…Po kthehesha nga shetitja e zakonshme, koha ishte prishur, por kisha dale shpejt dhe nuk mora cadren. Befas nisi shiu.

Tirana njihet per shiun dhe kohen e saj. Ka filluar stina e vjeshtes, ose sic e shprehim jemi ne “vjeshten e pare”Ishte vjeshte e pare. Me shpejtesi u futa ne nje “strehez” te shtepise me te afert. Kur pas meje me vrap erdhi dhe nje djalosh me kapuce ne koke. U strehuam te dy. Po rregullonte frymemarjen.
Kur para nesh me vrap u shfaq edhe silueta e nje femre, ne nje moshe rinore ne shpertyhim si sythat ne pranvere. Me vrap edhe ajo. Sa pa strehen e shtepise, erdhi. I liruam vend te dy dhe u pozicionua ne msin tone. Dihaste frymemarja e crregullt. Ishte lagur e tera . Fustani i holle i ngjeshur pas trupit te hajthshem.
Cuni po e shikonte me vemendje.
Nje trup i bukur, ku dukeshin teper te lakuara format e tij. Gjoksi i bukur jo i madh, ajo fytyre e paster, lekure te lemuar.
Ishim shume afer njeri tjetrit.
Ajo tundi koken dhe floket e saj te zeza, lidhur ne dy gersheta te bukur, leshuan pikat e shiut ne fytyren e tij. Ato faqe pak te kercyera sa bukur dhe me nje ngjyre te kuqe te embel, hunda pak me maje, tregonin per nje vajze kryenece, pak kapricoze. Dukej tip i shkakthet, nga ato qe ne kohen e tij i thonin “cun harram”.
Befas edhe ajo e pa ne sy. Syte e te dyve u kryqezuan. Rrezatuan te dy.
Po e shikonte me vemendje cupen, cuni dhe humbi ne mendime. Shiu e kishte prekur ne tere qenjen e saj edhe atje ku askush nuk e kishte prekur. Rridhte ngadale ne hiret e saj, rrugen kishte zgjedhur. Shiu si nje dashnor i perkryer, i kishte lagur floket, rreshqiste me poshte ne buzet e saj te njoma te bukura te paprekura dhe supet i lagu shiu, ato supe te njoma, ndali tek gjoksi i saj i bukur. E pa me vemendje e cuditshme peshperiti me vete djaloshi:
“Shiu i shuan epshet e veta pa u kundershtuar nga kjo cupe”- ndersa buza ime eshte thekur dhe i lepiu me gjuhen e tij ato buzet e tij shkrumb nga nxehtesia.
E pashe me vemendje djaloshi bisedonte me shiun, i pergjerohesh ti tregonte rrugen per tek hiret e saj, por ai nuk i bindej vepronte me koken e vet dhe rridhte qete qete, se e kishte pushtuar ate cupen e bukur.
Ai e ndjeu xhelozine e shiut per ate cupe,i dukej sikur i thoshte me pak shpoti:,
“Kjo eshte e imja, ti kerko nje tjeter…”
…..Ehhh sa ndjenja dhe sa pasione ne ato momente levrinin ne shpirtin e djaloshit…..