7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Mars 2026

 Piter Panët e politikës

Nga Stiljan DEDJA

 

Piter Panët e politikës

Është fatkeqsi për kombin Shqiptar, që në të gjitha kohërat  atë e  kanë drejtuar, në formën e tij më të keqe të mundëshme, njerëz jashtzakonisht të papërgjegjshëm. Ata gjithmonë kanë parë interest e tyre personale, familjare dhe fisnore dhe shumë pak ose aspak kanë menduar të kontribojnë për formimin e një shteti të fortë dhe demokratik shqiptar. Në çdo kohë ai të mbronte interesin e kombit  të vet dhe jo të përulej  dhe  servilosej fuqive grabitqarë të kohës . Dëshira për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, i ka bërë ata të mos mbrojnë fort interesin e vëndit të tyre, por ti shesin ato si plaçkë tregu, bile në disa raste të turpëshme të shesin edhe territore të shtetit të tyre dhe të gjithë Shqipërisë. Edhe në të kaluarën jo të largët por edhe sot politikanët tanë asnjëherë nuk janë rritur dhe bërë burra shteti të vërtetë, por gjithmonë kanë ngelur të vegjël në mendime, në drejtim dhe në karakter, ata kanë ngelur Piter Panët e sotëm të politikës. Ata shtetin e shohin si lodër dhe trojet shqiptare si favore, ku mund të shesin dhe të blejnë. Njerëzit  i shohin si vasalë  dhe mjete për të realizuar qëllimet e tyre të mbrapshta.Ata janë janë njerëz të djallëzuar dhe pa shpirt, ku në çdo moment dhe në çdo kohë mund të tallen dhe mund të drejtojnë si të duan këtë vend të begatë. Ata nuk duan të “rriten” dhe të marrin përgjegjësi si burra shteti. Ata duan të ngelen në adolishencën e tyre dhe në papërgjegjshmëri , në kalamanllëqet e tyre, të merren me lodrat e tyre të dikurëshme. Tani që ata janë në krye të shtetit duhet ta kuptojnë se nuk mund ti marrin gjërat lehtë dhe pa seriozitetin e duhur. Shteti kërkon njerëz të rritur në frymë dhe në përgjegjësi, kërkon atdhetarë njerëz këmbëngulës dhe të zgjuar,politikanë të zot që të mbrojnë fort interest kombëtare. Shteti shqiptar dhe parlamenti ynë ligjvënës kërkon njerëz të ndershëm dhe profesionistë të shkolluar dhe të përgjegjshëm ,të drejtë në çdo vendim që marrin dhe jo njerëz mashtrues,me diploma false,pa integritet , interesaxhinj, njerëz të inkriminuar dhe falsifikatorë,  të dënuar për drogë apo armbajtje pa leje. “Sindroma” e tyre për të “mos u rritur” dhe për të mos ndryshuar, është një “fenomen i rrezikshëm” i politikës Shqiptare dhe i shtetit shqiptar. Kta njerëz do të përballen me politikan dhe interesa të shteteve fqinje .Ata nuk mund të jenë burra të vegjël dhe pa integritet. Sot në Shqipëri lipsen të drejtojnë njerëz të kualifikuar njerëz me profil dhe moral të lartë  dhe jo njerëz që futen në parlament sepse kanë para dhe nuk kanë asnjë lloj bagazhi arsimor dhe profesional. Ligjet shqiptare duhet të kenë një rrjetë që të kapë jo vetëm mizat e vogla por edhe Buallët e mëdhenj.Dekriminalizimi i politikës shqiptare, nuk rezultoi nje mjet efikas për kapjen e personave të kriminalizuar dhe me rekorde kriminale . Ajo më shumë shërbeu si mjet propogande, si gjithmonë nga politika për konsum politik të jashtëm dhe të mbrendshëm të partive politike në parlamen.Piter Panët e politikës shqiptare po përpiqen përsëri për ta kaluar me sukses në favor të tyre edhe këtë fushatë zgjedhjesh që po vine, duke anash kaluar edhe kontrollit  të gjithanshëm të çdo kandidati për deputet në kuvendin e shqipërisë . Besoj disa prej tyre besoj se do tja arrijnë qëllimit të tyre si përhera, pasi ata kanë përvojën e duhur për ta bërë këtë gjë si dhe aftësinë për të manipuluar dhe kompromentuar çdo drejtues partie, që do të përcaktojë personat pretendentë për kandidatë.Shqipëria duhet të ecë përpara dhe të arrijë shoqet e saja në ballkan dhe në europë, për këtë arsye ajo duhet të largojë nga drejtimi shtetëror dhe parlamentar Piter Paneët e politikës, të cilët patën kohë “për tu rritur” për të marrë drejtimin e shtetit dhe për të marrë përgjegjesi drejtuese në shtet dhe kudo, por ata janë dembelë, të paaftë, të korruptuar.Rob të mafias, sharlatanë dhe njerëz pa moral.Zhgënjimi është kthyer në akuzë. Ata nuk mund të rriten, prandaj ka ardhur koha që ata duhet të largohen nga drejtimet kryesore të vendit dhe pjesmarrjes së tyre në parlament. Noli në fjalimin e mbajtur në parlamentin e shqipërisë më 1924, që tingëllon aktual edhe sot, do të shprehej :” Herodoti na tregon se në betejën Navale të Selaminës, një Athenian kapi një anie persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ia prenë: atëhere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; atëhere e kapi me dhëmbë dhe se lëshoi, gjersa ia prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti do t’i shikonte që kolltugofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë Greke.Që ti ç’qitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duar e kokën por dhe këmbët dhe trupin..”  Sot vendin e tyre duhet ta zënë njerëz të aftë të shkolluar dhe të përgjegjshëm, për detyrat që duhet të marrin.Populli shqiptar duhet të votojë vetëm njerëzit e duhur . Kta njerëz e kanë lodhur ktë popull deri në fund.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.