17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Pirro Minella Millona

… “E puthura ne shi, brenda ne mushamane e makines…”!!!
….Ishim ne fshat me pushimet e beharit. E kalonim shume mire duke shkuar neper kallojane, ku edhe hanim shume fruta qe kishte me shumice kudo. Ishte stine e begate. ishte vjeshte e arte dhe fshati yne njihej per keto prodhime. Mbasdite dilnim poshte tek lokali dhe blinim dicka ose luanim futboll te ndare ne dy skuadra “Partizani” e “Dinamo”.Mbaj mend qe ishte muaji gusht dhe organizohej olimpiada e kooperativave bujqesore. Une luaja ne futboll si portier i fshatit dhe ne volejboll se kam qene shume ngrites i mire i topit dhe prites ne vijen e dyte.Shkuam ne Permet zhvilluam lojen e volejbollit dhe ne mbremje me makinen e kooperatives me Nasho Bidiken me “zisin” me targe Pr 93 60, po ktheheshim per ne fshat.Ishte kohe me pak shi si shi behari. Nashua shoferi hapi mushamane dhe ne u rrasem brenda saj. Rruga nuk ishte e shtruar me asfalt dhe kishte shume tronditje nga gropat .Arrita ne fillim te karrocerise me nje dore u kapa aty dhe po rrija para meje ngjitur ishin dy femra te reja ne moshe besoj rreth 16 ose 18 vjecare qe ishin edhe ato pjesmarrese ne olimpiade.Ne nje moment nje nga ato gocat kthye nga une dhe nga tronditja u afruam shume afer me njeri tjetrin fytyra e saj ishte tek fytyra ime. I shquaja vetem syte. E putha ne buze ne moment dhe ajo nuk kundershtoi.Vazhdoi vetem disa sekonda dhe u ndame. E puthur teper e cilter , e paster, e brishte, si vete ne te dy te rinj te pastervitur. Besoj ajo u skuq shume ne fytyre dhe trupin ja pershkoi nje dritherime. Nuk folem me, por secili nga ne e perjetonte bukur ate. Ajo zbriti ne vendin ku ishte shtegu per ne Zhepe. U zhduk ne erresire.
……Pas disa ditesh isha para dyqaneve te fshatit kur shikoj qe drejt meje po vinin dy goca te reja. Njera nga ato me shikonte me ngulm ne sy. Nuk u vura rendesi. Ato hyne ne dyqan dhe dolen pas pak.U ndesha me to perballe Ajo me buzeqeshi dhe atehere me erdhi ndermend kush ishte ajo Ishte goca e mbremjes me shi e puthjes se embel.Po rrinim perballe njeri tjetrit. Une si me i guximshmi dhe si djale qyteti i zgjat doren dhe i flas.E pashe me vemendje ishte femer ne lulezim e siper me floke te zeza me onde te hedhura menjane e veshur me pantallona doku te zeza, kemishe te bardhe me menge te shkurtera, syte i kishte te zi me bisht. Kishin blere disa gjera ne dyqanet e fshatit tek Teka, ushqime dhe do te merrte rrugen per tu kthyer ne fshatin e saj. E shoqerova deri tek pasarela ne fund te fushes, tek stalla e lopeve te kooperatives . Beme pak fare pak bisede. Secili ishte kthyer ne emocionet e veta.
…Kur erdhi koha te ndahesha i shtrengova fort doren me pershendeti me dore dhe prita deri sa silueta e saj u zhduk ne Horizont…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.