19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Tetor 2025

Poezi nga poetja “Prena Prendi”

Kuq e zi
JEHONA E TOPOJANIT: SHQIPERIA
E veshur me petkun e kuq je
O krenaria jone !
Më e bukura fjalë mëmêdhe
Kudo vezullon.
Frymëzim shpirti kam
E buçet zëri me penë
Edhe pse larg jam
Zemrën atje ,ku kam folenë.
Valëvitu ,flamur i kuq valëvitu
Me shqiponjën e zezë në mes
Ismail Qemali,në Vlorë e ngriti
Për lirinë tonë të njëqind e dhjetë.
Mos na mohoni çlirimin o pushtetarë
Se bashkë jemi,për një qëllim
U çlirue vendi nga tradhëtarë
Se fshini dot ,historinë.
Të festojmë së bashku,hije na ka
Mblidhi zogjtë e tu ,shqiponjë
Në botë gjithkund jemi shpërnda
Gjakun e të rënëve ,kurrë se harrojmë.
P.Prendi nëntor 2022 Firenze

“””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, ambiente të jashtme dhe monument

Është vërtetë kënaqësi
Sidomos për ne në kurbet
Kur dikush ,vjen nga Shqipëri
Shuajmë pak mall me muhabet.
Edhe lodhjen se dëgjova
Ndrron për mirë rendi i ditës
Me këta fëmijë, u shoqërova
Djali i Jonës e i Ritës.
Resido êshtë mik “i vjetër”
Mirditorë jemi të dy
Sikur ne s’është askush tjetër
Ku kem’ lind jem’ dhe komshi.
Miqësi e mirë është krenari
Nuk ka moshë e as gjini
Ndjej gjithmonë ngrohtësi
Nuk e ndrroj me pasuri.

“””””””””””””””””””””””””

Paqi shëndet e mbarësi !
Buzëqeshje e gëzim ,shpi më shpi
Të gëzojmë me fëmijë ,
me nipa e mbesa,
e mos na mungojë shpresa.
Hallet kurrë s’mbarojnë
Sa më shumë gërmojmë,
për mirëqenie
Lodhemi ,stresohemi e harrojmë
që një jetë kemi.
Kur këta na rrethojnë
Gjithë të mirat e botën kemi
Jetë ,vehtes të kërkojmë
Shpirtin na mbushin e të lumtur jemi.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

Kush na e vodhi muhabetin
Shkencë ,zhvillim për mrekulli
Fjalë e lirë për poezi
I biem shkurt me përshëndet
Gjejmë figura në internet.
Mblidhna bashkë me shoqni
Nuk të sheh ma kush në sy
Mban ato në telefon
Mendjen s’ka ,as të dëgjon.
Me pasë hall me thënë një fjalë
S’të dëgjon as vajzë as djalë
Hall i njejtë për çdo shtëpi
Muhabeti është kyç në dry.
I takojmë prindërit kur shkojmë
Profesionin se harrojmë
Nuk mendomë që herën tjetër
Ndodh diçka se janë të vjetër.
Kush na e vodhi njerëzinë
Po e teprojmë pak lirinë
Më keq pleqtë se të rinj
Kot me të ardh dhe miku në shpi.
Mendja bën e mendja pëson
Asnjeri s’na detyron
Të bëjmë kthesë me vehten tonë
Mos harrojmë çdo zakon.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.