-L I B R I I N D E R I T-
DODE NDRECAJ KLINE DHE PJETER GJERGJAJ -ZVICERR
RREGJISTROHEN NE LIBRIN E NDERIT TE AKADEMISE ARTIT SHKENCES DHE LETRAVE MIRDITA
Vijojnë rregjistrimet në “Librin e Nderit” organizuar nga Akademia e Shkencës, Artit dhe Letrave “Mirdita”
Siç është njoftuar në këtë libër nderi do të kenë vendin e tyre emra të mirënjohur mirditas si dhe miq dhe bashkëpunëtor të Mirditës dhe Akademisë dhe revistës “Mirdita”. Të gjitha këto në një të ardhme të afërt do të publikohen në një botim special me emrin “Libri i Nderit” i Akademisë së Shkencës, Artit dhe Letrave “Mirdita”.

DODE NDRECAJ
Lindur ne Kline te Kosoves.
Shkolluar per gjuhen angleze ne universitetin e Prishtines, ka punuar profesor i gjuhes angleze ne disa shkolla, eshte perkthyesi i pare amerikanit William Walker, para clirimit te Kosoves dhe gjate luftes ne Kosove, duke dhene nje kontribut te cmuar kombetar. Pas clirimit ka punuar ne Ambasaden Amerikane ne Prishtine. Ka studjo perkthimesh ne Kline, si edhe drejtjor i shtepise botuese “Hyronimus”. Ka kontribute te larta kombetare e kulturore. Akademia Mirdita e ka titulluar “Personalitet i shquar i kultures” 2018.

PJETER GJERGJAJ
Lindur ne Jagode te Klinës më 10 qershor 1956, ne nje familje me tradita patriotike -atdhetare e plot bujare. Baba i tij Nak Gjergji per shume kohe e ka kthyer shtepine e tij ne shkolle ku nxenesit mesonin gjuhen shqipe dhe merrnin arsim. Në vitin 1975 regjistrohet ne shkollen e larte pedagogjike ne Prizren, por pas dy viteve per nje jetese me te mire dhe per nje pune ne Europe, emigron ne Zvicer ku edhe jeton tani. Pjetri tani eshte ne pension, nje dashamires i artit dhe kultures.