“NDJENJA TË PËRUL
NË GJUNJË”
Mbrëm nuk fjeta nga inati
apo inati s’më la mua
ike largë pa kthyer kokën
doje t’më lëndoje mua.
Etja natën buzën zuri
shpirti po më digjej flakë
trupi donte duart e tua
si ta shuaja atë flakë.
Atë natë s’më zuri gjumi
dhe ti nuk po flije më
brenda trupit doje mua
pse heshtë dhe nuk bën zë.
Ndjenja shpirtrat tanë ka zgjuar
dhe të duan nuk flënë më
kush e provon dashurinë
ngelet peng nuk ikën më.
Shpirtit tanë janë skllaveruar
dhe nuk bëhen mbreter kurrë
eja t’shijojmë dashurinë
lëre egon morre burrë.
Ndjenja të përul në gjunjë
ta largonë burrërinë
ajo të zvogëlon shpirtin
të bënë njësh me perëndinë.
“””””””””””””””””””””””””””””
“MBRËMË NATA MU BETUA”
Mbrëmë nata mu betua
s’bëhem unë jorgan për ty
më thotë ti luan në ëndrra
copë i bënë çarçafët e mi.
Eh moj natë jorgan i ngrohtë
mblidhem unë strukur te ti
mbërdhi kur kujtoj unë hallet
ngohem kur bëj dashuri.
E moj natë jorgan me lule
Vera gjithmon pranë të ri
trupat zheshur afshet ndjejnë
lundrojnë në lakuriqësi.
Mbrëmë nata mu betua
s’bëhem më jorgan për ty
afër meje gjithë njerëzia
zihen bëjnë dashuri.