Bahrije Qerimi Spanca eshte e lindur ne fshatin Shakovice te Besianes,me daten 25.06.1961
Shkollen fillore e kreu ne vendlindje,te mesmen ne Besian,te larten ne Prishtine.
Punoi ne fillim si tregtare ,duke vazhduar si kontabiliste pran “Çyçavica comerc”deri ne privatizim (viti 2013)
Qe nga shkolla fillore u vrejt pasioni per shkrime dhe art
Si fillestare botonte vjersha ne gazeten e murit te shkolles,pastaj ne ate kohe,ne gazeten “Pioneri”etj.
Ne shkollen e mesme me rralle… ,botoi here pas here ne “jeta e re”,”Rreze Llapi”si dhe ne gazeten “Zeri i rinise”
Valet e jetes sikur e larguan nga shkrimet(ndoshta ishin numrat “kundershtar” te shkronjave,gjate kohes qe punonte),po per gjendjet emocionale,sociale patjeter gjente kohen ti hidhte ne leter.
Fatkeqsishte ne luften e fundit ne Kosove i digjet permbledhja qe ishte gati per botim.
Per sa kohe ishte refugjate,bashk me familje ne Çegran te Maqedonise,mori pjese ne gazeten”Zeri i Shtegtarit””ku dhe botoi nje cikel te poezive.
-Krahas angazhimeve familjare,ne kohen e pas luftës gjeti hapsire ne rrjetet sociale Facebook. per ti publikuar dhe ruajtur shkrimet e saja,ku pas ni kohe djemt e saj i bejne befasi me botimin e dy librave”Ujvar loti ne Pikture”dhe e dyta “Si do ta quaja” duke i’av mveshur kopertinat me pikturat e saja . Librat kryesisht janë të shkruara me poezi me motiv potriotik,social etj.
Tani ka material edhe per tri libra,njeren per femije kryesisht kushtuar mbeses se sajë,Sparta.
Ka mar pjese deri me tash ne 8 (tete) libra,autor te ndryshem,me nga ni apo dy poezi te ndryshme.
1.”Nje krisme pushke per Liri”,autori Milazim F.Kadriu(poezia : Selim Berisha)
2.”Liber homazh”autori Shaban Pllana (dy poezi 1.!?!,dhe 2.Lotet mbi mermer te ftohtë)
3.”Ne rrugtim per liri”autori Rudi Berisha(yll me zjarr)
4.”Rrugetuesi i lirise”autori Fatmir Qitaku(Bajrush Behrami)
5,6.Reviste Shqiptare ALBANIA 1.2 nga autori Rudi Berisha (1.trimat,ne kokë plis te bardhe,2.O flamur,3.Kapitull ne histori)
7.”Buqetë poetike”nga autori Shaban Pllana (1.Re per te jetuar gjithmone,2.Gravure zemre)dhe
8.”Malesia e Gollakut” autor Hajrush Redenica(Mulla Idriz Gjilani).
Cikël poezish nga Bahrije Qerimi Spanca
KAM DËSHIRË
Dua te jem kjo që jam
Mos të jem ajo që s’jam
Dua nderin më shume se pasurinë
E dua jetën,e urrej xhelozine
E dua shume,e çmoj lirinë
Secilit njeri ia çmoj mirësinë
Miqesia per mua është e shenjtë
Per çdo mik e mike të shtrenjtë.
