…Mengjes me shi!!
Ngrihem me pertese, largoj perden dhe shikoj, perrreth kudo ndihet pushteti i tij.
Ndjej shiun qe troket ne xham me fton te bisedoj me te.
Ditet me shi jane ne pergjithesi dite te qeta, ato te ftojne te mendosh per te shkuaren dhe te ardhmen.
Te sjellin prane te fresketa kujtime te vjetra, qe jane te paharrueshme, te ngulitura thelle ne shpirtin tend.
Te bejne, qe te kujtosh momentet me te bukura, me te lumtura, por edhe me te trishtuara te jetes tende.
Ndonjehere shiu te ben te ndjehesh i merzitur, te ben te lotosh, sepse dhe vete shiu perfaqeson lotet, por te ndihmon sepse edhe nese loton askush nuk mund te te dalloje.
Shiu eshte miku me i mire, sepse loton bashke me ty dhe nuk te le te vetem eshte bashkeudhetari yt.
Shiu eshte nje dhurate, qe bie nga qielli dhe cdo pike, qe bie eshte begati per cdo copez toke dhe per shpirtin tend.
Ditet me shi edhe pse mund te jene te gjata dhe te erreta te bejne te reflektosh per gabime qe ke bere, ben analizen e tyre dhe qe asnjehere nuk do ti perseritesh. se e ke marre mesimin e duhur.
Ne ditet me shi ke mundesine qe te rrish prane njerezve te dashur. Te bisedosh dhe te ndash me ata gjera, qe jane speciale per ty, qe ne ditet e zakonshme nuk ke mundesi ti degjosh.
Shiu ka aftesine, qe te ktheje nje person me frymezime te shperthesh me poezi, skica apo piktura te bukura.
Ne ditet me shi mund te shkruash me shume, sepse vete shiu te frymezon, eshte nje motiv me shume.
Te njohesh shiun do te thote te vleresosh shpetimin e perjetshem te jetes.
Po, shiu eshte ne te vertete nje mik me shume virtyte dhe qe eshte shume zemergjere, por gjithashtu mund te jete dhe i pameshirshem.
…..Respektoje shiun dhe rrjedhjeve te tij. Ta lejojme shiun, qe te na shpetoje te gjitheve ne, ne ciklin e tij te perhershem….