2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Pirro Minella Millona

..” Pasioni i vjeter, perballe llogjikes se ftohte…”!!!
…E prisja perballjen me miken time. Me pushime ne qytetin e saj bregdetar. Cdo dite me ore e pa ore, biseda te pafundme. Gjendja shpirterore e rregulluar ne maksimum. Nje mbremje vone para se te me thoshte naten e mire me ze te dritheruar me tha vetem dy fjale: -Neser ne oren 12 te pres tek “7 xhuxhat”. E lashe celularin mbi tavoline dhe rashe ne mendime. Gjerat kishin ardhur ne nje pike vdekje. Per mua me llogjike te ftohte nuk kishte me kthim prapa. Ishte shkaterrim i gjithshkaje. I jeteve tona, i familjeve tona te mrekullueshme dhe te vuajtjeve pa fund, do te na ndiqnin deri ne fund te jeteve tona. Vone shume vone me zuri gjumi. Kisha perpunuar tere planin e mundshem, per te arritur te mos rrezikonim te dy. E njihja shume mire tipin, karakterin, pasionin dhe vullnetin e saj. Ne oren e caktuar tek “7 Xhuxhat” shquajta silueten e saj, me mbesen bionden me kacurrelat e pambindur, Zbrita u takuam, u perqafuam te dy me mall, u puthem te dy fort gjate, harruam mbesen. Shkeputem dhe e puth mbesen ne balle. Me shtrengoi doren dhe me pa me sy lutes. Ata sy thonin, te lutem, ti e ke ne dore. Mos, kam besim tek ty. Ja shtrengova doren, i hapa deren mikes, u ktheva dhe i thashe mbese me ze te ulet: -Ki besim tek une, nuk do ta perdhos dashurine tone. U lehtesua dhe me force me perqafoi dhe e perlotur me tha: -Te kam shume xhan, te lutem. Drekuam ne nje lokal ne Sauk, me nje lulishte teper te bukur. U pozicionuam ne fund ne nje tavolne te rrethuar me peme dekorative.Te dy afer njeri tjetrit. Pas 27 viteve. Mbeshteti koken tek gjoksi im dhe heshtem te dy. I perkeledhja floket, e puthja lehte tek qafa e saj, befas ngriti koken me vrul me pa ne sy dhe me puthi ne buze. Te dy te dehur, zgjati as vete nuk e di vetem u permenden nga prania e kamarierit. Beme porosi. Me pa perseri ne sy dhe kemishes time te bardhe i ishte zberthyer nje komce, Me duart qe i dridheshin e mbertheu komcen me perkeledhi barkun dhe tha: -Mall, dashuri, lot, pasion, tere kjo jete pa ty. Kujtuam shume, teper shume. Kaloi kohe. U kujtova dhe i marr numrin e celularit te mbeses dhe i bej zile. E dija qe priste e merakosur aty tek “7 Xhuxhat”ajo ishte kthyer ne xhuxhin e tete. Perseri u ktheva nga mikja dhe duhej une ta drejtoja biseden aq te koklavitur: – Ishte koha e jone e perbashket, kurse sot kete kohe e kemi ndare me te dashurit tane me familjet tona. Nuk duhet te na rrembeje pasioni, se jam i bindur se do te shkaterrojme jetet e te dy familjeve tona te mrekullueshme. Le ta leme ate kohe ta kujtojme me mall e dashuri. Nuk mund te kthehemi me ne shtratin e vjeter. I kisha kapur te dy durt e saj dhe i vura tek zemra ime. Lote te nxehte na rridhnin te dyve, lote gezimi, trishtimi, lote lamtumire, lote per te shtruar rrugen ne vazhdim te te dy familjeve tona. Psheretiu thelle, tundi koken : -Po, tha ke te drejte nuk e kthejme dot ate kohe ne ate pike, qe e shkeputem ate dite vjeshte ne takimin tone te fundit tek Parku “Rinia: ne qytetim tim prane, asaj statuje te bardhe dhe perseri koka e saj u var ne gjoksin tim… ….U kthyem, ndalova, i hapa deren, zbriti. U puthem gjate, u shkeputa, takova mbesen dhe syte tane folem, u qetesuan syte e saj por nuk e mbajti dot ata dy pika lote. Me perqafoi fort me puthi dhe peshperiti: -E rilinde, e permende. I bekuar qofsh per jete…….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.