Nga piktori
Huazova një piktur
Një njeri i ulur mbi gur
Me kujdes e pikturoj dikur
Në mendime i tretur
Ishte vet poeti
Një fletore në dorë
Mbante pran veti
Hidhte shiqimin
Përtej deti
Ëndrronte çfarë bënte
Në pallat dhe mbreti
Analiza bënte
Gjithmonë me veti
Mandej heshturazi
I hidhte në letër
Pak nga pak
Krijonte një veper
Ndoshta njeri se kishte mendue
Puna e poetit si ka me përfundue
Me vergje brilante
Mbretin me përshkrue.
08.07.2022 Autori :Pjetër Ndrecaj
“””””””””””””””””””””””””””
Vapa
Ja erdhi vapa
Dielli siq na poqi
Ndjeu etje
Edhe maqoku
U afrue te kroni
Ujin ta shijoj
Ndoshta vapa e madhe
Me ujin do kaloj
Kështu maqoku
Çdo ditë nuk priton
Kur e ngacmon të nxehtit
Të kroni vrapon.
06.07.2022 Autori: Pjetër Ndrecaj
“”””””””””””””””””””””
Në pritje
Në perendim
Të diellit
Tek ura e vjetër
Rrija e pritja
Si herën tjetër
I ulur mbi ansore
Me vete mendoja
Sot iku dita
Dielli perendoj
Takimin që prisja
A do ralizoj
Ora na mungonte
Me diell u drejtuam
Por njëri tjetrin
Kurr se mashtruam
Në takim tek ura
Çdoher lumturuam.
03.07.2022 Autori : Pjetër Ndrecaj