…..Rrëfim rrëngjethës, arësyet e shumta, impenimet pa fund dhe befas një pshërëtimë.
Si të gjithe, në jetën që kam kaluar treni më ka lënë shpesh stacion më stacion. Ikte treni dhe une në stacion shikoja atë që ikte larg, sa më larg meje.
Shumë herë kam patur dhimbje dhe jam shkrehur në lot.
Ashtu e dëshpëruar kam marë gurët kilometrike dhe i kam hedhur larg me shpresën e humbur se do të prekja dikush, për tu kthyer tek unë. Ditët kalonin dhe në fund të ditës mendoja se edhe një ditë monotone ju shtua jetës time.
Kam ecur kuturu me shpresën se dikur do të ndodhte mrekullia.
Në momente dëshpërimi mendoja se Dashuria kishte humbur emrin e saj dhe për mua u shua çdo shpresë se një ditë do të ndodhte….
Mendoja shpesh, aty e strukur netëve të gjata se u shmangesha problemeve të shpirtit tim, por në fakt i kërkoja ato më tepër.
Fati im “i shkretë” më përndiqte çdo ditë.
Sa momente të trishta kam kaluar kur qaja edhe për gjërat më të vogla, pa peshë.
Sa dëshiroj që një ditë herët në mëngjes të bjerë edhe për mua fort zilja dhe të vëj në lëvizje energjitë e mia të brëndëshme të provokojë një uragan lumturie, që të arrije deri tek unë.
Të dëgjoj fort rrahjet e zemrës dhe të mbytem në lotë gëzimi.
Kjo zemër e ngratë që ligësia e dikujt dhe e kohës ku jetuam e kthehu në një gur të ftohtë, pa jetë, pa nerv.
Sa kam dëshirë të shpërthejë në ylberin e ngjyrave dhe në horizont të shfaqet njeriu që të më pushtojë të gjithën.
Të bëjë “ligjin” e shpirtit tek unë!!.
Sa dëshiroj që jeta të më buzëqeshë sërish dhe të vijë me shpejtësi drejt meje nga qielli i mbushur me yje në këto ditë tepër të freskëta të vjeshtës së tretë.
Dua që frymëmarja e tij të jetë gdhëndur në gjoksin tim dhe unë jam gati ta ndjek atë deri në ditën e fundit të jetës time.
….Pikërisht në këto momente unë mund t’i them vetes:
Erdhi koha të braktis këtë stacion të errët ku kam vegjetuar për vite me rradhë të bërtas me tërë forcën e mushkërive të mia:
“Kam hipur në trenin e duhur të jetës time…!!!”