11.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Pjeter Shytani

 

O moj Bjeshke kjoshi bekue,
Ka u kam shetit dhe kam kerkue
Me ju due me bisedue
Kame hap krahet me u perqafue.Nessuna descrizione della foto disponibile.

Per ju shpirti mu ka tha
Mbi 20 vjet bashke pa u pa
Me ka marre madhi sa ma ska
Cep ne cep bjeshkesh me i ra
Me i shetit mrizat me radhe
Me thane vetit BJESHKATERE.L'immagine può contenere: 1 persona

Neper bote une kame shetit
Pej ne Europe deri ne Amerike
Prej serbie deri ne Kanada
Por ne gjume te pare kur kam ra
Vec Fushe..Sunja andrrat kam pa

Ne log te grihes kam pushue
Kam pi uje dhe jam freskue..

Kur kam hyp ne gurin SHALQE
Sikur te me binte bresher pa re
Thirra te madhe PO KU JE..
Za nuk ndihet kund mbi dhe.Nessuna descrizione della foto disponibile.

Zemra ime flake po me digjet
Therras CU BANE MORE..kush sme pergjigjet
Vec nje qyqe qe ndjedh pranveren
Tana stanet ma kane mbyll deren..

Ja lshoje syte te madhit gjek
Nuk shoh kingj as nuk shoh edh
Une dikur ktu pata knue
Dhen e dhi per mgjes tuj lshue
Prej ne log te Grihes deri Suke te Agrorit
Prej ne Pejdane deri ne maje te Podit
Prej neZhari deri ne majet Arshellit
Prej Trojmadh ne Kocek Shkrelit
Ne qete te flamurit deri ne maje
S bjen kumone as sbjen cingare.L'immagine può contenere: 2 persone

Ashte mbushe bjeshka therra dhe lisa
Ska coban as ska stenica
Ne mriz te Agrorit bylbylat sknojne
Nder livadhe lulet vajtojne

Nder kto kroje uje kane pi
Me Cun Nike e Marash deli
Ktu jane rrite dragoje me emer
Pjeter Bala ma shume se nje zemer
Ktu jane rrite djem dhe burra
Vate sokola dhe Gjol Mula
Kane pi uje ne kto gurra
Gra trimnesha por si burra
Kane qite pushke shkoder tek TRUMA.Nessuna descrizione della foto disponibile.

Shkoje tek stani cfare me pa
Turk e shkja ktu me pase ra
Bash njeshtu nuk kishin ba
Ku kam pase stanin dikur
Mlue me gjeth e bame me gure
Ka mbi therra permbi mure
Kur kam dale ne shteg te oborrir…
gure dhe hitha ne rrugen e kronit

Ne ate tetor dikur ne vjeshte
Ne kete konak ketu ne bjeshk
Nana ime me solli ne jete ;
Stanin pata maternitet
Per here te pare ketu kam kja
Me uje kronit Grihes trupi me asht la

Nje fjale zemre due me e thane
Bjeshke bekimin me na dhane
Te gjithe Nicajve kudo jane
Po te baje be b=ne te madhin ZOT
Kudo te jena neper bote
Bjeshka jona ka me na mungue
POR KURRE PER JETE SKENA ME TE HARRUE

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.