31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Pirro Minella Millona

 

DEDIKUAR NJE “SOKOLESHE” TE DITEVE TONA !!!
.. ” Ti je “Sokoleshe” edhe kesaj here do te triumfosh…”!!!
…E prisja ta takoja, se kishim komunikuar shume ne rrjet, por desha ti degjoja zerin, ti shikoja syte e saj. Dhe nje mengjes me ben zile dhe pasi me uroi miremengjes, me tha se ishte e lire te pinim nje kafe te dy. E lashe aty afer pallatit tim, ne nje lokal te mire, por edhe te qete. E gjeta aty. Ishte me e bukur se sa ishte ne fotot e saj ne rrjet. U perqafuam fort, i kam thene se je “motra” e vogel. U rehatuam ne kolltuk. E pashe me vemendje, nje fytyre teper e bukur, por sic me ka thene edhe ne “tiger” kthehej kur behej fjale per familjen e saj. E dija qe ka nje histori teper te dhemshur, te trishtueshme shume,deri ne kufijte e te paimamgjinueshmes.
U rrita nje femi i bukur e perkeledhur nga te gjithe, por harrova se po rritesha, vetja me dukej akoma nje femije e llastuar. Por nuk e gezova as adoloshencen, kurse sot them, se te gjitha etapat e jetes timne jane djegur. Rroj vetem per femijet e mi.
Kur isha 16 vjec me ndodhi tragjedia e jetes time.Nuk e di si perfundova ne ate qytet larg qytetit tim. Kur u permenda e ndjeva, qe isha perdhunuar shtazerisht. As fryme nuk merrja dot, asgje.Me mbajten te mbyllur ne ate dhome disa dite. Famija ime erdhi dhe per ta mbyllur si ngjarje te tmerrshme, u detyrova te martohem me perdhunuesin. Tmerret ti tregoj dheut kur te futem ne te. Nuk kisha rruge tjeter une isha “pengu” i familjes time, ne rast te kundert do te zhduknin tere familjen time. Edhe sot te turbullta i kam aresyet.
Nuk durova dot dhe pasi u hapen kufijte erdha ne emigrim. Me dy cuna “kerthi”. Kam punuar dhe 12 ore ne dite ne kembe per ata vocerrake, qe me prisnin si zogjte me sqep hapur qe ti ushqeje nena e tyre. Kalova vite teper te renda. Por u bera edhe burre, se grua nuk u bera asnjehere.
Ajo rrefente dhe te dyve lot na rreshqsin nga syte tane, koken e kishte vene ne supin tim, une e kisha perqafuar dhe ashtu ndenjem gjate, aty kisha “Sokoleshen” e heshtur te diteve tona.
Pasi e mblodhem veten te dy, filluam te diskutojme per shume probleme te jetes. Ajo ka nje shpirt te bukur poetik. Tregimet e saj jane magjepse, nuk e lane te lulezonte.
Kurse sot ajo dergjet e semure, ne shtrat nga trajtimi shtazarak qe i ka bere trupit te saj.
…Jo, “Motra” ime edhe kete sfide te jetes tone ti ke forca ta perballosh, une te njoh ate zjarr, qe ke perbrenda shpirti tend. Mos e lesho veten, do te behesh mire e kemi lene ne behar do te vij une ne qytetin tend te me presesh si zonje e bukur shtepie. Mos harro se se shpejti do te behesh gjyshe dhe gjyshe teper e bukur. Ti je zambak i bardhe
E di qe do te shkrehesh ne lote, ben mire nxirre tere dufin nga shpirti yt dhe pastaj lufte kunder kesaj “Kolere te Perbotshme” qe na eshte ngjitur dhe nuk na leshon…..Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
…” Natali, po emrin tend, do ti ve mbeses time te te perjetesoj edhe ty mikja ime …”!!!
…Na ndau largesia, mikja ime, por dashurine qe kam per ty nuk na e largojne dot. Po e vertete edhe une jam dakort, qe mbesa ime po qe se me lejojne do ti ve emrin tend Natali !
Te te perjetesoj Natali. E meriton mikja ime, aq e mire, aq me vlere. U njohem ne kohe te veshtire, thame shume kerkuam pak nuk realizuam asgje. Kjo qenka e thene per ne te dy. Fatit nuk i shpeton dot. Por tiparet e tua i ruaj thelle ne kasaforten e shpirit tim. Aty nuk e rreh as tufani i acarte as poshtersia e njerezeve qe na ndane ne te dy.
Aty jemi ne te dy. Ajo fytyre fisnike, pak e hequr, me nje buzeqeshje te holle, dhe me syte qe te shkelqejne aq shume.
I njoha syte e tu, ata sy dhe sa fort u dashurova me ata sy. Vetem une e zoti e di. Syte e tu te bukur kishin magjine brenda tyre per mua, kishin aq zjarr e mall per mua. Nuk harroj veshtrimin e tyre, te atyre syve te tu aq te thelle dhe aq te pakuptuar kurre nga une. Sa here ndjeja veshtrimin e syve te tu, aq here ndihesha ndryshe me i kompletuar dhe ngrohtesi brenda meje merrja.. Ata sy mbeten ne shpirtin tim dhe nuk mund ti shkul, aq rrenje kishin hedhur.
Ne veshtrimin e pakuptimte, zbulova jeten tende deri ne qelizen me te hollesishme, ne ata syte e tu zbulova ate pasionin e perveluar per pak dashuri, por ndjeva dhe pikellimin e thelle qe kane ata sy, ate pikellim qe nuk e ka askush tjeter, vetem syte e tu e shprehin .
Ata sy here me shikonin rende nen qepallat e renduara, here syte e tu ishin teper te madherishem aq sa une ngelja pa marre fryme.
Por syte e tu kishin brenda dhe vuajtjen tende fatale, ate te dashurise tone te humbur.
Syte e tu kudo me kane shoqeruar dhe une i shikoja e rrija i perhumbur brenda tyre, shume here mahnitesha nga ata sy.
Natali, sa here kam veshtruar syte e tu aq here kam ndjere tronditje te thellei ne shpirtin tim.
I adhuroj aq shume syte e tu sa eshte e pa mundur mos te derdhe lote te nxehte per ta….
A mundet valle mbesa ime te kete syte e tu Natali..?!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.