10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

Pjeter Nikolla

Punim shkencor: “ Qyteti i lashtë i Damastionit”
Marrë nga libri(gati per botim): “ Të pa thënat për Mitologjinë dhe autoktoninë e banorëve të Mirditës”
Autor, Pjeter Nikolla, studiues dhe krijues letrar
D A M A S T I O N I
Shkretimi i vendburimeve minerare të pirustëve.
Vërshimet e pushtimeve romake grabitën dhe shkatërruan nga themelet 70 qytete ilire nga viti 200- 167 pr. K.
Katostrofa më e madhe që i ndodhi popullsisë ilirike më 176 pr. K., sipas Tit Livit, u bë terror ndaj popullsisë: “… pasi i vranë 16 vjeç e lart e lëshuan ushtrinë në plaçkë, i prishën muret dhe i vunë zjarrin qyteteve”. Sipas Plutarkut: “… pasi dërguan plaçkën në Romë, aty bënë parakalim që zgjati 3 dit me rradhë, 3000 veta mbanin 750 vazo të mbushura sejcila me nga 4 talente ( 104.8 kg) argjend, çdo njera e ngritur në krah prej 4 burrash, 57 vazo plot ar me nga 3 talente ( 62.6 kg) secila, një kupë e artë që nxirte 10 talente (362 kg), shporta të mëdha me gurë të çmuar, etj.”
Burimet antike theksojnë njëzëri dhe: “.. u shtojnë këtyre grabitjeve të papara edhe 150.000 burra dhe gra, 15 vjeç e sipër të shitur, të gjithë me ar si skllevër, banesat e shkrumbuara, bagëtinë e vjedhur, bujqësinë e rroposur”. (Dhimitër Pilika” Pellazgët origjina jonë e mohuar”, 2005, f. 353-355)
Këtë fat sigurisht pësuan edhe pirustët me rrëmbimin e pasurisë së arit e argjendit dhe shkatërrimin nga themelet e qytezave në vendbanimet e arit e argjendit. Në territorin e pirustëve u shthur puna dhe filloi rënja e shfrytzimit minerar, gjersa u mbyllën dhe u shkatërrua gjithçka. Në këto vendshfrytzime ishte qyteti primitiv i Damastionit i cili u dogj dhe u harrua. Më vonë u larguan edhe specialist e punëtor të nxjerrjes dhe shkrirjes se bakrit, arit e argjendit, ku perandori romak Trajan në shek. I pr. K. dërgoj mbi 500 familje piruste në minierat e Dakisë. Një shkretim dhe genocid kaq barbar nga romakët s’qe dëgjuar ndonjëherë.
Europianët sikur e kanë harruar historinë! Ende janë gërmadhat dëshmitare të tmerreve të asaj kohe në ish qytetet e lulëzuara të Ilirisë.
Qyteti primitiv i Damastionit ishte në Mirditë
Damastioni ishte një prej qyteteve të hersheme, i cili u ngritë afër minierave të argjendit rreth shek V pr. K.
Studiuesit e shumtë mendojnë se qyteti i Damastionit ishte në Mirditë, Dukagjin, tek pirustët nxjerrës e shkrirës të bakrit, arit dhe argjendit.
* Studiues të tjerë mendonin se qyteti i Damastionit në Dardani ku janë xeheroret,Trepça, Novobërda etj, që kulmin e shfrytzimit të të tyre të nxjerrjes së arit e argjendit ishte në shek. XIV-XVI, 20 shekuj më vonë nga ekzistenca e minierave të arit e argjendit të pirustëve dhe 20 shekuj nga ekzistenca e qytetit të Damastionit!
Thuhet se qyteti i Damastionit mund të ishte në mbretërinë e Paionisë (në veri të Ohrit, apo në veri të Dibrës) ku nga verifikimet nuk gjendet që ka pasur xeherore të arit e argjendit dhe as nuk ka sot.
