4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Pjetër Ndrecaj

Me treti poezia
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Me sarkazëm
Me bëri të qesh
Sa zëri në qiell
Me shkoj
Fjalët që të ngazllejn
Me qesh pa limit
S’mund të përmbahem
Gazin ta ndal
Në fyt
Libri është shok
Më shumë mik
I yti sot
E përmot
Me të jam rrit
Me të do jem
Gjersa të jam gjall
E të kam dy syt
Në ball
E frym në fyt
Libër i dashur
Të çmon miku i yt.
29.08.2021 Autori: Pjetër Ndrecaj
“”””””””””””””””

Gota
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Kur zbrazet gota
Ndrron bota
Njeriu disponohet
Branga harrohet
Hedhet të vallzoj
Jetën përqafon
Me e bukur i bëhet jeta
Harron si është vërteta
Xhepat i mushen plot
Vujtja është e kot
Çdo gjë i luilzon
Gëzimi i vërtet
Gjersa të ket pije
Jeta ka shije
Shpërndahet shoqrija
Pushon pak të shtepija
Fillon ti ik pija
Joshet jet e tij
Se ka brenga plot
Të zbraz një lum
Me lot
Sot e per mot
E nuk drejtohet dot.
27.08.2021 Autori : Pjetër Ndrecaj
“”””””””””””””””

Me zuri nata
Në kopsht të ullinjve
Mu si në mes të pyllit
Më zuri nata
Në muaj të prillit
Sa fort trisht
E pata e ngrata
Thuhet se frika
Është të çdo njeri
Para se të lind
Friken ka me ndi
Të pushton zemërn
Shpirtin ta rrëmben
Mu në njeriun e bën folen
Të rrall jan njerzit
Që sdin çka është frika
Sa dallim të madh
Ka nata dhe dita
Moti të vjetrit
Kan pas than
Kush ecë ditën
E han piten
Kush ecë natën
E han shamatën.
25.08.2021 Autori: Pjetër Ndrecaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.