Mund të ndryshosh menyrën e jeteses dhe statusin duke punuar dhe kerkuar maksimumin nga vetja!
Mund të ndryshosh dhe shpirtin nese je i/e keq dhe mund të bëhesh i/e mirë! Mund të ndryshosh karakterin!
Duhet të luftosh nëse je i keq dhe mund të bëhesh i mirë duke bërë gjêra të mira sepse duke ndryshuar të gjithë për më të mirë do të kemi një shoqëri më të mirë dhe duke pasur një shoqëri më të mirë dhe bota do të jetë më e mirë!
Pra me ndryshimin tonë, ndryshon dhe bota sepse bota është në duart tona!
Mund të ndryshojmë sepse jemi njerëz dhe mendja e njerëzve zhvillohet dhe zhvillimi sjell ndryshim!
Por kurrë nuk mund të ndryshojmë tre gjëra që janë:
– Gjaku jonë
-Familja jonë nga kemi ardhur dhe atë që kemi ndërtuar vetë
– Prejardhja jonë nga e kemi origjinēn
Kush i mohon këto nuk mund të quhet njeri normal, familjar dhe atdhetar i denjë!
Bekuar qoftë gjaku jonë shqiptar dhe të gjitha familjet shqiptare kudo që janë në botë!
“””””””””””””””””””””””””””””””
Sot u ndërrua ora në Amerikë!
Do të dëshiroja bashkë me orën të ndërroheshin shumë gjëra të padrejta dhe të shpifura që bën njerëzimi i mbushur me shpirtra të këqinj!
Por ky është fati që po e ndjek botën!
Nuk mund të analizojmë dot as shpirtin e njerëzve dhe as fatin!
Sikur të gjithë të jemi pak koshientë që me ligësitë tona po shkaterrojmë gjithçka të bukur që Zoti e krijoi për njerëzimin!
Uroj që ora e re të sjellë ndryshime të reja, të sjellë paqe mes nesh dhe në shpirtrat tanë, dashuri, fat dhe lumturi në familjet tona! Te mos shkojmë mbas djallit se një gjë është e sigurtë si vdekja që djalli s’ka kurrë fund tê lumtur! Koha e ka vërtetuar këtë!
Bekuar qofshin të gjithë ata që falin mirësi dhe dashuri!