…Vitet rrokullisen, duke ja lene rradhen njera tjetres. Ja sot kemi afersisht 35 vjet bashke, dashuria, Dola dhe Une..
Dy gezime ne nje date, e meriton Dola ime e embel, e urta e paqmja Dole!!.
Dashuria, qe kam per te eshte nje force e embel.
Gjithmone na ka shoqeruar, kjo dashuri e thjeshte, por plot ndjenja e pasion.
Ne kemi nevoje gjithmone per kete dashuri. Eshte nje nevoje qe gjithmone na ka sjelle lumturine.
Ne e kemi arritur lumturine, qe per shume eshte e paarritshme, enderr e parealizuar.
Kuptohet qe te dy kemi patur fat si Dola, tek Une dhe Une me shume kam gjetur fatin tim tek Dola dhe Ne e kemi shkruar ne ate menyre, qe eshte me e bukur mundesi e te shkruajturit..
Kjo dashuri, qe na shoqeron eshte si nje zinxhir pa fund, me hallkat e veta.
Une me Dolen dashurine e vertete e kemi fituar, por tere jeten, luftohet per ta mbajtur ate, dashurine reale vizuale te prekshme.
Kemi arritur dashurine dhe nuk jemi te lenduar, nga kjo dashuri. Kemi jetuar vazhdimisht momente lumturie, si rrjedhoje e kesaj dashurie, qe ushqejme karshi njerii tjetrit.
Jemi kunder kuptimit, qe lumturia eshte ceshtje fati. Nuk jemi nenshtruar para asaj qe thuhet per lumturine si fat.
Kemi konsideruar arritjen e lumturise si pasion dhe i ndjenjes qe ushqejme ne saje te dashurise reciproke.
Ne te dy nuk i jemi nenshtruar fatit, por nenshtrimin ndaj dashurise e kemi bere me pasionin me te madh. Jemi ne te dy
Une dhe Dola kemi vendosur kush eshte me e mira ne jeten tone te perditshme.
Kur zgjohemi cdo dite i themi vetes te dy:
“Kjo eshte lumturia qe zgjodhem Ne te dy dhe e fituam ate, po ne mes te Ne te dyve”.
Dhe pikekrisht kjo eshte dhe pasioni i jetes tone bashkeshortore.
Edhe ne momente te veshtira qe kemi kaluar bashke, per keto 35 vjet, celesi i lumturise eshte, se kemi kupptuar si do qe ka qene gjendja jone shpirterore, ne jemi gjalle dhe me optimizem per jeten.
Te dy gjithe kesaj kohe kemi rrezatuar driten e gezimit tone familjar, Driten e Lumturise, duke e reflektuar edhe ne ambjentin, qe na ka rrethuar midis miqve e shokeve te shumte ne jete.
Lumturia eshte nje rruge e tere, nje bilanc i gjerave te bukura qe na ka ndodhur, por edhe gjerave te veshtira, qe kemi kaluar ne balancen e asaj qe quhet Jete.
Kuptohet qe balanca jone e Jetes, shpesh ka anuar nga gjerat e bukura dhe rralle shume rralle nga e kunderta.
Arritja e lumturise eshte nje nga idealet me te medha, qe njeriu mundohet ta arrije.
E them me plot goje, se me nje bashkeshorte si Dola, e kam arritur Lumturine.
Dhe jo vetem e kemi arritur por me e sukseshmja eshte se e kemi mbajtur gjalle ate Lumturi nder vite.
Jeta eshte gjithmone brenda nesh. Ate Ne te dy me Dolen e kemi kerkuar brenda vetes tone dhe te dy ne cift tek njeri tjetri.
Dhe e kemi dashur me cdo cmim me cdo kusht.
Kur mundohemi ta gjejme jashte vetes tone, humbim ne pyjet erreta dhe keshtu qe Jeten tone nuk e takojme kot por vijme verdalle pa orjentim.
“Flaka e Jetes na ngroh dhe here edhe na djeg, por jemi te sigurte se duhet ta mbajme te ndezur me qellimin e vetem, qe te mos erresojme shpirtin tone”.
…Ky eshte mesazhi qe Une dhe ne emer te Doles kemi per ju miqte tane kudo qe na ndiqni dhe na perkrahni….