Perëndesha ime( nënë)
Ti je dritë ti je hanë
Fjala ma e amël nanë
Ti je ma e amël se mjalta
Je e gjanë si lis me degë të nalta
Ti nana ime mbretëresha ime
Ti zonjë e madhe fisnike e trime
Sikur luaneshë luftove për ne
Na rrite na mbrojte në të amlën folè
Vuajtjet e tua veç unë i di
E gatshme për të gjithë e zemrën flori
Eh moj nanë sa kalove në jet
N’rini e n’pleqni njiher s’qee e qet
Ti je shembulli im idhulli im
Si ty do luftoj për fëmijët e mi
Si ty do jem moj e mira nanë
Perëndeshë që nuk shuhesh
Sa ta kem shpirtin gjallë.
Marsela Hysa
16.03.2022
“””””””””””””””””
Në kët stinë!
Sa e bukur është kjo stinë
Ku lulëzon, gjallnon çdo gja
Në kët stinë të njofta ty
Dhe më mbushet zemra mallë
Në kët stinë pranverore
Ku çdo zemër nis këndon
Unë për ty rri nën mendime
A thua vallë ndonjëherë m’mendon?
A të kujtohet të dy bashkë
Kur shëtitnim nga bregu i detit
Më përqafoje si i marrë
Thoje me ty jam ma mbret se mbreti
Ikin vitet ikin stinët kalojnë sikur uji
Por ne të dy së bashku u rritëm
E tash veç kujtim i huaji
Por çdo pranverë që vjen e shkon
Si një pemë me filiza do lulëzoj
Marsela Hysa
15.03.2022
“”””””””””””
Dashuria
Ç’është dashuria? Pyesja e re
Eh më thonin është ndjenj
e bukur të çon mbi re!
Po si është thoja çfarë shije ka?
Herë e amël thonin e herë e thart!
Atëher thoja pse njerëzit dashurojnë?
Sepse kush ka shpirt pa dashuri s’jeton!
Dashuria të mban gjallë t’zbukuron!
T’stolis edhe krijesën më të vogël
E rrit e bën lis!
M.H