Lufta
Kjo kohë lufte
Nga lindja në perëndim
Çdo ditë po shikojmë
Vrasje e trishtim
Britma fëmijësh
Në të gjitha anët
Kërkojnë babë e nanë
Mes bomba e flakësh
Ah nënë shkreta
Iku në atë jetë
Duke mbrojt fëmijën
Me trupin e vet
Ata djem nanash
Që i bajnë ballë armikut
Me mish e me shpirt.
Harruan dhe fëminë
Lufta ska hajr
Ka vetëm gjak
Ka mjerim për të gjithë
Joooo se kemi hak
Vrasin për tokë
Vrasin për terren
Dy metra vend
Askush sna i nxèn
Të gjitha do i lëmë do vijë një ditë
Me vehte do marrim dy metra qèfin!
17.03.2022
“””””””””””””””
Vendlindja ime
Vendlindje për ty
Kam mallë
Me djem e vajza
Bukuri e rrallë
Liqeni shtrihet
Si mrekulli
Malet si alpe
Ku syri të knaqet
Ku peshon fjala
Besa e burrnia
Me krenari e tham
Unë jam nga Malësia
Sa bukur qyteti
Rrethuar me male
E bukura e jeme
Malësia e Madhe
17.03.2022
“”””””””””””””
Deti dhe emri yt!
Në breg të detit rri në qetësi
Më mbushet zemra plot dashuri
Aty në rërë kam bërë një vizatim
Rrethuar në zemër emrin tënd dhe emrin tim
Edhe pse e di se vala do e fshijë
Por do rrijë i gdhendur në mua
Në brendësi
Emri yt dhe emri im
Në përjetësi