LIBRI I NDERIT 27 janar 2022
HASAN QYQALLA poet , GJERMANI .

SHENOHET NE LIBRIN E NDERIT TE AKADEMISE ARTIT SHKENCES DHE LETRAVE MIRDITA
Hasan QYQALLA u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Fushë Kosovës. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm dhe studimet universitare i mbaroi në Prishtinë, përkatsisht në Fakultetin e filologjisë, dega letërsi dhe gjuhë shqipe (Albanischer sprache und allgemeine literatur) .
Poezinw e filloi ta shkruaj që në bankat e shkollës fillore. Më 1976, botoi poezinë e parë në Revisten „Shendeti“! Që atëherw është i pranishëm pothuaj në të gjitha organet letrare të kohës në Kososvë. Ishte themeluse e Kryetar i Klubit Letrar „Naim Frashëri“ në Bardh, antarë i klubit Letrar „Lulëkuqet“, Klubit Letrar të Fushë Kosovës, të Fakultetit Filozofik, etj. Nga viti 1993 jeton e vepron në Brohl, afër Bonit në Gjermani. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar (dhe Kryetar, në mandatin e dytë) i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, bashkëthemelues dhe Kryetari i parë i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i zgjedhur që nga Kuvendin Themelues më 23/24 nëntorë 2013, në Koblenz të Gjermanisë. Tani KRYETAR NDERI I LKSHM. Fitues i disa konkurseve poetike, si: Çmimi I parë në konkursin për “ditën e dëshmorëve dhe ditën e çlirimit të Malishevës” (2009), çmimi i parë nga krijuesit e mërgatës në Festivalin Poetik Tradicional “Pro Kult” në Podujevë (2014), Çmimi i dytë “Azem Shkreli” (2012), çmimi i parë “malli poetik 2016”, pastaj nga Akademia “Mirdita”, çmimin vjetor për poezi 2016…etj., si dhe bartës i shumë Mirënjohjeve e Dekoratave. Jeton e vepron në Brohl të Gjermanisë…! Anëtar NDERI i “Ars Abanica” me seli në Tetovë si dhe ANËTAR NDERI i SHOQATËS ITALO-SHQIPTARE me seli në Tiranë. Antar i Kwshillit botues irevistws MIRDITA.
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), zhvillon një aktivitet të bujshëm, jo vetëm në botën e emigracionit por edhe në hapsirën mbarëkombëtare. Mes tjerash, vlenë të përmenden Takimet tradicionale “Promenadë Mërgimtare”, që organizohen në Kosovë, Shqipëri apo edhe Maqedoni, pastaj Festivali tradicional “Pavarësia Poetike”, “Nëntori Poetik”,…etj!
Librat e botuar:
1.“Dua të vdes shqip” (poezi), Sh.B. Spektri – Prishtinë, 2004 (ribotim 2011);
2. “Robi i Lirisë” (poezi), Sh.B. “Mërgimi A&B” Tiranë – Gjenevë – Prishtinë, 2007;
3. “Prekja e ëndrrës” (poezi) Sh. B. “Globur R” – Tiranë, 2009;
4. “Arkeologji e shpirtit” (poezi), Sh. B. “Shkëndija” – Prishtinë, 2010;
5.“Meshari modern”, Sh.B. “ADA” – Tiranë, 2011;
6. “Trinomi i Lirisë”, Album poetik (bashkautor me Neki Lulaj) , Sh.B. “Jeta e Re” – Prishtinë, 2012;
7. Ideator e autorë i Antologjisë (100 poet, 100 poezi) “Një shekull dritë”, Sh.B. “ADA” – Tiranë, 2012;
8. “Buzëqeshje e trishtë”, Sh.B. “ADA” – Tiranë, 2013;
9. Albumin poetik “Promenadë mërgimtare”, botues LKSHM – Prishtinë, 2014(Përgat.H.Q.)
10. “Shpirti i Fjalës” SH.B. “Edlira”-Tiranë, 2015
11. Antologjia “Vargje për Nënën”*(bashkautor me Fran Tanushi), SH.B. Atunis / LKSHM – Prishtinë 2016
12. “Në ëndërra digjet nata” SH.B. Atunis/LKSHM, Prishtinë, 2017
13. “Legjenda e dhembjes së heshtur”(Monografi për Familjen Salihaj), bashkautor me Mustafë Krasniqin, Botues Shoqata e të Burgosurve Politik (SH.B.P.) Prishtinë, 2017
14. “Moti i madh”, Antologji për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun (bashkautor me Fran Tanushi), LKSHM, Prishtinë, 2018
15. “Regen auf dem Bordstein” (poezi), SH.B. BoD, Norderstedt, 2019 (në gjuhën gjermane)
16. “Magjistari i gërshetimit të dy kulturave”, Mogografi për humanistin e veprimtarin e mirënjohur Xhelil MUSA (bashkautor me Shyqyri Fejzo), Tiranë, 2021
17. “… nga një PUTHJE E VOGËL” (roman), SHB LenaGraphik, Prishtinë 2021