U organizua sot festa “Xhubleta shqiptare në UNESCO” në bashkëpunim dhe me Shoqaten “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”.
Xhubleta me një histori 4000 vjecare është mrekullia e veshjes shqiptare, është krenari kombëtare për ruajtjen e dijebërjes nga nënat dhe vajzat malsore, që tashme me vendimin e UNESCO-s është mbarë botërore!
E ruajtur ndër breza në Alpet Shqiptare, në 5 Malsitë e Veriut të Shqipërisë, xhubleta është një thesar i çmuar që vjen në kohë nga Ilirët te Arbrit dhe shqiptarët e cila provon më së miri vazhdimësinë në trojet tona .
Bashkia Lezhë ka kontributin e saj të rëndësishëm në përgatitjen e dosjes për xhubleten në vendimarrjen e UNESCO- s.
Është përgjegjësi e jona për t’a ruajtur ndër breza këtë thesar, pasi xhubleta është një ndër krenaritë tona kombëtare.