7.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Poezi nga LiLika PBurgjia

BOTA E ËNDRRAVE

Se di pse zëmërohesh ti me mua
Hije të paska dhe zemërimi
Më të bukurat ëndrra i ndjell dashuria
Më shumë dhe se nga shikimi
Ah kohë kemi që nuk flasim
Të ndarë s’jemi përgjithmonë
Që të dy ne kërkojmë çastin
Zënkat tona që ti harrojmë
Pse kjo gjë të na ndodhë vallë
Pse zënkat tona na përçajnë
Kur më je kështu zemrën e kam në hallë
Shpirtrat brenda zemërimin ta mbajnë
Dhe vetë merr forcë nga lumturia
Jam më e lumtura në krahët e tija
Se pranë njëri tjetrit është dashuria
Është kjo bota e ëndrrave të mija
Dhe kështu unë të dua shumë
Si di që ti të,jesh ti me mua
Se dhe në botën e ëndrrave jam unë
Unë jam këtu e gjithmon do të dua
Ah aq shumë të ndjej, të dashuroj
Se di mos vallë je me magji
Ah kur më shpesh ty unë të takoj
Sepse në ëndrrat e mia egziston vetem ti

Poezi Nga Lika Prishka Burgjia

“””””””””””””””””””””””””””

NDËRSA KA NJERËZ
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Për sa kohë që njerëzit ekzistojnë
Dielli nuk do të perëndojë…
Toka nga harta e saj
askush nuk do ta shuaj…
☀️
Për sa kohë që njerëzit ekzistojnë
që na buzëqesh…
Ku shtrihen ata
dhe ata na udhëzojnë…
🌸
Për sa kohë që njerëzit ekzistojnë
Ka edhe shpresa…
Kjo nuk është mënyra se si mbyten Shpirtat
ata kapen në borde…
☀️
Për sa kohë që njerëzit ekzistojnë
ekziston edhe Njerzimi…
Po sikur ta hajë i pangopuri
po sikur një pijanec ta pi atë…
🌸
Për sa kohë që ka njerëz…
Ka edhe Dashuri… 

Poezi nga LiLika PBurgjia

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.