SHPRESA E PRITJES

…Mërzia ulur këmbëkryq
Dhe rreh si çekan kohës
Lejova modestinë si dëshmitar
Me shpresën e pritjes,si peshën e botës
Bagazhet e dijes i rruajta mëndjes
Si gurë të çmuar xhevahir
Trokiste çdo fjalë tani edhe prej tëndes
Gjithmonë me faj edhe jetim
Të gabuarën rrjedhë merr biseda
Mbështetje donim,thjesht një shpatull
Tek e fundit kur duhesh si vetë jeta
Nuk mund të ndikohesh
Nga faktorët e çastit !
28 Gusht 2021
“”””””””””””””””””
MISTER
Duhet te kuptoj gjith kete mister
Me mir then, cfare fshihet pas tij ?
Mos me sfido gjithnje me lezet
Shansi kesaj here nuk eshte aty
Mos valle humbi kapaciteti ?
I te menduarit ne gjerat e bukura
Kisha shkruar ne ditarin e zemres
Lexo ..,fletet jane te panumerta
Nese i shfleton ato me mencuri
Brenda tyre fshihet embelsia
Testoi gradualisht,me qetesi
Shkruajne ,brenda ndodhet dashuria!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””