…..Shpesh duke bere ato shetitjet ne Parkun e Madh te Liqenit, ulem shlodhem, meditoj por edhe vezhgoj.
Sa shume dedikime ka ne stolat e Parkut.

-Nje mbishkrim i thjeshte fsheh nje jete njerezore, fsheh nje deshire te pashprehur.
” Ne kujtim te Jasemin Zholaj, qe i donte pemet dhe parkun”
Sa bukur me kaq perfyteroj Zotnine duke ecur rrugeve te Parkut ne shoqerine e pemeve te gjelberimit pa fund, te Parkut aq te dashur per te gjithe.
-Me terhoqi vemendjen nje dedikim tjeter ne stolin e Parkut, U ula dhe e lexova me vemendje: “Kujtime per me te shtrejnten time, nenen Xhevrije Cenga, ne vendin e saj te preferuar. Nga e bija Rukija”
Sa bukur ketu jam ulur edhe une ne vendin e nene Xhevrijes, e imagjinoj nje zonje fisnike me thinjat qe tregojne rrugetimin e saj ne jete. Sa mire e bija e perjetesoi kujtimin e nene Xhevries.
Cohem dhe ngadale eci, por degjoj nje ze te brendeshem: ” Eja shlodhu dhe ne stolin tim “.
-Nuk e perballova dot dyzimin dhe u ula ne stolin me dedikimin:
“Per te shtrenjtin tone , babain, bashkeshortin dhe gjyshin e mrekulleshem Mitat Coadari”
Sa bukur jane permbledhur te gjitha, por une do te theksoja, per gjyshin e mrekullushem, kush nuk behet gjysh i mrekullushem kur ka per dore “mjaltin e mjaltit” ate vazhdimesine e genit te tij…..
I mora “leje” gjysh Mitattin.
-Pak me tutje me prisnin ne stol cifti simpatik ” Tefta e Tomorr Gjergjani”
U rehatova dhe lexova me endje dedikimin per ta:
” Per gjysheri Tefta & Tomorr Gjergjani, qe na memsuan se familja kalon cdo veshtiresi. Mirenjohje nga niperit e mbesat”
Sa embel me erdhi ky dedikim, nga “niperit dhe mbesat”, jam i bindur se nje dite do ti njoh dhe tu thurr nje skce per gjysherit e tyre Nenoken Tefta dhe Babushin Tomorr”.
…….Ehhhh, sa mall ka ne keto dedikime, sa ndjenja, sa mirenjohje. Kjo eshte ajo qe duhet te leme ne kete bote, asgje nuk marrim me vete vetem te leme emrin dhe jehonen e nje emri te mire……