* Prof. Zef Mirdita shkruan se, Damastionin mund ta lypim në veri të Prishtinës në Kishnicë, por Trepça përmendet nga arkivat e Dubrovnikut në vitin 1303, (19 shekuj më vonë); apo Novobërda e cila përmendet për herë të parë në vitin 1326, 19 shekuj më vonë nga ekzistenca e qytetit të Damastionit.
* F, Papazoglu e vendos qytetin e Damastionit në Ilirinë e Jugut, diku në Gjirokastër, që nuk gjendet që ka pasur xeherore të arit e argjendit dhe as nuk ka sot.
* Meyeri thotë: “ Duhet të kërkohet në Veri të Liqenit të Ohrit, apo në Veri të Dibrës që nuk gjendet që ka pasur xeherore të arit e argjendit dhe as nuk ka sot.
* Straboni shkruan: “ Buliones, te kui Parthenoi; kai Brygaj, syne stesan te ten Dymastion”, që përkthehet: “.. pas Epidamnit dhe Apollonisë gjer në malet keraune, banojnë bylynët. Taulantët, parthinët e brygët, aty afër janë dhe minierat e argjendit të Damastionit, ku dyestët vendosën sundimin e tyre si dhe enkelejtë të cilët i çuajnë edhe sesaret”. (II. AA, f.159) Sipas Strabonit nënkuptohen bylynët në Dymas Memaliaj, etj. që nuk gjendet që ka pasur xeherore të arit e argjendit dhe as nuk ka sot.
Duket qartë se hidhen vetëm hamendje, ku mund të kërkohet qyteti i lashtë primitiv i Damastionit!
Le ta analizojmë konkretisht
Ptolemeu, gjeograf i shek. II i vendos pirustët në lindje të Durrësit në krahinën e Mirditës dhe të Matit dhe xeheroret piruste në Luginën e Fanit të Vogël dhe Fanit të Madh.
Urbanizimi i lashtë (para pushtimit romak) i asaj kohe bëhej pranë xeheroreve që zënë fill para shek V pr.K. i fillimkulmit të shfrytzimit të tyre.
Straboni e përmend qytetin e Damastionit në shek. IV pr. K., ashtu sikurse kulmin e shfrytzimin e minierave të arit e argjendit të pirustëve në shek. IV-II pr. K.
Në monedhat që i kushtohen Damastionit janë figurat e hyjve pagan: Zeusi,Apolloni, Herakliu, Illi, etj, që tregon se minierat e arit e argjendit i përkasin kohës pagane, etj.
Kjo analizë e thjeshtë me faktorin kohë nxjerr në pah fare qartë vendin ku ishin minierat primitive dhe qyteti primitiv i Damastionit.
E para: Koha shek. IV-II pr.K., është përcaktuar qartë si kulmi i shkrytzimit të tyre.
E Dyta: Koha e ekzistencës së qytetit të Damastionit është përcaktuar qartë shek. IV pr. K. (Straboni, “Gjeografia”, libri VII)
E treta: Koha e dërgimit në Daki nga perandori romak Trajan i 500 familjeve piruste me specialiste është përcaktuar qartë shek. I pr. K. që përkojnë plotësisht me minierat primitive të pirustve në Luginën e Fanit Mirditë. (Kuvendi I i studimeve ilire, 1972, f. 157-158)
E katërta: Faktori kohë verteton shkencërisht se minierat ku ishte qyteti primitiv i Damastionit ishin në luginat piruaste të Mirditës, në qytezën e sotme të Domgjonit, dhe askund tjetër.
*Nga hulumtimet e bëra dhe verifikimet konkrete rezulton:
a) Nuk mund të ishte qyteti i Damastionit në asnjë qytet të xeheroreve
në Dardani, sepse xeheroret këtu janë në mesjetë, afër 20 shekuj më vonë.
b) Nuk mund të ishte qyteti i Damastionit në Paioni (as në veri të
Ohrit, as në veri të Dibrës), sepse nuk kishte as nuk ka sot aty xeherore të arit dhe të argjendit).
c) Nuk mund të ishte qyteti i Damastionit te bylynët në Damës, apo në
Gjirokastës, sepse nuk kishte as nuk ka sot aty xeherore për nxjerrjen e arit e argjendit.
