10.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Poetja dhe shkrimtarja.Fetah Shelqere Sina njeriu qe njef vetem suksesin dhe vleresimin nga shume organizata dhe institucione.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

QIELLI IM.

E dua të pastër, të fluturoj,
këtë qiell timin, e dashuroj,
Unë qiellin s’e dua pa yje, pa hënë,
Më duket jetim, jetim që s’ka nënë.

E dua unë hënën, që kotet nëpër mjegull,
I dua unë yjet që ndizen edhe shuhen.
Nëpër qiellin e kaltër, më qeshin si pjergull.
Vreshtarët të vijnë, vreshtarët më duhen.!

Autore :Sheqere Sina Albania !
Të drejtat janë ligjore

TË NDJEHESH AMBASADORE E KULTURËS, ËSHTË SIKUR TË NDJEHESH E PERËNDISHME!

“Fjala ime ditèn qè u emèrova Ambasadore e paqes botèrore pèr tè drejtat e njeriut dhe kulturè IHM”

Dalin nga shpirti fjalët që do t’u thuash miqve të tu.Unë fola aty, fola e rrethuar me miq që më duan dhe i dua shumë shumë! Çfarë thashë? Gjykojeni vetë! Thashë fjalë shpirti, thashë fjalë zemre për nderin që po më bënin! E nderuar pafundësisht, mbajta një fjalim; një fjalim që duhet medoemos në këto raste të veçanta.Ja ç’thashë, ja ç’më buroi nga zemra që rrihte si valët e Shkumbinit:

Të dashur miq ! (Ishin të gjithë miq të mirë dhe të paqshëm!)

Ju falenderoj përzëmërsisht për besimin që më dhatë lidhur me këtë detyrë të rëndësishme, duke më emëruar Ambasadore të
Paqes Botërore të të Drejtave të Njeriut. Iu jam mirënjohëse për këtë privilegj dinjitoz që e ngre më lart personalitetin tim.
Kjo është një përgjegjësi e madhe, e cila kërkon ndërgjegje të pastër brenda vetes, ashtu siç pretendoj, që unë e kam; por është edhe një detyrë e përkushtuar dhe një përgjegjesi personale jo e vogël .
E quaj datë historike; do të mbetet e shënuar për mua dhe për familjen time; s’është pak; unë emërohem sot Ambasadore e Paqes Botërore për të Drejtat e Njeriut për kulturën.
Përulem me respekt përpara jush dhe betohem, se do të përhap ndjenjën e paqes, bujarisë e mirësisë që e karakterizojnë shpirtin tim gjithmonë!
Falenderoj prindërit e mi për frymën e dashurise që më ngulitën, për të dhuruar paqen, për të trashëguar traditat dhe fisnikërinë
midis njërzeve që dua dhe më duan.
Një betim solemn bëj sot, edhe përpara shpirtit të tyre!Të flenë të qetë…se bija e tyre i nderoi ashtu siç i ka hije bijës së tyre!
Falenderim të veçantë i përkushtoj familjes sime: burrit dhe fëmijëve të mi, që arritëm të krijonim një familje të paqtë, të mbushur me dashuri e respekt për njëri-tjetrin; për ata njerëz që për mua kanë qënë mbështetja dhe nxitja kryesore në formimin e personalitetit tim.
Unë, bashkë me shoqet e mia të krijimtarisë letrare, kemi vite që militojmë në rrethet letrare, me shpirt shkruajmë për nënat , gratë, fëmijët jetimë; për dhunën në familje, për qenësinë tonë si krijesa të kulturuara njerëzore.
Ambasadorët e paqes, janë këtu pranë nesh, na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre, kanë ardhur sot këtu, për të më lartësuar mua në sytë tuaj si Ambasadore e Paqes.
Zemra ime rreh për përhapjen e Paqes, që zemrat e sëmura të shërohen e të jetojnë në lumturi të vërtetë njerëzore!
Falenderim të veçantë i bëj mikes sime, Ambasadores që luftoi me penë në rrethet sociale, duke më lartësuar aq sa ç’e meritoj, i shkruaja dhe kujtoja se do ishte vetëm një mesazh, por ajo e bëri zërin tim një thirrje në të gjithë botën, për të luftuar për paqen e sigurinë.
E falenderoj Valbona Çinaj, miken time fisnike nga Durrësi, që më besoi dhe krijoi bindjen, se unë isha njeriu i duhur për përhapjen e paqes.
Falenderoj nga zemra Presidentin e të Drejtave të Njeriut të Paqes Botërore, zotin Agha Tarek H. Khan për emrimin tim si Ambasadore e Paqes Botërore për të të Drejtat e Njeriut dhe të Kulturës!
I jam mirënjohëse dhe falenderoj, zonjën ambasadore botërore të globit për kulturë e letërsi për gjithë Europën: Dashurie Jeta Diventori, e cila më forcoi besimin që unë ta garantoj se do të ofroj dhe përhap tek të gjithë : Paqe -Art dhe Kulturë, për të edukuar një rini të mrekullueshme shqiptare në komunitet dhe në të gjithë vendin!
Falenderoj të gjithë armatën e Ambasadorëve të Paqes të të Drejtave të Njeriut për Kulturë; që së bashku mendojnë dhe punojnë, me zemër bujare e besim te Zoti, të përhapin paqe, dashuri e humanizëm.
Le t’i zhdukim hasmëritë e lakminë, të ndihmojmë jetimët, të jemi pranë njerëzve me probleme dhe halle dhe të gjejmë rrugët e zgjidhjes drejt një jete më të bukur!
Titulli ‘’Ambasador i Paqes’’ është një nder për mua, pasi nëpërmjet këtij emërtimi solemn, do të ngjall te njerëzit siguri, besim e optimizëm.
Unë do t’iu gjendem pranë, në çdo problem dhe do të kërkoj të mbrohen me çdo kusht të drejtat e tyre.
Faleminderit e dhe mirënjohje për besimin, detyrën dhe këtë
përgjegjësi që më ngarkuat si Ambasadore.
Këtë nder të madh do ta kthej në forcë, në forcë si ai shkëmbi i Shebenikut, që nuk lëviz nga vendi, për të bërë realitet detyrat.
Është kënaqësi të përhapësh paqe, të ngresh problemet dhe të kërkosh rrugën e zgjidhjes, ashtu dorë më dorë, si një grusht i fuqishëm dhe i mbledhur fort, për të përhapur paqe, për t’iu gjendur pranë njerëzve me halle dhe të ndershëm.
Një miqësi e mirë mbjell veçse dashuri e vëllazërim!
Të shërojmë zëmrat e lënduara, e brenda tyre të mbjellim paqe, dashuri e mirësi, që zëmrat e fëmijëve të gëzojnë, të lodrojnë, të kulturohen dhe të aftësohen për një shoqëri të re, plot me besim në të ardhmen që presin, me fytyra të qeshura, çiltërsi e plot sinqeritet.
Mirënjohje e respekt nga e juaja-Sheqere Sina!
Ja, këto thashë, këto iu rrëfeva miqve të mi, fjalë të mbushur me shpirt, me paqe dhe dashuri për jetën njerëzore!

Shiko më pak.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.