindjen tende, me 16 Shtator, une po nisem….!!!”
….Ikin vitet Artur, jo pak plot 16, por asgje nuk kam harruar imazhi yt edhe sot me erdhi i fuqishem si atehere….
Nje cun camarrok ke qene. Ne nje dite te zakonshme pikerisht maje nje muri vrave gishtin e madh te dores, ta kapi muri ta shtypi. Nuk qaje se te dhembje, por nga inati “o camarroku i vogel”.
Po te tregoj ti mbase nuk e mban mend me. Me Pavlinen kishe ardhur ne Carshove. …..
Vitet iknin dhe ti u rrite, fillove te shtroheshe, por syte e bardhe te ndrinin. Ne vitin e trete te shkolles se mesme erdhe ne Elbasan ne Olimpiaden Kombetare te Fizikes. Zure vendin e pare.
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, zgjuaresia jote po kristalizohej. Por une te mbaj mend edhe per dicka tjeter. Me rregullove instalimet elektrike ne banje.
U rrite, u burrerove erdhi koha te te fusnim ne “shtrunge”, te martoheshe.
Zgjodhe nje Bukuri te rradhe, Eden e dashur. Kur erdha per here te pare me Dolen, ne Leskovik, vertet u mahnita nga bukuria e saj. Sic duket syte e tu “brime” e shpuan ate drejt e ne zemer.
Erdha per dasmen tende ne fund te nentorit. Nje histori te vecante kam nga dasma jote. Gabimisht kishim ngaterruar me daten nga 28 Nentor e kishim marre per 8 Nentor.
Keshtu “qafir” me mundove dy here, per dasem…
Te dielen qysh ne mengjes, u ngritem dhe shkuam ne Krroin e Rrezes dhe mbushem gjymin me uje se duhej te rruheshe Ti sipas zakoneve.
Vete xhaxhai yt, i ndjeri Arben te rruajti me kujdes dhe te beme “hazer” per tek nusja te veje i bukur sic ishe. Ne kohen e ruajtjes te kenduam kenget, qe jane ne zakonet tona, biles edhe leke u hodhen per nder teje.
Perseri te mbaj mend, kur po ktheheshe nga Korca.
“Qerrata”, u shkembyem ne Mollas, ti ishe ne vend te pare dhe tek dora jote kishte mbeshtetur koken Eda, po flinte gjume e sigurte. Sa per kuriozitet e mbaj mend Eda kishte veshur nje bluze “Golf” te bardhe.
Po keshtu nje vit tjeter jemi takuar tek “21 Dhjetori” sapo kishe dale nga nje klinike dentare, po rregulloje gojen. Biseduam gjate dhe ta pelqeva idene te vije ne Tirane te hapje nje dyqan elektronike, se ishe mjeshter ne ate fushe.
Nuk i mbajte premtimet Turi.
Por dita komb te thirri. 16 Shtator 2005, e premte e zeze.
Ishe ne pune, kur pronari te mori ne telefon dhe te lajmeroi se i ishte prishur pompa ne shtepi. Nuk pertove ne tere ate kohe aq te zymte, tere shi, u nise dhe duke hyre ne Autosdrade, rreshqiti makina dhe …
Sot nuk erdhe.
Te pres Artur, te pres ty, Eden femijet te vini, te rrime bashke te gezohemi, mos e lere buzeqeshjen per gjysem.
Mos ler njerezit te pikelluar me syte nga dera e hapur e jashtme, qe kur vije qysh jashte degjohej zeri yt kumbyes :
-Erdha une….
…..Po ejaaaaaaaaaaaa, te pres me mallll, ke shume per te bere akoma…..!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.