8.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Pjeter Nikolla

Pjeter Nikolla, studime, poezi !

Pjetër Nikolla, P O E Z I, marrë nga libri im,
”Të mbrojmë Vetveten”, (Poezi),
bot. 2016. f. 119
Paraprinë një thënje e njerzëve të shquar:
“Skënderbeu është heroj më i Madh i të
gjitha kohrave, për veprat faktike që ka kryer”
Julius Pisko, 1894.
GjERGJ KASTRIOTI “SKËNDERBEU”
Skënderbeu është Heroj më i madh
I të gjitha kohrave,
Strateg i pamposhtur ushtarak,
Princ i Shqipërisë!
Si shumë shqiptarë u mor peng,
U shkollua si ushtarak i lartë,
Nëntëmbëdhjetë vjeç, Skënderbeu
Udhëheq në luftra e beteja.
Në operacione pushtuese,
Sulltani e dërgoi në Azi;
Kundër mbretit të Sicilisë
Fitoi nam të madh e lavdi.
Trup më trup me shpatë, si vigan,
Kundër tartarit të frikshëm
Dhe kundër kalorësve persianë.
Ky ishte Skënderbeu i ndritshëm.
Me dredhi Sulltani veproi;
Pas vdekjes së Gjonit pushtoi Arbërinë;
Vllezërit e Skënderbeui i helmoi.
Kjo ishte besëmarrveshja me Turqinë.
Misianët ngrejnë krye e bëjnë benë;
Prijës tjetër nuk vënë.
Në vend të të atit,Gjon Kastrioti
Kërkojnë vetëm Skënderbenë.
Shkruajnë të tjerë historianë:
Skënderbeu qe emëruar Vali
Në vilajetin e Gjonit Misian,
Me Skure, Gjonimë e Kurbin.
Gjaku i vlonte Skënderbeut
Për Shqiptarë e për atdhe;
Luftonte për Turqit Osmanë;
Ndjente se Shqipëria rënkon.
Ish amaneti i Të Parëve
Që mundonte Skëndërbenë
Dhe varret e legjendarëve,
Të mos e harrojë Atdhenë.
Kundër Huniadit bëri dredhi,
Iu shmang Osmanëve me marifet.
Komandantët dhe ushtarët e tij
Në Dibër kthehen, në vend të vet.
. Barleti shkruan se Skënderbeu
Sekretarit të pashait letër i mori
Që Skenderbeut Kruja t’i dorzohej;
Trimëria e guximi në dritë e nxori
Skënderbeu hyri madhështor
Në Krujë në mes patriotëve,
Viti 1441, në 28 nëntor,
Si mbret i Epirotëve.
Princi Pale Dukagjini i urte,
E priti dhe ushtoj Kruja,
Lirine nuk jua solla une,
Ate e gjeta ne zemrat tuaja.
Njëzet e pesë vjet shtet;
Shtet e luftë kundër Osmanëve.
I dha lavdi Shqipërisë
Dhe nder Europianëve.
Në Lezhë, në 1444,
U bë Beslidhja Arbërore;
U bashkuan Shqiptarët,
U trondit, porta e Lartë.
Turqit që nuk pranuan
Të pagëzoheshin Të Krishterë,
I preu, copë-copë i bëri
Dhe forcoi mbretërinë.
Mundi shumë armiq e ndihmë i shkoi
Mbretit të Napolit, Ferrantes;
Duke shpëtuar atë mbretëri
I mundi edhe ushtarët Francezë.
Tri herë Kalaja e Krujës
U rrethua si gardh me Turq,
U tregua trimëri e rrallë;
Sulltani u largua me turp.
.
Beteja e Ujit të Bardhë:
Katërqind Marka u vranë;
Turqit morën arratinë;
Skënderbeu del fitimtar.
Betejën e Stefigradit
E beteja anë e mbanë
Ku fitoi Skënderbeu;
Humbën Turqit Otomanë.
Sillni shpatën! Sulltani kërkoi i pari
Që Skënderbeu me të fitore korri.
E provoi më kot Tartari;
S’ e lëvizte dot i gjori.
Sulltani, habitet e haber kërkoi.
-Dërgova shpatën e jo krahun,
-Ia ktheu Skënderbeu me humor.
Dhe Sulltani mbet si qen i rrahun..
Edhe letrat që dërgon Sulltani
Plot lajka e pabesi përmbajnë;
Që të kthehet Skënderbeu,
Të trathtojë atdhenë e vet.
Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”
Ishte aq i shkathtë, s’i shkonte huq.
Sa vrau me shpatën e vet!
Mbi dymijë ushtarë turq.
Skënderbeu në jetën e pasionin e tij
Ishte i pajisur me alegri në sy,
Me elokuencë të gjallë në bisedë;
Ndizte shpirtrat e ushtarëve me trimëri.
Njihte me emër ushtarët e oficerët e vet,
Ishte ndër të parët që hynte në betejë
Dhe i fundit për t’u tërhequr;
E udhëhiqte shembulli dhe nderi.
Gjergj Kastrioti i kërkon Sulltanit
Të heqë dorë nga feja Muhamedane,
Të bëhet i Krishterë me të vetët.
Kjo do ta lehtësonete nga mëkatet.
Ashtu ai pat mallkuar Shqipatrët,
Gjithë ata që morën fenë Muhamedane:
Mallkuar qofshin ata dhe tradhtarët
Që bënë atë gabim të rëndë.
Në përgjigje të Gjergj Kastriotit,
Që i kthen Mehmetit II me urti,
Shpresoj t’i sjellë në emër të Zotit
Turpin Sulltanit dhe ushtrisë së tij.
Vetë Turqit thonë për Skënderbenë
Se ai kishte pamje mbretërore
Dhe se shpatën e tij s’e ngrejnë
Tartar, turq, as ushtarë Anadolli.
Madhështia e Skënderbeut
I vret këtu do intelektualë:
E bëjnë këtë Burrë të Dheut,
Të vogël, mit dhe fatal!
O ju të vegjël e mjeranë,
Ju shkruani si shovinistë,
Si Turqit Ottomanë,
Si trathtarë pa vatan.
Absurdi arrin deri aty:
Që e quajnë Skënderbenë
Serbë, Grekë e Maqedon,
I mohojnë origjinën e Fen.

Skënderbeu ishte strateg,

Më i madhi shqiptar

Për Shqipërinë dhe Europën;

Ai do të mbetet lapidar. *

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.