…Pas mbi tridhjet vitesh, me floket e zbardhur, si debora dhe ne pjesen me te madhe te rene, Erdhi erdhi ne qytetin ku ishin njohur, me Ate, dashurine e pare, pershkoi trotuarin, u mbajt pas nje parvazi te nje dyqani dhe me vete peshperiti me ze te mekur:
-Ketu e pashe ate dite per here te pare, ne kete shesh ku hypnim ne autobuzet per te shkuar ne vendin e pune, ketu kur Ajo e veshur me ato rroba bluxhinsi te thjeshte, ashtu e shkathet me hapat e nxituar, arriti para meje tek dera e autobuzit dhe u ndeshem afer njeri tjetrit. I leshoi rrugen, dhe pasi hypi dhe u ngjend rastesisht afer saj.
E mbante mend kur kthehu koken e pa me nje fare dyshimi, por nuk foli as ajo, as ai.
Zbriten te dy ne stacion, hyne te dy tek porta e madhe, Ajo eci para tij me ato floke me onde dhe kthehu per nje moment koken per ta pare, qe edhe ai apo e veshtronte apo jo.
Eci me hap te lehte dhe u kthye per ne vendin e saj te punes. E ndoqi me sy, por edhe ajo e ndoqi deri sa Ai u zhduk ne rremujen e ndrimit te turneve. Ishte pika e tyre, e pare e perbashket.
Edhe here te tjera si rastesisht, Ajo vinte nga Lagjia e vet, kurse Ai kishte ate stacion autobuzi me afer dhe takoheshin tek sheshi, para postes tek pallati i sportit. Po ashtu ne heshtje hypnin ne autobuz dhe po ashtu “rastesisht” ishin aq afer me njeri tjetrin, aq sa ndjenin frymemarjen e shpeshte te tyre.
Perseri ndiqnin njeri tjetrin ne distance. Perseri kryqezime te ndara dhe perseri bashkime diku ne kthim.
Ai e ndjente veshtrimin e saj dhe merrte embelsine e ketij veshtrimi.
Dhe sot Ai e ndjen ate veshtrim te asaj nentembedhjete vjecare, ashtu ka mbetur Ajo per Ate, vitet kane ikur per te dy, por ajo ka mbetur e fresket ne kujtesen e tij.
Keto kujtoi keto dite Ai i kthyer ne kete qytet, atje duke zbritur ne sheshin e dikurshem plot zhurme te qytetit nga punetoret.
Per habi veshtroi rreth e rrotull, shume vajza te bukura kishte, por si Ajo nuk pa gjekundi, nuk i shembellente asnje…
U ul ne po ate vend ku e priste ashtu ne heshtje me koken kthyer …
Gjithshka ka ndryshuar, por kujtimet kane mbetur po ato te fresketa plot jete plot shprese se nje dite do te vije Ajo, e di shpreson, qe do te vije dhe do e presin njeri tjetrin kush te arrije i pari.
Në cdo stine e kerkonte, ne cdo stine e gjeti, sa here kishte dite me diell, por edhe ne netet e erreta, pranda ai gjithmone e ka dashur shiu, boren, por edhe diellin dhe ishte i dashuruar me detin, fliste me ta por jo te gjitheve ua tregoja sekretin e tij.
Psheretiu thelle:
“Historia jone e perbashket na ka thirrur sot ne kete shesh xhirimi…!!!”