“””””””””””””””””””””””””””””
TA PASTROJME QENIEN…
U mek ndershmeria me pastruar qenien
dhe me veset perhere eshte shamatuar…
Ndergjegjen mos ta brejne mola me vemjen,
qe kurre te kthehet ne pikture t’rrenuar!
Por ja, si lengate, dikur lindi vesi
dhe i shtrini tentakulat si Ameba…
Sa n’poret e jetes hyri interesi
tue na ngi me premtime e genjeshtra…!
Un’ me te tjere shpikem ndonje genjeshter,
sa per hallet, aq per te bere qyfyre…
Prushi i turpit porsi gjineshter
xhembat na i perplaste per fytyre!
Si gjarperin n’prit’ e sheh korrupsionin
tue pertyp tendera e koncesione…
Drejtesia e shitur lepihet me medalionin
t’sulet tinzisht mbi ryshfetet si kacole…!
Kur zhgenjimet e zhurisin vendin,
mashtrimi rend me deshtime te…ministri.
Pa kur mafia triblon Presidentin,
bjen n’zi njerezia, se vdes verdikti…!
Virtytet çdo mengjes ta pastrojne fytyren,
Sinqeriteti me t’verteten t’lulojn’ si zambaku…
Ndershmeria me t’ardhmen ta lidh kryeuren,
Liria t’i ngul rrenjet thell’ te konaku…!
“””””””””””””””””””””””
PO CELIN MIMOZAT…
Po celin mimozat…
gjithandej te perhapin ngadale
eren e kendshme te dashurise…
Buzes se njom’ nje ortek me fjale
gjuan fort kurthet e xhelozise!
Po celin mimozat…
t’ledhatojn’ gezimet e rinise.
N’apelin kosovar mungojn’ disa,
flokun perzhiti flaka e egersise
kur endrra rrugeve ne gjak u la!
Po celin mimozat…
kur petalet ende nuk kan’ buluar
e qingji te shtrunga rrall’ blegerine…
Kryqet neper varre kudo jan’ shtuar,
veç besimi n’pragje po flakerine…
Po celin mimozat…
t’sjellin sihariqin e pranveres
te zemrat e nenave qe lengojne…!
Syt’ e shpresave n’ krahet e eres
malit t’qendreses shpejt fluturojne.
Po celin mimozat…
t’flladisin zemrat e njerezise
kur dhimbjet i theren naten pa hene!
T’hapin t’shendetshme sythet e lirise,