16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Pirro Minella Millona

….”Ne vazhdimin e rrugetimit te te madhit Lefter Cipes…!!!” …E kisha lene me “Vajzen e Valeve”, keshtu e therras Parashqevine e vogel ne trup, bija e te madhit Lefter Cipes. U takuam ne lokal afer punes se saj per te mos ta penguar. Njihemi prej vitesh me Parashqevine. Shume kohe me pare kur isha Audit ne KESH dhe e kisha takuar ne ambjentet e Zones Elerktrike Tirane. Por sot takimi me te eshte krejt i vecante, mallengjyes per te hedhur ne leter grimca jete te te madhit Lefter. -Faleminderit “Vajza e Valeve” qe e “thyhet” orarin e punes dhe erdhet per te me dhenen ndjesite per te madhin Lefter. Por besoj kaq kam te drejte si ish punonjes edhe une i KESH-it. Nuk ka besoj shqiptar qe te mos ta kete njohur Babain tuaj te madhin Lefter. Por une dua disa detaje, ti e di qe mua ato me pelqejne. -Ne njihemi te dy Pirro, edhe atehere keshtu te mbaj mend te qeshur, teper i sjellshem, sa ne pavareisht se Auditit ka “hije” te rende, qysh ne kontaktin e pare me Ju, na kriojhej pershtypja e nje njeriu teper komunkues dhe tolerant. -Faleminderit qe me kerkuar te shprehem dicka per Babin tim, Lefterin. Nuk eshte ulur aspak dhembja e madhe qe kam , per mungesen e tij, por ndihem krenare qe jeta dhe veprimtaria e babit tim eshte be mbushur plot me jete dhe kkrijimtari. Une do te them nje detaj: Ne gusht te dymije e nentembedhjetes, isha pjesmarrese ne nje festival folklorik boeror ne Gannat te Frances, me ansamblin “Miqesia”. Une isha me flaut ne orkester. Naten e pare pasi mbaruam festivalin, na mblodhi Drejtoresha e Festivalit dhe na kerkoi ansamblit tone, te kishim nje program me te gjate dhe nje kenge polifonike. Atehere une, ja marr kenges polifonike, pasi ishin hapat e pare, une sa kisha filluar te kendoja polifoni. Kisha dy pjese me flaut, nje popullore, me variacione nga bregu dhe tjetra, nga muzika e filmit “Lule Velo Partizani”, pasi tingellonte shume bukur ne flaut. Keshtu, qe u vendosen kenga dhe muzika e filmit “Lule Velo Partizani”. Naten e dyte e hapja une koncertin me flaut. Pasi tingelloi aq bukur, ne fund, kur mbarova, vjen Drejtoresha e Festivalit dhe thote: -E shikoni kete zonje, qe na ngrohu me flautin e saj te ngrohte, eshte hera e pare, qe ne kete festival me vijne dy breza nga nje familje. Fiks para tridhjete vjetesh, po ne kete skene, kishte qene babai me grupin e Pilurit. Kur une u ktheva dhe ja tregova babait, ai u lumturua thelle ne shpirt. Kur me degjoi dhe kengen polifonike, ai nuk e besonte qe isha une. -Babai juaj edhe ne spital qe ishte shtruar lumturohej per kengen polifonike qe ishte ushqimi i tij shpirteror. Besoj e ka lene ndonje “amanet” qe nuk ka arritur dot ta beje dhe jua la Ju ta plotesoni?? – E vertete po te them dicka. Kur ishim ne reaminacion, kur ishte me mire, ai lumturohej per kengen. Duke folur per grupet hidhem dhe i them une: -Me ka mbetur ne mendje harmonia e grupit te vajzave te Dhermiut te asaj kohe. Ai me thote: Une do behem me mire, por a me gjen dot gra dhe vajza nga bregdeti, te formojme nje grup, ku ti shoqerosh ti me flaut, me cule dyare, pasi une e kam mesuar, se do bejme nje grup shume te mire. Dhe une ju futa punes dhe vertet i gjeta grate dhe vajzat im ate, Lefteri me pyeste gjithmone, a i gjete? Kur une i thashe, qe po i gjeta, ai u lumturua, por i mbeti endrra ne mes, por do tja realizoj une, gjallë a vdekur. Ky eshte “amanet” per mua. Mezi priste ta shifte ate grup vajzash dhe grash nga bregdeti me repertorin e tyre. Une zotohem solemnisht se do tja plotesoj “amanetin e tij”. -Ditet e fundit te Lefterit besoj te kane mbetur ne kujtese? -Nje jave para, se te mbyllte syte, shkova une dhe ndenja nje jave, pasi e kishim bere me rradhe me vellezerit. Sa me pa mua, sikur pa vete Perendine. Kishte njezet e pese dite, qe nuk hante ushqim, vetem lengje pinte. Me pyet mua, pasi kishte shume besim tek une: -A me ka ngelur ndonje cike fytyre? Dhe une i pergjigjem: -Ti je si nata me dite. Neser do jete dite e mire, do te cohemi do te vishemi dhe do te dalim jashte. Ai morri shume kurajo. U ngritem, i thencin, pasi ai nuk fjeti fare, u lame, veshem kostumin, kapele, kollaron, pallton dhe avash avash dolem jashte. Ishte nje dite, me e bukur nuk kishte. U ul ne karrige, aty ku ulej gjithmone ne veranten e shkelqyer me pamje nga deti dhe nga Mali, beme muhabet gjere e gjate. Me thote: -Kisha menduar, qe nuk do ta shihja driten e diellit. Dhe une nuk pertoj ti përgjigjem: -Une Kaci do te merrja dhe do te nxirrja jashte. Erdhi dhe vellai i tij i vogël dhe dajua i tij, pasi e donte shume. Hengri dhe ushqim aty jashte dhe me ne fund me tha: -Merr bllokun dhe hajde shkruaj. Ishin dy poezite e tij te fundit, nje kushtuar per Shqiperine dhe nje per djeme. Ndenji gjithe diten, me tha -Rrofsh moj vajze, se u kenaqa sot. Ne darke hyme brenda. Ky ishte takimi i fundit me te dhe dalja jashte e fundit e tij. …..Heshti “Vajza e Valeve” e menduar, mne syte qe i ndriten nga loti i mallimit per babain e saj Lefterin e madh te kenges polifonike. U ngritem dhe pasi e percolla afer vendit te punes u perqafuam te dy fort, me besimin se eshte vetem fillimi i pershkimit te kujtimeve per Lefter Cipen e pavdekshem…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.