*Sipas V.TOMASHEK, në xeherore ishte qyteti i Damastionit. sepse dy luginat, Fanit të Vogël dhe Fanit i Madh kanë qenë dhe janë me shumë vendburime minerare. (V. Tomashek për qytetin Damastion)
*R. BEAMENT këtë qytet e vendos në Mirditë që atë kohë quhej Dukagjin, etj. (S.Mato “ Në kërkim të rrënjeve”, f.51-52)
* Të shumtët studiues e vendosin tek minierat e argjendit të pirustëve në Mirditë.
* Aq të rëndësishme ishin këto lugina minerare të pirustëve në shek. IV para Erës së Re sa, Perandori Romak Trajan, pikrisht aty gjeti dhe transferoi në vitin 101-106 të Erës Sonë mbi 500 familje metalurgësh mirditor në Daki me specialist për nxjerrje dhe shkrirje mineralesh. (Kuvendi I i studimeve Ilire, f. 157-158)
Në qendër të këtyre gjurmëve për te qyteti i Damastionit gjendet qyteza e Domgjonit Mirditë, gjenden rrënojat e disa furrave primitive shumë të lashta të shkrirjes së bakrit, në Kodër Mollës, në vendin e quajtur Xhacani i Planës, në luginën e Përrojt të Zi, në emrin (toponim) Gryka e Barkrit, etj.
*Sot pas pas 26 shekujsh ekzistojnë skorje që vendësit, ju thonë Gurë Xhudhishë, gjë që vjen në ndihmë të argumentit, si vend i shkrirjes së metaleve që i përket shek. IV-II para Erës së Re.
Po ashtu ndërtimet hidraulike të Gurrës së Domgjonit e cila është e rrallë në të gjithë Ballkanin, tregon se një ndërtim i tillë nuk bëhet për një fshat të vogël, por për një veprimtari të rëndësishme të kohës.
Natyrisht “Damastioni”, nuk ishte qytet modern, por një qytet i zakonshëm i vendbanimit të punëtorëve nxjerrës e shkrirës të mineraleve, me ndërtesa të përkohshme, kryesisht prej druri, si në vende të tjera të ngjashme, por qytet me shumë rëndësi minerare i kohës.
Kjo kuptohet se ishte shek. IV-II pr. K. ku furrat e shkrirjes ishin primitive dhe bëheshin afër nxjerrjes së mineralit, sepse shfrytzohej edhe minerali që ishte në sipërfaqe edhe qyteti i punëtorëve e specialistëve ishte pranë këtyre vendburimeve. Karl Patsh specialistët e shkrirësit e mineraleve i quan, punëtorët e maleve.
Monedhat kushtuar qytetit të Damastionit janë bërë më vonë, bazuar në famën e Damastionit si vend i shkrirjeve të para të mineraleve të cmuara me ar dhe argjend. Gjetjet e monedhave janë në ato qytete më të zhvilluara tregtare, sepse fama qendronte tek rëndësia dhe vlera e mineralit e jo tek madhështia e ndërtimi i qytetit. Kështu nga vendi i gjetjes se monedhave nuk mund të bëhet përcaktimi i vendndodhjes së qytetit të Damastionit.
Disa fakte argumentuese:
1. Luginat e Fanit ishin vendi i pirustëve, qendër e dardanëve perëndimor nga e cila Dardania lidhej me detin, ishte vendi i nëntokës shumë i pasur me minerale si bakër, argjend dhe ar, që para shek. V pr. K. Këtu banorët merreshin me nxjerrjen e shkrirjen e mineraleve e jo një popullsi që merrej vetëm me blegtori, por një popullsi e zhvilluar për atë kohë dhe autoktone.
