Ripostim: Kundershtime te falsifikimit te historise!
Janë deklaruar falsifikime ne medja nga “historian” se, Helenët grekë kanë të njejtën origjinë me pellazgo-ilirët!

Një falsifikim ky dhe mohim i së vërtetës së historisë pellazgo-ilro-shqiptare.
Më këtë shovinistët grekë kërkojnë të përligjin pretendimet e vorio-epirit, se grekët, duke pasur të njejtën origjinë, si gjoja më të civilizuar, kanë të drejtë të zotërojnë e të drejtojnë territorin shqiptar të të gjithë Epirit, gjer në Shkodër e më gjërë!
Ne librin: “Arvanitasit dhe prejardhja greke” Autor Aristidh Kola, botim 2002 ne hyrje te librit f.29 shkruhet tekstualisht:
“Greku para se te behej grek, ishte shqiptar, dmth”. pellazg…Grek do te thote Shqiptar i civilizuar”.
Me duhet te them se:
E para, Greku eshte grek dhe shqiptari eshte shqiptar.
Nuk mund te jete greku shqiptar dhe nuk mund te jete shqiptari grek.
E dyta: Greket na qenkan te civilizuar dhe shqiptaret, te pa civilizuar! Ja Cna qenka!!!
Nuk e len me kaq, Aristidh Kola, dhe vazhdon: ne f. 40
“… Pame akoma se traditat popullore i tregojne pellazget lindes te Heleneve”!
Edhe kjo e cuditeshme!
Po ne f. 55, vazhdon: ” …Duke vecuar shtresat e paqartesise, do te provojme se Helenet dhe iliret vine nga e njejta fare, pellazge. Jane i njejti popull”.
Dhe vazhdon f. 55,: ” Mjaft drejte i konsiderojne pellazget, paraardhes te perbashket te Ilireve, ashtu dhe te Heleneve”.
Ketu i ve vulen?!
Po pse Aristidh Kola e ka shkruar kete liber 558 faqesh per te vertetuar se pellazget dhe Helenet greke kane te njejten origjine?!
Mirpo ky liber eshte ribotuar 8 here! Si eshte e mundur?!
Libra te tille, nuk jane te vetem, ka dhe te tjere dhe autoret jane vlersuar deri te presidenti?!
Ne librin me titull: “Pellazget Iliret Shqiptaret”, botim i II, 2020, f.67, me autor, Eqerem Zenalaj shkruhet tekstualisht:
” Edhe ne Siri gjejme nje qytet si ne Epir me emrin Kaonia, ndersa eshte interesante se ne lindje te Eufratit ne nje vendbanim me emrin Commagena banoret e tij quheshin Kaon”. !!!
Po pse Epirotet qenkan Sirian?!
Dhe vazhdon po f. 67,: “…Kaonet Epirot e konsideronin veten e tyre pasardhes te Sirianeve…”. !!!
Kjo nuk eshte degjuar ndonjehere! Por autori keto thenje ne f. 67 i len pa spjegim, te mirqena, pse!
Ne f. 71 ne librin e sipershenuar shkruhe titulli me germa te medha:
“LAKADEMONI(SPARTA) PELLAZG”.! Ky titull nuk spjegohet, mbetet i mirqene!
Kur ne fakt Spartanet nuk ishin pellazge, ishin armiq te pellazgeve! Etj. etj, shembuj, por libri eshte 960 f. i botuar dy here!
Vazhdojme me falsifikimet:
1) Eshtë krijuar miti i deukalionit, gjoja i përmbytjes dhe shumica e dijetarëve heleno-centrist ndalen, te legjenda, se heleni është bir i Deukalionit.
Ky është vetëm një mit i sajuar.
Ky mit bie poshte me argumentin shkencor, “kohe”, shek. XIV, apo XIII pr. K., i sajeses se Dekualionit me faktin kur Helenet jane shfaqur ne vendin ku sot eshte Greqi ne shek. e VIII , pr.K. i ndan (4-5 shekuj me vone)!
Simbas Pausanias (III, 20, 6,), eshte sajuar e gjetur nje fis i vogel i quajtur Helllos, Helen ne jug te Thesalisë, per ta perligjur kete falsifikim.
Homeri ne Ildade, nuk permend as Helen as Dorian si popullsi.
Homeri në (“Iliade”, II, 683) ka përmendur një emër fisi që gjendej në rajonin e Fthias, Helladë, ku banonin popullsi të Argosit pellazgjik. Pra ishin pellazgë, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me helenët grekë të ardhur (Semito-egjiptian).
2) Grece ishte emer që gjendej i përfshire ne Distriktin e Dodonës, ku sajohet se helenët Grek gjoja erdhën nga veriu Ilirik dhe se këtu gjoja këta janë helenet dhe grekët me të njejtën origjinë.
3) Sajesa e Dekualionit: Aristoteli shkruan, (384-322 pr. K): Përmbytja e Deukalionit ka ndodhur në Greqinë e Lashtë, pra në Greqinë pellazgjike, po në vendin ku quhej Grecia edhe kjo e mbuluar me mistere falsifikimesh.
Fjalët gjuhesisht: Graecia, Graikoi, Graia etj, janë të pakundërshtuesheme me zanafillë pellazge, sepse kulti i greëve, grave, plaka, plak lashtave , etj. Pra ky emër Graice nuk ka të bëjë fare me helenët e vërtete të ardhur, e pushtues (semito-egjiptian), të cilët u vetquajtën helen dhe vendi pellazgjik u qujtë Graice, Greqi.
Ata sajuan një përmbytje që shkatërroi gjithçka që ekzistonte më parë dhe ku kishte mbetur vetëm Deukalioni (Noeu grek) dhe gruaja e tij Pirrha, djali i së cilëve “Helen-i” ishte në zanafillë të atyre”.
