19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Poetja ADELINA PALI vjen me nji cikel poetike.

I MARRI MALL
May be an image of Adelina Pali, standing dhe ambiente të jashtme
Ti u krodhe në mes valëve të lumit
Atje në ujin e kulluar , le aromën tënde…,
Unë , tani jam në shtrat ti qasem gjumit
Por, ti, lumi dhe unë , pleksemi pas një ëndrre !
Natyrisht , kjo ndodh se malli më ka marrë
Për gjithçka tënden , trupin…shpirtin e artë …,
Ti eja , sikur mbi një valë lumi të bardhë
Dhe të fiket këtë natë ky zjarr i marrë …!
– ADELINA PALI –
“””””””””””””””””””May be a closeup of Adelina Pali
URIME PA FUND PËR TY MAMI JONË !
Nuk është e vëshire ,të të dua tani që kuptoj
E të më dridhet zemra , për ty me gjithë shpirt …,
Sot që jam bërë vetë nënë e ndjej, e pohoj
Nenë , je frymë , dhe si fanar ,netët mi bëre dritë.
Ndër dashuritë njerzore , ndoshta më e bukura
Dashuria që nuk mund të thuhet dot me fjalë…,
Është ajo që vlen sa një milion të puthura
Dashuria e vajzës per nënën …e ëmbël mjaltë !
Prandaj sot në ditën e lindjes tënde ,o nënë
Nga zemra të uroj edhe njëqind vjet`…!
Se ti je bekimi më i madh për ne të gjithë
Je lulja e shtëpise , që sjell aromë e jetë !
Urime , urime pa fund o e shtrenjta jonë
Lus Zotin , të të japë shëndet e lumturi…!
E bekuar qofsh …dhe çdo ditë që kalon
Shpirti yt , qoftë plot shpresë e mirësi !!!
– ADELINA PALI –
-2021-
“””””””””””””””May be an image of Adelina Pali, standing dhe E brendshme
E JOTJA FEMËR
Ti se gjen dot rrugën
për tek zemra ime …?
Mos u trishto,unë do të ta tregoj !
Të vish pa frikë ,e jo më si hije…!
Ti ndoshta druhesh, se është terr
ec i qetë drej meje, pa frikë e drojë
Për ty unë hënë e artë do të bëhem
dhe rrugën do të ta tregoj ….!
Ti je lodhur nga udha e gjatë
e shoh, buzët nga etja të janë tharë
Por unë do të bëhem ujë burimi
të lash,të freskosh gushën e bardhë !
Dhe kur dita e re, e bukur, të zbardhë
një filxhan do desha t’isha a të çast
Bashkë me kafen që shijon ngadalë
të isha rreze dielli, që ndriçon nga jashtë !
Në jetën time kam një të madhe ëndërr
“të mos duash kurrë, asnjë tjetër
të më duash fort me shpirt,me zemër
Dhe për jetë të jem e jotja femër …” !
-ADELINA PALI –
“””””””””””””””””””May be an illustration of 2 njerëz dhe E brendshme
KAM MALL PËR TY GJYSHE …!
Një mall të madh seç ndjeva sot
Për gjyshen e shtrenjtë , që eshtë larg…,
Eshtë ajo , më e shtrenjta në këtë botë
Dy fjalë dua të dëgjoj : ” mbesë, si të kam… ” !
Oh ,sa mall kam , zërin t’ja dëgjoj
Sa mall kam për një puthje në ball…,
Drithërohesha kur thosh : ” të dua , mbesë moj ” ,
Që dilte si mjalti nga shpirti i saj i madh !
E si mund të harroj unë darkat e bukura
Kur rreth tryezës na mblidhte ajo prore…,
Sa të shijëshme pjatat gatuar nga duart e saj
Zili do t’i kishte edhe nje familje mbretërore !
Pastaj të qetë , të lumtur shkonim të flinim
Dhe lehtë me jorganin e kuq na mbulonte…,
“Gjumë t’ ëmbël , ëndërra të bukura ” — mërmeriste
Dhe ne flinim si zogj ,se ti na beje roje …!
-ADELINA PALI –
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.