2. Edhe sot vetëm në luginat e Fanit të Vogël e Fanit të Madh janë 13 vendburime mineralesh si: Kurbnesh, Spaç, Derven, Kaçinar, Rrënjoll, Thirrë, Gjazuj-Sukagjij, Kulme, Velë, Munellë, Perlat, Tuç dhe Rubik.
3. Afër këtyre vendshfrytëzimeve janë ngritur 3 (tre) qytete metalurgësh si askund tjetër në Gadishullin ilirik si qyteti, Rrubik (vendbanim i lashtë), qyteti Kurbnesh dhe qyteti i Repsit (pranë vendbanimit të lashtë të Buklit).
Novobërda e xeheroreve të dardanisë
Studiuesi Haxhi Ahmetaj shkruan se, janë shfaqur mendime se qyteti i Damastionit mund të ishte në vendin e quajtur Gumenisht, në fshatin Bostan të komunës së Artanës (Novobërdë) Dardani.
Po të analizojmë Novobërdën si qendër e rëndësishme e xeheroreve, plumb, argjend, etj, përsëri nuk gjejmë absolutisht bazë shkencore.
Sepse Novobërda kulmin e shfrytzimit e kishte shek. XV-XVI dhe kishte qytetet: Citadela si paralagje, Varoshi i Poshtëm, etj. Novobërda quhet edhe: Nouvo Monte, Neu Berg, Argentina dhe Novobrd.
Ndër 8 emërtime qytetesh e fshatrash në Novobërdë e rreth saj, asnjëri nuk ngjason fare me emrin Damastion. Emri Novobërdë është emër sllav. Kështu duken qartë hamendësitë, pa asnjë bazë shkencore, për ta vendosur padrejtësisht këtu këtë qytet të rëndësishëm metalurgësh.
Fakte shkencore që vertetojnë se qyteti
i Damastionit nuk ishte në Novobërdë
1. Damastioni qyetet i përcaktuar nga Straboni në shek. IV Para Erës së Re, i cili kulmin e shfrytëzimit e kishte në shekullin e IV-II pr. K., si mund të ishte 20 shekuj më vonë në Novobërdë, në Kishnicë në Trepçe, në Pajoni, në Dams tek bulinët, etj, ku hidhen hipoteza të pabaza?!
2. Novobërda kulmin e shfrytëzimit të minierave e kishte në shek e XIV-XV. të Erës Sonë, 20 shekuj më vonë, nga ekzistenca e qytetit të Damastionit dhe nga ekzistenca e shfrytzimit të minierave të arit e argjendit të pirustëve në Luginën e Fanit Mirditë.
3. Qyteti i Artanës që përflitet se mund të ishte qyeteti i Damastionit, ishte një qytet i rëndësishën i Ilirisë, sepse ishte i ndërtuar me blloqe ciklopike me gjërësi 2.5m., pra nuk mund të ishte qyteti i thjeshtë primitiv i punëtorëve të nxjerrjes e përpunimit minerar.
4. Monedhat e Damastionit janë prodhuar nga argjendi më cilësor në qytete të Ilirisë dhe janë përdorur nga tregtarët në shumë qytete të Dardanisë, Paionisë, etj, dhe vendgjetja e tyre sigurisht nuk mund të përcaktojë vendin e qyetetit të Damastionit.
Foto Monedhë e gjetur në qytetet tregtrare ilire.
Një njerën anë është emri Damastion
në anën tjetër figura e hyjt, Apollomi.
5. Kemi edhe një emër që i përngjanë emrit Damastion, kemi qytezën Domgjon në Luginën minerare të pirustëve, i cili ka pësuar ndryshim nga Damastion në Damjon, Domjon, Domgjon, gjuhësisht i pranueshëm.
6. Edhe ndërtimi i Gurrës së famëshme të Domgjonit mund të jetë para shek. IV të Erës Sonë.
Foto Gurra e Domgjonit shek. IV i Erës Sonë
Pse i duhej një gurrë me përmasa të tilla dhe një ujësjellës i një fshati të vogël me pak shtëpi?! Kjo të jep të kuptosh se kjo gurrë dhe ujësjellsi i shërbente një numëri popullsie relativisht jo të vogël, të një rëndësie të madhe.
