15.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

PO KUSHE ESHTE “VERA CATO”?

Të flasësh për poten Vera Cato,do të duheshin besoj,faqe të tëra gazete. Është një poete e qeshur,si vetë natyra e saj. Vera ka një të veçantë në krijimtarinë e saj,është brilante, reale,por edhe kritike,kërkon gjithonë që vargu i saj ,të komunikoj me lexuesin,ti përcjellë realitetin e ditës. Kam lexuar dhe botuar krijimet e Vera Catos ,nga krijimi në krijim ajo bëhet më tërheqëse,më e lexueshme,por dhe shumë modeste në vetvete,që e bëjnë Verën ,sa të lexueshme ,po aq dhe një poete njerëzore. I uroj nga zemra,vetëm rezultate në udhëtimin e saj të bukur,por edhe të vështirë,krahë për krah me rrymën e vargut poetik. Urime dhe suksese!

Gjin Musa,gazetar dhe botues.

PO KUSHE ESHTE “VERA CATO”?Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ajo ka lindur në Memaliaj(Tepelenë) ,më 13 Mars 1957 . Kam mbaruar shkollën e mesme në këtë qytet,ku mora pjesë në veprimtari të ndryeshme letraro-kulturore dhe artistike. Mbas martese kam kryer dhe një shkollë të mesme teknologjike ,se ma kerkonte puna në Nishgoma Durrës,ku kam punuar si kontrollore,furnitore dhe përgjegjëse.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Mbas ca vitesh fillova punë në Gjykatën e Apelit Durrës nga ku u shkëputa me dashjen time , sepse hapa një aktivitet privat ku punova shumë vite. Kam dy fëmijë një djal dhe një vajzë,të silët kanë përfunduar studimet e larta. Gjatë kësaj kohe jamë marë me punë kreative duke shkruar kryesisht në prozë dhe publicitikë. Kam bituar tre libra: 1-“Jemi të gjithë Ëngjëj….”1 2-“Jemi të gjithë ëngjëj “2 3-“Tatuazh” në Yllësinë e Qiellt (Poezi,thënie të mençura,skicime. Kam dhe një libër në shtëpinë botuese”Dritëz në shpirt” me fjalë të mënçura dhe skicime. Kam dhe një libër në dorë të redaktorit. Një e kam në proces. Gjatë kësaj kohe jam pranuar dhe “Ambasadore për Paqen ” Kamë marë vlersime të shumta dhe kam qënë pjesëmarëse në disa antologji me poezinë time.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 Thenjie  Vera Cato…

Njerëzit ngopen me lugë të zbrazur,ata thonë se u ngopëm,kur luga,as u mbush,për tangërdhik janë gjithmon gati,ta hanë lugën me gjithë bisht.

Përpara se të vishni trupin me elegancë,visheni njëherë me mirësi,sepse pa prezencën e të parës,e dyta mund të sfumojë me shumë shpejtësi.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Miqësi në simbiozë

Unë dhe Biblioteka

Shpirti gjen qetësi,

kur i hedh sytë

në drejtim të bibliotekës…

Më ngjason shpesh,

se po dialogojmë,

në të njëjtën gjuhë

dhe ndjenjat na lexohen…

Muza të ngacmon brendinë,

ta prek shpirtin ngadalë,

të përkëdhel me shikim,

në dritëzim zhytur shpirtrat!

Jemi dy mike,

lexojmë pafundësisht ndjenja,

sa dielli dhe hëna,

na e kanë zilinë…!

E shfletoj çdo libër

nga biblioteka ime,

e pasuroj shpirtin,

ta zbraz mbi varg,

të qëndis episode jete

në çdo detaj..

E predikoj mirësinë

gjithashtu lumturinë,

të depërtojë në zemrat e njerëzve,

të bëhen pjesë e kuptimit të vërtetë..

Hëna më buzëqesh,

suksesin ma uron,

dhoma ndriçohet,

mesazhin për të vijuar

rrugëtimin ma dërgon….

Librat dëgjojnë,

e godasin shpirtin,

më shoqërojnë në rrugëtim,

dhe rruga ime shtruar me art!

Miqësia jonë e vyer,

rritur në simbiozë,

japim, marrim

copëza lumturie,

i ndajmë në thërrime,

ushqejmë shpirtrat,

i qeshim zemrat…!

Vera Cato

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.