12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Pirro Minella Millona

….” Ndjeva ngrohtesine e dores tende babush kur dorezova armen e dashur ate “Pistolete TT 08-14″….!!!”
….Ishte mars 1976, kur dikush nga komanda e Repartit Ushtarak ku ishte efektiv babushi im, na lajmeroi se do te merrte ne dorezim, “Pistoleten TT 08-14”.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
I thashe mamase te dielen do te isha dhe une ne shtepi.
Kisha shume emocione. E pastrova ne mengjes heret e lubrifikova dhe fisheket dhe kreherin rezerve dhe kellefin me rrypin e gjate. Ishin mbi tavolinen e dhomes se pritjes. Nuk me mbante vendi.
Sa kujtime kisha me ate arme. Shume here Ti Babushi im me merrje me vete ne poligonion e qitjes dhe me udhezoje te behesha nje qites i mire. Cdo muaj e pastroja dhe e lubrifikoja. Kishte tere materialin e duhur.
Ra dera. Ngrihem une e hap, para meje tre oficere, i njihja ishin te Repartit te babushit tim. Me perqafuan, nuk folem asnje fjale. I ftova ne dhomen e miqve.
Erdhi dhe mamaja i dridhej lehte buza e poshteme. I qerasi miqte sipas zakonit permetar, shpesh e kafshonte lehte per te fshehur emocionet e saj.
Kishin pergatitur proces vebalin perkates, i plotesuan me te dhenat e nevojshme.
Kur zgjata Pistoleten, qe e nxorra nga kellefi, mu drodh tere qenja ime.
Babush ndjeva ngrohtesine e dores tende, qe e kishte kapur per here te fundit. E peshova disa caste ja zgjata oficerit dhe ula koken. Denesa ne heshtje Babush. Po shkeputesha nga dicka organike e jotja dhe e jona, po dorezonim nje pjese te shpirtit tend babush, por edhe pjese te shpirtit tone.
Babush u drodha. Dikush me hodhi doren ne qafe dhe me terhoqi ne kraharorin e vet.
Nje gjendje e ndere Babush mbizoteroi. Nena maje kolltukut, fshinte ne heshtje lotet qe rrokulliseshin ne faqet e saj.
Edhe ajo po dorezonte nje pjese te shpirtit te saj Babush.
Nuk e harroj as sot numrin e serise Babush “Pistolete TT 08-14” Nuk do ta harroj kurre kete numer, qe me sjell afer teje Babushi im i dashur. Kane kaluar mbi 46 vjet por e kam para meje ne syte e shpirti tim Babush.
…..Ti je me ne tere kohes time, vazhdon tiktaku i ores tende “Pobjeda” te mbaje ritmin e jetes time.
Babush te duam fort te gjithe. Na e fal edhe nje pike lot sot ne kete perkujtim qe une po bej.
Loti eshte xhevair per ne te dy. Babushi im i bukur…..
“””””””””””””””””””””””””””””””””

….”Ah, lulet e para ne pranveren e bukur studentore…!!!”
….Sapo hapa profilin tim nje mesazh dhe nje lule nga nje miku im.
“Dikush me kishte dhuruar kete lule nga larg nga emigracioni, per kete fund jave”..
Dhe pastaj me rrefeu historine e tij te bukur:
“Sa fund jave kane kaluar nga vitet e kohes se studentit.
Shume, por per cudi kjo lule me erdhi ashtu e fresket si atehere, qe ja dhurova mikes time studentes, te dashures se embel.
Prill viti i dyte student. Hengrem dreken ne mencen dhe e percolla miken deri ne konvikt, rrugen e beme gjate, shume gjate i rame mespermes ne ato drure e peme. Qeshnim dhe vetem qyfyret e dites kujtonim.
Por duhej te kthehesha ne konvikt. Ishte fund jave dhe te nesermen e kishim pushim. Mbasditen e vendosem te jete e jona diku thelle ne Kodrat e Liqenit. U ndame mezi, u ndame per tu bashkuar perseri.
Ne mbasdite e prita tek qoshja e “Filoqylit” dhe morem rrugen ngadale perpjete. Lame “Gjeologjikun” dhe u kthyem majtas.
Koha e bukur, kudo ishte e qeshur e celur.
Arome e bukur, lulet kishin veshur kudo me bukurine e tyre tere ate pamje magjike. Vetem ne te dy, askush nuk hynte ne boten tone.
Te kapur prej dore vrapuam dhe tek nje peme, qendruam, morem fryme thelle dhe syte e saj me ndillnin, u mbyllen me aq embelsi, sa une nuk rezistova me gjate e rroka fort dhe e putha, e putha me afsh me pasion me rinine time.
Nuk ngopesha, me te, me aromen e trupit te saj, me rrenqethjen e saj. nje puthje e gjate sa edhe koha nuk po i numeronte me minutat.
Cudi sa e mban frymen njeriu kur eshte i dashuruar.
I mora koken e bukur ne duart e mia dhe atehere pashe thelle syte e saj, qe londronin ne ate det te bukur dashurie.
-Me mbyte- dhe kur mendova se do te terhiqte fytyren e saj ajo me puthi embel plot pasion.
-Nuk dua te mbaroje kjo kohe per ne. u shkeput nga une beri nje hap, hapi krahet dhe u thirri zogjve te bashkoheshin me cicerimat e saj.
Permbi kokat tona kishte celur nje syth i bukur. E pashe po ma bente me sy. Une e kuptova gjuhen e tij.
E keputa dhe ja vura mikes time ne preherin e saj. Fustani me lule te bukura u plotesua me ngjyrat e atij sythi qe per cudi me shkeli syrin si per te me thene, mikja e jote me afroi preherin jatakun tend.
Ishte vone kur kthyhem ne Qytetin e Studentit qe ndricohej nga dritat e shumta te godinave.
E percolla miken deri ne godinen 19, aty ne qoshe e putha perseri dhe nje puthje ne rreze veshit e dija qe e donte :
-Te kam shpirt…
…Keto kujtime me zgjoi lulja e mikes time te larget emigrantes time te bukur”…
Tirane, me 13 Mars 2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.