14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Poezi nga Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

 

PRANVERA E FUNDIT E BABAIT..L'immagine può contenere: 1 persona

Ai po e priste pranverën
aty në odë në ballë oxhaku
(si dervish fshati )
e njomte fytin me pakëz raki
me zjarr shpirti këndonte ilahi

Atë natë më bukur se kurrë këndoj
bashkë me miqt e tij
pa e ditur se atje mbi kodër përballë
po zihej diqka
avujt e luftës po shpërndaheshin
këngën për tˋua vrarë

Ajo pranverë ndryshe po vinte
ndoshta babai këtë e ndjente
andaj kënga sˋpushoi gjerë në agim
që erdh i zymtë kësaj here

Pranvera erdh duke rënkuar
ditën e tretë sˋi ndjente këmbët
mbi gjoks të babait u rrëzua
përjetësisht bashkë mbetën

Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

AROMË GRUAJE

U vesh me fustan të kuq
me karficë shumëngjyrëshe i lidhi flokët e verdhë
një grim të lehtë
një buzëkuq
bizhuteri
një spërkatje parfumi rrëzë gushe
këpucet e zeza me take dhe çanta e lustruar
i jepnin kontrast ngjyrës së kuqe
u nis
taket e këpucëve lëshonin tinguj nostalgjie
mendueshëm ecte trotuarit
qerpikut të zi i vezullonte një lot
tingulli i takeve ajrit të qelqtë jehonte
duke derdhur aromë gruaje kudo

MËSUESJA IME E PARË
(Nisrete Vokshi )L'immagine può contenere: 15 persone, persone sedute

7 marsi vjen me mallin tënd
mes lulesh të shoh si dikur
ty që më mësove rrugën e dritës
e lulet të ngjanin aq shumë

Ta shoh buzëqeshjen e dielltë
tek derdhej ujvarë mbi mua
duart e tua të mëndafshta
që më aq zell më mësuan të shkruaj

Ta ndiej zërin prej kanarinë
që sndalej në ligjërime
bashkë me cicërimat tona
simfoni magjike

Ta shoh ngazëllimin
kur ja dilja mbanë
talentit tim ti i vure krahë

Festës së shkollës bukur më stolisje
udhëhiqja programin para qindra spektatorëve
e ti në një cep e lumtur mˋshikoje

Në dërrasë të zezë e shtjelloje fjalinë-
-Fëllënza do të bëhet mësuese e gjuhës shqipe-
e unë su bëra që su bëra
por me fjalën tënde të bukur prore e till u ndjeva

Ah e dashur mësuese
sa dua të të takoj
do ma shuaje dhe mallin e nënës
seç keni diqka njesoj

Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.