Ne fakt Helenet u shfaqen per here te pare ne Shek. VIII pr. K., shume shekuj me vone qe bie poshte me argumentin e padiskutueshem “kohe”.
Me këto sajime pushtuesit helenë dëshironin të “provonin” se ishin i vetmi popull vendas i asaj që do të bëhej Helen e Greqi.
Ka autore qe Dorianet i bejne të ardhur semito-egjiptian, ca nga Palestina, ca nga veriu i Greqise, etj.
Midis librave të shumtë të shkruar, prej tyre po përmendim dy autorë bashkëkohorë me zanafillë libanez: D. Bramki 1961 dhe Nina Jidejian, 1969, të cilët pohojnë me argumente shkencore se ka patur vendngulime të fenikasve në vendin ku sot quhet Greqi, e në vecanti në Tebë, në Epokën e Hekurit.
Ata argumentojnë se vendi ku sot është greqi ka patur dy pushtime të mëdha, Semito-egjiptiane: periudha e pushtuesëve Aken (Semito-egjiptian). dhe periudha e pushtimit Kadmen (Fenikas), ky i dyti shumë i vonë, biles mbas Homerit.
Autor te tjere, Dorët i bejne te ardhur, semito-egjiptian, etj., duke i identifikuar me mbreterit qe u vendosen ne udheheqeje te ardhurve pushtues dhe vendasve pellazg.
Une nga hulumtimet e bera kam dale ne perfundimin se Dorianet ishin nje elite mbreterish me zanafill te huaj (semito-egjiptian, Dorian) te ardhur si pushtues (thuhet) rreth shek. XIII, pr K., por mund te jete pas luftes se Trojes plus pushtimi i dyte nga heraklijte po Dorian, qe eshte mbas shfaqjes se Heleneve, shek. VIII pr.K. te cilet u vune ne krye te popullit vendas pellazge, Thrako-ilir, qe punonin si zanatcij, te cilen nje pjese e perzuri, pjesen tjeter e asimiloj, ku mbeten te identifikuar vetem Arvanitet te origjines pellazge, plus popullsine e ardhur me mbreterit (Semito-egjiptian)
Pra nga njera ane kishte nje elite fisnikesh, nga ana tjeter banoret autokton (Perieket), banor te tjere, Hilotet (Skllever), por vlersoheshin tre perieke per nje spartan(helen), kete raport e verteton edhe mbreti Dorian Agis ne shek. III, pr.K.
Ne fakt popullsia e gjetur aty ishte pellazgo-ilire, ngjitur nga veriu ishte e vazhdonte popullsia pellazgo-ilire, Kaone, ku perfshihej edhe Dodona pellazgjike ku mbreteronte Zeusi pellazgjik.
E habiteshme se, ne varjantet e mitit te Deukalionit, Dorianet i bejne te ardhur nga fisi i Dukagjineve, dmth, Mirdite, Puke e deri ne rrafshin e Dukagjinit!
Pra Sparta ishte Doriane, dhe Dorianet e heraklite me popullsine vendase u vetquajten Helen e grek. Kjo del mjaft qarte.
Gjithashtu del se emri Helen dhe grek janë sajuar me deukalionin e shpikur për të falsifikuar historinë.
Homeri në ”Iliadë”, nuk flet fare për grek, apo Helen a Graicci në asnjerin kamp të luftës së Trojës, sepse ata nuk ekzistonin. Helenet u shfaqen ne shek. VIII, pr.K.
Homeri përcakton me emrin Hellos, helladë në paragraf. (I, 344, XV, 80), një zonë shumë të vogël në jug të Thesalisë, e cila bën pjesë në Argonin pellazg. (I, 681/4,XXIV,437), qe i pervetesuan per te perligjur origjinen e tyre te njejte me vendasit pellazgo-ilir.
Akejtë janë (semito-egjyptian), pjesë e një prej zanafillave jo-autoktone të helenëve, janë për krah me Danaenët (Egjiptianët), Kadmejtë (Fenikas), etj.
Akejt janë një fis që ka jetuar në jug të Azisë së Vogël (“Akhiawa”) afër « Kananejve dhe Asirianëve ».
Akejt ishin me origjinë Asiriane. Pervec mbretit te pare te Athines te tjeret pas tij, ishin me origjinë Egjiptiane nga dinastia Saite e deltës së Nilit. (Danaenët), dhe Kadmenet përfshirë Kadmos-in (themelues i Tebës të Beotisë),ishim me origjinë fenikase.
Mipo megjithe keto argumente e shume e shume te tjera, neper medja shqiptare, pseudohistorian, vazhdojne e lejohen te trumbetojne se greket kane te njejten origjine me shqiptaret, kjo nje falsifikim i historise me qellime te caktuara shoviniste.
Përfundimisht, është e trishtueshme dhe e vajtueshme të vërehet se akademia e shkencave dhe institucionet e tjera, ende vazhdojnë të bazohen, në ato qe shkruajne autor te huaj me falsifikime kunder nesh.
Shqiptarët e tanishëm dhe gjuha e tyre (gegë e tosk) janë një fosil i gjallë dhe kane « gjuhe amtare » të Evropës dhe JO gjuhë e « indoevropiane »
Më në fund, jo vetëm që “Historian” dhe “akademikë” shqiptarë nuk kanë qenë në gjendje të dallojnë e te gjykojnë realitetin e historisë së helenëve, dhe ata janë “përshtatur” vetë me atë që autor të huaj pretendojnë dhe falsifikojne.
Megjithe ate vazhdohet absurditeti i heshtjes dhe studentet tane sot vazhdojne te mesojne ato cka te huajt kene shkruar kunder nesh!