…..Si eshte kjo bote. Fillon nga nje vogelueshe dhe ne rrugetimin e saj behet dikush qe edhe nje qe e njeh sadopak ndihet krenar. Se pikerisht ajo vogelueshe eshte shdruar ne nje aset te pacmuar…
Kam patur nje komshi nje burre te shtruar, te qete, qe sa here ndeshesha tek e perpjeta e pallatit tim per te dale ne rrugen kryesore qendronte njehere merrte pak fryme dhe e shoqeruar nga mbesa, nje vogelushe teper e kendshme dhe e dashur, vazhdonte rrugen.
Disa here jam ndeshur me Rustemin para pallatit tim me mbesken e bukur te voglen Miriam. Nje camarroke, nje engjell, qe me vone o zot cfare mrekullie do te behej. Nje shembul per te gjithe. E mbaj mend qe disa here e kam perkeledhur ne faqet e saj te njoma dhe me pak naze, i kam rrembyer edhe ndonje puthje si nje embelsire qe ishte.
Bisedonim me Rustemin per problemet e perditshme dhe pastaj vazhdonte rrugen dhe une rrugen time.
Per here te pare Miriamin te rritur te formuar dhe te plotesuar si nje kengetare e bukur e kam ndjekur mbase para 15 viteve. Ne fillim e degjova emrin, por nuk po beja dot lidhjen me vogelushen, qe ja dija mire ato huqet e ledhatimet si nje femije.
Por jo nuk kisha gabuar ajo ishte Miriam Cani e plote me tere hijeshine e saj me tere vokalin e bukur si kengetare.
Si lindin mrekullite e te nesermes aty ne gjirin tone ne heshtje dhe vetem kur shikon, qe shperthejne me tere hovin e vitalitetin e tyre dhe rrezatojne per dite e dhe me shume.
….Nje amanet Alban ashtu ne krahe ta mbash me pekule “vogelushen” tone…..