Pjetër Nikolla, P O E Z I, Marrë nga libri im, “Mendimi Pleks Ylberët”, bot. Viti 2018 f. 90
Paraprinë një thënje e njerzëve të shquar!
“ Mbështetja dhe siguria më e madhe e një kombi dhe njëkohësisht më e lira është edukimi i rinisë.”
¬Buçel
EPIDEMI E SË NESËRMES !
Familja po futet në krizë!
Ca fëmi e të rinjë pa edukim,
Ca pa kujdes prindëror,
Ca të rinjë në bashkëjetesë,
Që martesën e injorojnë,
Provojnë lidhje me nxitim,
Djem e vajza provokojnë,
Familja rend në dështim!
Ca prindër të verbuar për pasuri,
Ca të tjerë kafeneve, nuk punojnë,
Harrojnë edukim e njerzi!
Shkolla e mbytur në formalizëm,
Në një shoqëri indiferente,
Pa emërgjencë të punës edukative,
Epidemi e së nesërmes!
Shoqëria e zënë me problemet e politikës!
Medja e mbushur me modele antivlerash!
Qeveria e zënë me luftën kundër opozitës!
Opozita e zënë të pengojë qeverinë!
Elita e harruar nga koha,
Injorantët pengojnë dritën!
Ku është edukimi i brezit të ri !?
Zhvlersime të moralit e të traditës!
Ku vemi pa strategji edukimi?!
Opozita çliron energji negative,
Shoqëri pa sistem vlerash….
Gërmadhë trishtimi!