14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Pirro Minella Millona

….”Nuk e harroj ate te merkure 29 qershor 1988, Elona ime, kurre..”!!!
…Ishim ne mbledhjen e Keshillit Teknik te Uzines Nikel-Kobaltit, disktoheshin shifrat e projekt-planit te viti 1989. Uzina jone ishte e nje rendesie te vecante dhe perfshihen ne bilancin valutor te Republikes, per shkak te prodhimit te Nikelit te paster me treg shitje ne Europe, afro 50 milion dollare. Mbrojta materialin e pergatitur ne emer te sektorit te ekonimisteve si plan dhe finance. Te deleguar ishin Dyl Xhaja dhe Spiro tezha. Elonen e kisha pak pa qejf dhe i beja serume. Doktoret kishin sugjeruar edhe plazme here pas here. Ate dite e shoqeruan Dola dhe Nenokja ime qe nuk ju nda femijeve te mi asnje cast. E porosita Dolen mos ti hidhnin plazme ate dite se nuk isha une.. Zakonisht serumin e mbaronim rreth ores 9.30 dhe ktheheshim ne pune te dy. Ora po shkonte 10. Asnje lajm nga Dola. Nuk po me mbante vendi. Ne fund te barkut fillova te kisha nje boshllek. U bera qull ne djerse. Dyli me pa qe isha zverdfhur shume dhe me thote me dashamiresi : -Pirro, dil freskohu pak se nuk je mire. Dola dhe me vrap hypi katin e dyte ne dispeceri. Lidhme me punen e Doles, nuk kishte vajtur. Marrim spitalin asnje lajm nuk me thane . E ndjeva, prindi e parandjen gjemen. U leshova poshte dhe me vrap u nisa ne kembe per ne spital. Dispeceria hyn ne mbledhje dhe i thote ne vesh Drejtorit. Del dhe me nis nje “Volvo” makine te parkut te delegacioneve ne sherbim te specialisteve gjermane. Me arrin pa vajtur tek Uzina 12. Nisem dhe per pese minuta arrij tek spitali i femijeve. Asnje shenje.Lajmeroj tek porta dhe pas pak zbret doktoresha dylle e verdhe dhe e lotuar. Me perqafon dhe e kuptova, Elonen nuk e kisha me. Zoti e perfshiu ne gjirin e vet. Vetem dridhesha, lotet me kishin firuar. U mbeshteta tek pema aty dhe mora koken ne mes te duarve te mia. U mpiva krejt. Dikush me rrahu pak supin. I perhumbur hap pak syte, para meje Doktor Zhusti, i morgut. Shok me babain tim se venin per gjah te dy. Me kapi prej krahu beme disa hapa. -Shko ne shtepi sa ta pergatisim Elonen ta bejme edhe me te bukur dhe do ta sjell une. Ki besim tek une. E pashe thelle ne sy. Atehere u permenda plotesisht. Ju luta ta shikoja Elonen time. Nuk me lejoi. Dikush me kapi prej krahu dhe me hipi ne nje makine. Arritem me shtepi.Dera e jashte e hapur, njerez qarje, rremuje. Nenokja me Dolen ishin tek dhoma jone. Te tre u perqafuam me njeri tjetrin dhe u shkrehem ne vaj ne ngasherime para krevatit bosh te engjellit tone. Asnje nuk merrte guximin te thoshte nje fjale. Vone shume vone u gjenda ne vendin per te pritur ngushellimet per Elonen. Nuk mbaj mend asgje. As kur me afronin ndonje gote me uje per te me freskuar, as kur me merrnin prej krahu dhe me hidhnin uje syve e faqeve te vija ne vete. ….Vetem nje gje e kisha te qarte qe Elonen ne darke nuk do ta kisha aty buze krevatit tim, engjellin tim te bukur, mrekulline time, buzeqeshjen time, jeten time, frymemarjen time…….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.