9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Pirro Minella Millona

….” Valle a do ti binte ne duart e saj libri im…!!!”
….. Në lokal ishte qetësi, duke hedhur syte rrotull u ndal tek një Zonjë e bukur, e zhytyr në leximin e thellë të një libri.
Dukej, po e tërhiqte shumë, se e pasqyronte në fytyrën e saj, në lëvizjen e vetullave dhe sidomos të buzeve të saj, i kafshonte lehtë, lehtë…
Një ditë tjetër, kur ishte në ato ambjentet aty rrotull u kujtuaa për atë Zonjëzën e bukur. Vallë do ta rastiste përsëri. Kureshtja e shtyri në hyrjen e lokalit. Mbeti i habitur.
Ajo kishte ardhur përsëri, ishte ulur përsëri në po atë tavolinë po ashtu afër ngjitur, si atë dite. U ul dhe Ai
E njëjta gjë si edhe atë ditë qëndronte e ulur aq afër tij me sytë të pa ngritur, por të përqëndruar në leximin e rrjeshtave të atij libri.
E vështri në mënyrë tinzare, por jo Ajo ishte e harruar pas librit, duke e përpirë atë, shikimin e tij as që e ndjeu, nuk e shqetësoi. Ishte zhytyr në librin e saj si edhe atë ditë.
Nuk kishte pamje më të bukur se kjo femër duke lexuar atë libër, që as autorin nuk po e lexonte dot..,
Mendimi i parë që i lindi atij në ato çaste:
-Po nëqoftëse boton një libër si e kishtemenduar, a thua vallë libri i tij do të përfundonte në duart e saja!?
Imagjinata e tij u shty më tej. Sa bukur do të jetë që gishtat e saj aq të hollë të shfletojnë me rradhë fletët e librit te tij dhe Ai rastësisht të ishte ulur afër saj si sot po këtu në këtë bar kafe!?
Te ndjente si përkëledhte me gishtat e saj fletët e librit, duke i shfletuar ngadalë. Imagjinonte gishtat e saj mbi ato te tijat fletë të librit.
A ka përkëledhje më të ngrohtë, më të ëmbël për Ate, dhe për çdo autor !?
E mendoi si mund të ndihen autori i atij libri, që fletët e tij të përkëledhen nga gishtat e shumë Zonjave si kjo ngjitur me Ate.
E vuri re me vëmendje Zonjën e bukur, kur lagte gishtin e saj me ato buzë të kuqe flakë dhe një tjetër flete e kishte rradhën të shfletosej, më tej.
A thua do të ndjente dhe Ai lagështinë e gishtit të saj, edhe për një fletë të librit te tij të shfletuar!?
E vuri në mendime kjo Zonjë e bukur.
Sa dëshironte të ishte Ai aty brënda librit te tij, i mbështetur aty në prehërin e saj të ngrohtë. Kur Ajo të lexonte një pjesë erotike, sigurisht, që buzët e saj do ti kafshonte, si tani e eksituar dhe Ai të ndjente atë ndjesi të buzëve të saj të eksituara.
E çoi shumë larg kjo Zonjë e bukur. U kthye në realitet. Në atë sallë nuk kishte asnjë tjetër perveç Atij, qe hidhte këto shenime dhe Ajo, ngjiitur tij, që shfletonte me rradhë fletet e librit pa u shqetësuar nga vështrimi i tij ngulmues.
……Vendosi patjetër duhet ta botonte librin për ate fakt të thjeshtë se do të jetë një Zonjë tjeter e bukur, q[ do t[ lagë gishtat dhe do të vazhdojë shfletimin e fleteve…
Tiranë, më 4 Maj 2022.
“”””””””””””””””””””””””

…..” Kur e dashurova shume dhe e kuptova qe ai me dashuronte me fort, me thelle u detyrova te largohesha….!!!”
……U dashurova kur isha e re me nje mashkull, teper te bukur, por edhe teper fisnik.
Nuk mund te rrija dot pa te. Takimet tona ishin perrallore. Asgje nuk kam per te harruar kurre ato fluturimet, qe me conin ne qiellin e shtate. Me merrte ne duart e tij me ngrinte nga toka dhe une mbyllja syte dhe nuk doja te mbaronte kurre ky fluturim magjik, muzika e viteve tona ne ato momente.
Kjo vazhdoi, por kur u permenda nje dite e kuptova, qe realiteti mes meje dhe atij ishte teper i thelle, nje hendek qe nuk mund ta kaperxenim dot ne te dy.
Kishim prejardhje krejt ndryshe me njeri tjetrin dhe martesa ime me te do te ishte shkaterruese per te.
Por sidomos kur e ndjeva se me donte shume me teper dhe shume me fuqishem se une, u largova, pa e kthyer koken pas.
Ika ne mergim, ku jetoj akoma.
U ktheva njehere ne Tirane, isha ulur tek stolat para tek Parku “Rinia”, kur e pashe. Vetvetiu ndaloi, erdhi u afrua i ndrojtur koke ulur, por une e kisha vendosur, nuk desha te rihyja me ne jeten e tij. Per mua nuk kishte kthim prapa.
Nuk i fola, as ai, ngriu para meje. Qendroi per pak caste dhe duke tundur koken lehte, terhoqi kembet zvarre dhe u largua.
Pas disa vitesh, perseri u ndesha me te ne vendin e tij te punes dhe dilema per ta takuar ose jo me ne fund fitoi ajo ndjenje e fshehur aty brenda thelle ne shpirtin tim. Hyra tek zyra e tij.
E pashe. U dritherova. Ulur koken ne shkresat shtoi pa me pare fare ne sy, cfare problemi keni.
Une nuk fola, kur pas nje momenti ngre koken me pa dhe shtangu, nuk po u besonte syve.
U ngrit me po ate vrull si atehere qe me perfshinte ne krahet e tij, ne syte e te gjitheve , me perqafoi fort me puthi dhe me terhoqi prej dore dhe perfunduam ne lokalin aty ngjitur.
Sa mall, kujtuam tere ate kohe te shkurter por teper te bukur plot ritem…
Pas ketij hovi, shikuam njeri tjetrin ne sy, ishim po aq te dashuruar si atehere ne kulmin e moshes se rinise.
Qendruam shume kohe pa folur duke bluajtur secili mendimet e veta dhe pernjeheresh u ngritem.
Te dy kishim marre te njetin vendim.
Nuk i perkisnim me njeri tjetrit.
Une i perkisja jetes se larget atje ne mergim, qe eshte bere vendi im,
…..U ndame me shpresen qe te mos ta kohemi me kurre, por ta ruajme si thesarin me te bukur ate dashuri te paster te cilter.
Nga brenda lokalit ushtonte fuqishem muzika e xhazzit, qe te dy e adhuronim dikur……
Tiranë, më 3 Maj 2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.