MOLLA E KUQE
(Kushtuar vendit ,ku shume vite me pare janè debuar me dhune nga shteti serbo-sllav)
Mollën e kuqe
S’e harrojmë hiq
Stergjyshi e mbolli
N’fshatin Miskiq
U rrit,u poq
Ne s’e pamë dot
Të ëmbelsohej
Nuk e lanë lot
Emrin e vendit
E ghendëm n’zemër
Sot e asaj dite
E mbajme mbiemer
NE ZEMREN TIME JE PIEDESTAL
(Gyshit tim Halim (Qerim) Miskiqi, i likuiduar më 1944 nga OZNA)
Këto vargje po t’i thur
Të të them sa jemi mburrë
Më kanë thënë se ishe rr’feja
Trup-dragua në beteja
Edhe ishe shumë i zoti
Ribashkim kërkoj moti
Kosovë e shqipëri i mbaje në qepallë
Flamur kuq e zi
Gjithmonë plisi i bardhë
Në dorë të donte veç armiku
-Me komb a atdhe luan veç i ligu
S’kishe luftuar veç me një djall
Me karpatianë, rusë e bullgarë
Ishe trim shqiptar dhe ishe burrë
I lig e tradhëtar s’u bëre kurrë
Kush qe ai, që të tradhtoi
Dorë e zezë jetën ta shoi
Trup e shpirt t’i masakroi
Dhe familjen ta ndëshkoi
Yti varrë nuk u gjet kurrë
Gjaku yt u ngjit n’flamur
Dora e shkjaut u thaftë përjetë
Që e vrau këtë trim t’vërtetë
Vëllait me vëlla i bëri murin
E pas shpine u vuri gurin
Historia e popullit shqiptar
Sot ka ndezur një pishtar
Prehu i qetë, o Plisbardhë
ZEMRAT ME HALLE
Me halle u rritëm
Shume situata pritëm
Prore ne rend te dytë
Na janë mekur sytë
Të mbushur gjithë me lotë
Të shterrur duken sot
Sa shume perjetime
Dhe pak gëzime
Halle sa një det
Lum kush është poet
E din mirë kush jemi
Te gjakut kah i kemi
Kështu desha vetë
Ta kuptoj këtë jetë
S’di a do t’më jap jeta
Atë qe nuk e gjeta
Hap sytë n’kaltersi
Provoj persëri
Ndoshta Hena e Re
Do m’fal pak hare
Pak hare per mua
Dhe per te tjeret dua.
SHTEGU YT-E IMJA UDHA
Nuk shterron dot ky lumë
Sa loti pikon,është mbushur shumë
Ato degë të thara të mbajnë zvarrë
Dikur behen cungje n’thua për t’i marrë
Nderroje perkëdheljen e kohes se shkuar
Mos më le mënjanë,zgjatma atë dorë te vjetëruar
Balli yt rrudha-rrudha
Shtegu yt-imja udha
PSE
(Tragjedise se Himares)
Pse, erë u tërbove
Pse ,hënë u erresove
Pse humnere u perdallove
Pse e mbyte shpresen
Pse e ngjalle hidherimin
Pse s’e ngrite fortesen
Pse e shuajte gezimin
Pse fatin e nxive
Pse,pse e hape digen e syve
E DUA SHQIPERINË
(Tragjedise ne Fushe-Arrez)
Te dua Shqipëri
Më fal,Fushë-Arrez
Edhe ti,Himarë
Asaj e kësaj nëne
I thave damarë
AMANETI
100 vjet amanet lanë
Dhe sot pas me ktheu
Ja ku jam,mu në këmbë
Heeuu,Shqipëri,moj nanë
E pavarur t’pata thënë
Por nje lot ta lashë në sy
Edhe ti nënë mirë e di
Sa shume motra e vllëzëri
Na kan mbet nepër kojshi
——————————————-
Bir,ma qave n’thellësi detin
Ku e ruaj amanetin
—————- ———-
Duhet hap guacë e madhe
Për t’i mbledhë perlat shqiptare
PËR TY
Për ty jam djegur
Per ty jam përvëluar
Për ty edhe jam flijuar
Per ty,Liri,moj
Liri e vonuar
JETË,O JETË
Menjanë mbeshtetur mbi kanape
Peanë dritares,afer perdes
Në të madhin gisht të këmbës
Luhas papuçen prej kadifesë
N’gisht të dores sjell kaçurrele
Kjo botë qenka gjithë mesele
Ik si dielli mbi zabele
Jetë,o jetë,jetë rebele
KUQ E ZI
Dikush më tha
-E ke emrin e luftës
E unë e mbrojta
Me grykën e pushkës
Të tjerët me thanë
-E ke emrin e flamurit
E unë e mbrojta
Me gjakun e Gurit
Unë ju fala dritë
Me zemër e me shpirt
Unë ju fala LIRI
Me emrin Kuq e Zi