7. Pse nuk u morën specialistë e minator të nxjerrjes e shkrirjes së bakrit nga vende të tjera ku duan të kërkojnë këtë qytet?!
Përgjigja është e thjeshtë, sepse nuk kishte asgjëkundi specialist e minator të tillë dhe me përvojë gjatë këti harku kohor shek. IV Para Erës së Re deri në shek. I pas Erës së Re. Kjo vlen si provë shkencore se koha e shfrytzimit minerar dhe koha e qytetit Damastion shek. IV pr. K. përkon pikërisht me shfrytzimin e minierave primitive piruste në Mirditë, ku ishte qyteti primitiv i Damastionit.
8. Prova shkencore është se specialistët më të mirë me përvojë të nxjerrjes dhe shkrirjes së arit e argjendit këtë kohë shek. IV pr. K. deri në shek I pas K., ishin pirustet në qytetin e Damastionit në Mirditë të cilët u dërguan në Daki dhe nuk u murën nga askund tjetër nga xeheroret e Dardanisë, të Paionisë, te bylynët, etj, etj.
Duhet skjaruar edhe njëherë arsyeja e thjeshtë dhe mjaft e qartë se qytetet e punëtorëve të nxjerrjes së xeheroreve të njëkohëshme (shek. IV pr.K.) kudo ishin qytete të thjeshta asokohe primitive, ndërtuar pranë vendburimeve minerare, me furra shkrirje primitive. Këtu bëhet fjalë se fillimet e shfrytzimit të këtyre minierave në luginën e Fanit ishin para shek.V pr. K., sepse historianët sjellin fakte se në këto vendburime minerali ishte në sipërfaqe ku janë gjetur copa argjendi e ari në sipërfaqe dhe furrat ishin relativisht të vogla e primitive, sepse kulmi i shfrytzimit ishte në shekujt e IV-II pr.K. dhe jo 20 shekuj më vonë si Novobërda apo miniera të tjera në Dardani, Paioni, etj. të cilat kulmin e shfrytzimit e kishin në Mesjetë.
Edhe njëherë argumentojmë:
1. A nuk është fakt dhe provë shkencore koha, shek. IV-II pr.K. për qytetin Damastioni, i krahasuar me Novobërdën dhe qytete të tjera të Dardanisë, Paionisë, etj, të shek. XII-XV të Erës Sonë?! Sepse bëhet fjalë për një qytet të cilin Straboni e përcakton në shek. e IV Pr. K. ku asnjë nga këto qytete nuk i përgjigjen këti harku kohor, pëveç qytezës piruste të Domgjonit, Mirditë
2. A nuk është provë shkencore se Novobërda dhe qytete të tjera përfshi edhe Trepçen si vend i xeheroreve të cilat kulmin e shfrytzimit e kishin në mesjet në shek. XIV-XVI të Erës Sonë, 20 shekuj pas xeheroreve të Luginës së Fanit vend shfrytzim i cili pajtohet plotësisht me përcaktimin që i bën Straboni Damastionit, shek, IV pr.K. ?!
3. A nuk është fakt dhe provë shekencore se po të ishte Novobërda vendi i qytetit të Damastionit ndër tetë emra qytetesh aty do të kishte të paktën një emër të ngjashëm me emrin Damastion?!
4. A nuk është provë shekencore dërgimi i 500 familjeve të minierave piruste të Mirditës nga perandori Trajan në Daki në shek. I të Erës Sonë, sepse po të kishte vendburime në këtë shekull në Dardani, Pajoni, etj, nuk do i dërgonte Perandori Trajan specialist e minator nga pirustët e Mirditës, por atje ku do të ishin më të mirët specialist?!
Kështu me të dhënat e deritanishme, këto fakte dhe argumente shkencore mbështesin të vërtetën se qyteti i Damastionit ishte në qytezën e sotme të Domgjonit në luginën e Fanit në Mirditë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.